PD: I përjashtuari nga policia, në krye të Arkivës së Shtetit

29 Shtator 2015, 11:09Politika TEMA

Partia Demokratike akuzon kryeministrin se ka inkriminuar edhe Arkivën e Shtetit.

Genc Pollo, deputet i PD-së u shpreh se kreu aktual i Arkivit Qendror të Shtetit, Gjet Ndoji, në vitin 2000 është përjashtuar nga radhët e policisë për një sërë akuzash.

Aty Edi Rama ka emëruar një ish-major policie, Gjet Ndojin, i cili në vitin 2000 është përjashtuar nga radhët e Policisë për; mospastrim të radhëve nga të inkriminuarit, përgjegjësi për grabitjen e Bankës, përgjegjësi për vjedhjen e makinave, përgjegjësi për shkelje në zyrën e pasaportave dhe vizave.

Të gjitha këto zullume ky major i ka bërë kur ishte kryesisht si shef i komisariatit të Kukësit dhe për këtë është përjashtuar nga Policia me motivacionin që lexova nga ministri i Brendshëm i asaj kohe, Spartak Poçi. 

Pavarësisht kësaj të kaluare, pavarësisht se është kryetar partie, ç’ka e  ndalon specifikisht ligji i Arkivave, neni 90 i tij, u shpërblye nga rilindistët si Drejtor i Përgjithshëm Arkivës Qendrore të Shtetit”, tha Pollo.

Ai denoncoi edhe largimin e 51 arkivistëve me përvojë që u zëvendësuan nga të afërm të Ndojit.

Prandaj është shumë e rëndësishme që një orë e më parë të miratohet një ligj për dekriminalizimin, jo me dyer dhe dritare që të kalojnë gjethet e Edit, por në mënyrë strikte dhe rigoroze të miratohet sa më parë nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë”, përfundoi Pollo.  

2 komente në “PD: I përjashtuari nga policia, në krye të Arkivës së Shtetit”

  1. matteo says:

    Po ti je vergine dhe s’ke bere nga keto qe permend per drejtorin?! Bej nje ricapitolazione si ish-minister dhe vere doren mbi Ungjill qe je i delire.

  2. LORA says:

    Ky pollo-kuqi eshte tipiku i asaj fjales popullore,-“ah moj kopilmadhe, kur sta them une ,ma thua ti”.
    E njoh Gjet Ndoin,sa per te mos besuar shpifjet e pollo-kuqit ,te nahijes nevojtare brekedhjere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje