Skandali i Volkswagen/ Zvicra bllokon shitjen e rreth 200.000 makinave

26 Shtator 2015, 12:58Bota TEMA
Skandali i Volkswagen/ Zvicra bllokon shitjen e rreth 200.000 makinave

Autoritetet zvicerane kanë ndaluar shitjen e pothuajse 200,000 automjeteve të Volkswagen pas skandalit më të fundit që ka goditur prodhuesit gjermanë të makinave.

Kjo masë nga ana e Zvicrës  vjen pasi  VW pranoi se kishte mashtruar me testet e emetimeve të automjeteve në SHBA, duke çuar në një krizë brenda gjigandit të makinave.

Agjencia Federale Zvicerane për Rrugët tha se më shumë se 180.000  makina “euro 5” -që nuk janë shitur apo nuk janë ende të regjistruara do të hiqen nga tregu.

Autoritetet pohuan për Reuters se kishin planifikuar për të tërhequr nga tregu modelet e prekura,  duke përfshirë edhe  Audi, Seat dhe makinat Skoda, derisa statusi i tyre të sqarohet.

Autoritetet zvicerane kanë krijuar një task forcë për të hetuar plotësisht këtë çështje.

Qeveria britanike po ashtu ka thënë se do të shqyrtojë përdorimin e të dhënave të manipuluara, ndoshta ri-testimin e të gjitha makinat me naftë në Britani.

Vendimi në Zvicër vjen pas emërimit të Matthias Mueller, 62 vjeç si shefi i ri të Volkswagen./j.h

 

 

2 komente në “Skandali i Volkswagen/ Zvicra bllokon shitjen e rreth 200.000 makinave”

  1. read alone says:

    Po në Shqipëri?

  2. v says:

    oooooooooooooooooouuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje