“Lazarat”…edhe në Britaninë e Madhe

25 Shtator 2015, 17:20Bota TEMA

Aksione kundër kultivimit të hashashit nuk zhvillohen vetëm në Shqipëri.

Në Britaninë e Madhe, policia nisi procesin e asgjësimit të 150 bimëve të mbjella në një zonë të pabanuar në Kingston.

Bimët kishin kapur një lartësi mbi 2 metra dhe kultivuesit kanë shfrytëzuar terrenin e izoluar për rritjen e tyre pa u shqetësuar.

Për të mbërritur tek parcela, e madhe sa një fushë futbolli, duhej të ecje nëpër një shteg në këmbë rreth 20 minuta, raporton TCH.

Autoritetet britanike thonë se nisën hetimet pas marrjes së një telefonate anonime.

Për momentin nuk ka asnjë person të arrestuar për ngjarjen në fjalë, ndërkohë që u është bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.

4 komente në ““Lazarat”…edhe në Britaninë e Madhe”

  1. Klimax says:

    Me nje ndryshim te “vogel” nga “Lazarati” i Britanise, Lazarati i Shqiperise per te mbrojtur mallin perdor jo vetem armet, por edhe opoziten!

  2. Kritiku says:

    Duhet urgjent qe qeveria britanike te jape doreheqjen dhe te behen zgjedhje te reja! ? E ka “fajin” quvurrija” angleze qe ka mbjelle keto siperfaqe toke me kete bime “kaq te urryer”!
    Berisha duhet te udhetoje urgjent per ne Angli dhe t’u jape “shembullin” e shkelqyer e te beri opozite. Te “ngreje” te gjithe “popullin anglez, me breke dhe pa breke, ashtu siç t’i gjeje, ne dumustrata “demokratike” te tipit malok Berisha!

  3. Leo says:

    Edhe atje do dale emri i Sajmir Tahirit po doli qe noj njeri nga kultivuesit eshte shqiptar shihe kur te dale zoteria 220 milione eurosh Basha dhe te thote Sajmiri i krimit kishte lidhje me trafikantet ne Britani

  4. Joint.. says:

    I DI TAHIRI KTO GJONA T’JESHILE
    QI LULEZOJN KOPSHTEVE TE FAMSHEM T’ANGLISE ?!

    “GOJET E KQIA ” THONE SE ;
    CURCILLI SE NDANTE JOINTIN NGA LLULLA E TIJ FAMOZE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje