Ditën e djeshme Putin dhe Obama janë takuar duke rënë dakord për të kryer sulme të koordinuara kundër bazave të ISIS.
Por dy krerët e SHBA dhe Rusisë nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët përsa i përket Assad.
Aleanca e tyre duket e përkohshme dhe pritet një ripozicionim nëse elenimohet rreziku ISIS.
Funksionarë të Pentagonit kanë konfirmuar se satelitët kanë zbuluar dronë rusë dhe shumë avionë sulmues në qiejt e Sirisë.
Sipas ekspertëve bëhet fjalë për për lëvizje rikonjicioni para sulmeve mbi ISIS.
Ekspertët thonë se Rusia ka ndërmend të sulmojë disa baza ku fshihen armiqtë e regjimit të Assad.
Kështu pra, objektivi nuk është zhdukja e ISIS por forcimi i regjimit të Assad.
Siç dihet ISIS kontrollon qytetin e Rakkas, por duket se Rusia të kaptën për momentin nuk është e interesuar të sulmojë në atë zonë.
Sipas raporteve që vijnë nga Pentagoni në bazën ushtarake të Latakias, Rusia ka rreth 28 avionë luftarakë, 26 helikopterë, 500 forca speciale, nëntë mjete të blindura T-90 dhe banesa të mjaftueshme për të pritur më shumë se 2 mijë ushtarë. “Por ende nuk dihet se kush është objektivi i tyre”, tha sot Uashingtoni.
Strategjia e Moskës mesa duket është mbështetja e regjimit agonizues të Assad, ndërkohë që për momentin nuk duket të ndërmarrë një sulm serioz ndaj ISS, që për momentin ka ndalur avancimin në territorin sirian.
Ndërkohë që xhihadistët e Al Nusra dhe rebelë të tjerë po manovrojnë për të pushtuar komplet Aleppon dhe të mbërrijnë në Latakia duke sfiduar rusët dhe duke u prerë rrugën midis Latakias dhe Tartusit, portit të madh ku gjendet marina ruse.
“Forcat ushtarake ruse në Siri janë forca pushtuese, e si të tilla do t’i luftojmë”, ka deklaruar Jaish al-Islam, një ndër grupet më të fuqishme rebele që bëjnë pjesë në Frontin Islamik, një sigël që mban brenda shumë grupe të armatosura që nuk kanë aderuar në “Free Syrian Army”. Ata madje kanë deklaruar se kanë sulmuar edhe aeroportin Bassel Al Assad, që tashmë është shndërruar në një bazë ruse./a.l
Panorama.it
Ketyre mire po ju ecen biznesi, po qti besh te tjereve qe jetojne per te mbijetuar!