Ukraina ka ndaluar fluturimin e linjave ajrore ruse, si pjesë e sanksioneve mbi mbështetjen e Moskës për rebelët e lindjes.
Siç raporton BBC, masa do të hyjë në fuqi më 25 tetor dhe do të përfshijë kompanitë e mëdha ruse Aeroflot dhe Transaero, transmeton Koha.net.
Moska e ka quajtur këtë veprim të Ukrainës si «një akt i çmendur», duke premtuar një përgjigje të fortë. Ukraina dhe Rusia vazhdojnë të kenë marrëdhënie jo të mira, përkundër që është arritur marrëveshja për furnizimin me gaz.
Ndalimi i fluturimit është konfirmuar nga kryeministri ukrainas, Arseniy Yatseniuk.
«Avionët rus me trengyrësh nuk kanë më pune në Ukrainë», ka thënë Yatseniuk.
Mire ia kane ba
popo hahahahaha po pritni edhe pak se akoma ska fillu debora dhe pastaj duhet gezofi rus hahahahaha
tani e demtoi rende fare RUSINE ja ka mor shpirtin fare