Tahiri nga Lezha: Të vendosur për të shtuar kapacitetin e policisë, akuzat ndaj meje nuk ndikojnë në punë

29 Shtator 2015, 14:47Politika TEMA

Ministri Tahiri pas takimit me strukturat policore në Lezhë dha një prononcim për mediat ku tha se besimi i qytetarëve tek policia rrit bashkëpunimin dhe mundësinë për të luftuar krimin e paligjshmërinë.

“Ne jemi shumë të vendosur të shtojmë kapacitetin e policisë për t’u shërbyer qytetarëve dhe për të rrënjosur fort tek çdo punonjës policie mentalitetin e shërbimit dhe filozofinë e shërbimit tek qytetarët. 

Ne besojmë shumë që besimi i qytetarëve tek Policia rrit bashkëpunimin dhe rrit mundësinë e Policisë për të luftuar informalitetin, paligjshmërinë dhe informalitetin. 

Qarku i Lezhës ka qenë dhe mbetet prioritet i Policisë së Shtetit. 

Ne mendojmë që ka vende për t’u përmiresuar puna, veçanërisht lidhur edhe me ngjarjet e fundit kriminale, dhe për këtë arsye kemi planifikuar disklolimin më të shpeshtë në mos permanent të FNSH, në zona të caktuara të Qarkut, aty ku harta e kriminalitetit është edhe më e lartë. 

Por për ne mbetet themelore rritja e shërbimit ndaj qytetarëve, mjafton t’ju them se nga 1 janari deri më sot, janë mbi 200 mijë telefonata në Policinë e Shtetit, shumë më shumë se 1 vit më parë, kjo do të thote që qytetarët besojnë tek Policia e Shtetit. Janë mbi 25 mijë raportime në Komisariatin Dixhital, do të thotë që qytetarët besojnë akoma më shumë te Policia e Shtetit. 

Dhe ne i ftojme qytetarët që të shkëmbejnë informacione me policinë, qoftë në rrugët tradicionale, qoftë nëpërmjet Komisariatit Dixhital, në mënyrë që partneriteti mes qytetarëve dhe insitucioneve, qytetarit dhe policisë të shërbejë për të ndërtuar qytete më të sigurta dhe një shoqëri më të drejtë, u shpreh Tahiri.

Ministri i Brendshëm u pyet edhe nëse akuzat ndaj tij ndikojnë tek puna e policisë ku ai tha “Jo, absolutisht”.

1 komente në “Tahiri nga Lezha: Të vendosur për të shtuar kapacitetin e policisë, akuzat ndaj meje nuk ndikojnë në punë”

  1. LORA says:

    Hallall,per punen e shkelqyer te Policise se Shtetit;cdo dite e me mire ,ne mbrojtje te rendit,te ligjit ,te se drejtes.
    Falnderim per punen rezultative te Ministrit tone te Brendshem,me i sakti i 25-vjetve te fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje