Alarmi i ri i refugjatëve: Në Turqi po falsifikohen pasaporta siriane

25 Shtator 2015, 16:22Bota TEMA

Bashkimi Europian është alarmuar së fundmi nga një tendencë gjithmonë e në rritje e refugjatëve.

Shumë azilkërkues nga vende të ndryshme po blejnë pasaporta siriane për të përfituar azil më lehtë.

Një treg i zi në Turqi shet pasaporta siriane të falsifikuara për refugjatë nga vende të ndryshme të Azisë.

Gjermania vlerëson se 30 përqind e refugjatëve të ardhur në Europë janë realisht sirianë ndërsa pjesa tjetër vijnë nga Iraku, Eritrea apo Afganistani.

“Në bazë të vëzhgimeve vetëm një e treta e refugjatëve janë sirianë, pjesa tjetër vijnë nga vende të ndryshme”, tha një zyrtar i Frontex, agjencisë europiane për vëzhgimin e kufijve.

Ai tha se Gjermania nuk po mban të dhëna zyrtare për shtetësinë e azilkërkuesve dhe kjo gjë ka bërë që të ketë abuzime nga emigrantët..

Sipas hetimeve të Frontex në Turqi po bëhen abuzime me shtetësitë dhe po shiten pasaporta false siriane.

Sirianët janë më të avantazhuarit për përfitmin e azilit në Gjermani pasi vijnë nga lufta.

Në bazë të kësaj kërkojnë të përfitojnë edhe azilkërkues nga Afganistani, Iraku apo Eritrea.

Frontex ka nisur një hetim në terren në Turqi për kapjen e abuzuesve dhe ndaljen e këtij fenomeni./a.l

2 komente në “Alarmi i ri i refugjatëve: Në Turqi po falsifikohen pasaporta siriane”

  1. Parazitius says:

    Cne keta qe mashtrojne nga vendet e parajses, si Eritrea me nivelin e jetes me te larte se Zvicera, apo vendi paqesor si Afganistani. Pale parajsa mbi kete planet si Irak… Cne qe genjejne ?? Nuk e kuptoj.

  2. anticensurë says:

    nëse do të kishte vetëm përfitues!? do të ishte e keqja më e vogël!!
    shumë mundësi ka që shumica të jenë ISISjanë!!kuptohet që do të ketë dhe të tjerë sa për mjegull!!
    vitet e ardhëshme,për të mos thënëqë këtë vit,do të dëgjojmë boll nga europa!!
    ka mundësi që të kemi futur shejtanin brënda!!pak si të madh,se tëvoglin e kemi pas!!
    fuqizimi i tyre do të japë dhe më shumë zëmër për tu shtuar nga idiotë vëndas!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje