Më e keqja do të vijë, "Refugjatët e ardhur, vetëm maja e ajsbergut"

25 Shtator 2015, 15:51Bota TEMA

Refugjatët e ardhur deri tani në Europë janë vetëm maja e ajsbergut.

Paralajmërimi i frikshëm vjen nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Sipas saj pritet një vërshim gjigand regujatësh në fund të këtij viti dhe në fillim të 2016.

Deri tani në Europë kanë zbarkuar rreth 450 mijë refugjatë kryesisht sirianë.

Por sipas OKB 3,2 milionë irakenë të pastrehë pritet të dynden drejt Europës.

Veç këtyre edhe 10 milionë irakenë të tjerë do të kenë nevojë për ndihma humanitare dhe mund të largohen nga vendi.

OKB këshillon Europën të përgatit seriozisht pasi më e e keqja pritet të vijë.

Por veç dyndjes së madhe BE po has vështirësi me Kroacinë dhe Hungarinë.

Kroacia ka bllokuar kufijtë por pas një diskutimi me krerë të BE-së ka vendosur hapjen e tyre.

Ndërkohë Hungaria vazhdon linjën e fortë.

Ajo ka kundërshtuar propozimin e BE për hapjen e një “korridori humanitar”./a.l

4 komente në “Më e keqja do të vijë, “Refugjatët e ardhur, vetëm maja e ajsbergut””

  1. maloku i shpelles se namun says:

    haa!
    ka gallat!
    ku esht ai ambasadori gjerman i “2 korrikut”
    le t dali dhe ti marri refugjatet tash…

    1. Dervish Malluta says:

      @Maloku,shkruhet Eisberg e jo sllavisht “Ajsberg”

  2. Tironci says:

    Me te bera nje bisede te shkurter ne telefon para nja 2 muajve,
    dhe i kishte ikur mendja fare.

  3. Klimax says:

    Ne Irak ku Bushi i Vjeter “cliroj” Kuvajtin dhe Bushi i Ri rezoj diktaturen e Sadamit duke vendosur “lirine” dhe “demokracine” qe irakianet “gezojne” sot!!!!!!! Dhjetra te vrare e te plagosur cdo dite dhe dhjetra e dhjetra te tjere largohen si refugjate drejt Europes cdo dite.
    Ne Afganistan e njejta situate si ne Irak nga “liria” dhe “demokracia” e “dhuruar” nga Bushi i Ri mbas rezimit te talibaneve.
    Ashtu si dhe ne Libi mbasi euro-amerikanet rezuan diktaturen e Khadaffit dhe sollen vetem kaos.
    Dhe mbi te gjitha dhe me qesharakja eshte tentativa amerikane per te rezuar regjimin diktatorial filo-rus dhe filo-iranian te al-Assad ne Siri duke ndihmuar rebelet e “opopzites pro-perendimore” siriane qe nuk ishin gje tjeter, por vetem terroristat e Shtetit Islamik, IS.
    Atehere eshte normale qe deri me sot dyndjet ne Europe jane vetem maja e ajsbergut!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje