DETAJET nga përmbajtja e letrës së Spartak Brahos: Atentat ose pengmarrje gruas së Ismailajt për t’ia faturuar Ilir Metës

28 Shtator 2015, 21:23Politika TEMA
DETAJET nga përmbajtja e letrës së Spartak Brahos: Atentat ose

Një letër që kreu i Komisionit të Sigurisë në Kuvend Spartak Braho u ka dërguar krerëve të shtetit është bërë menjëherë kryelajmi i ditës.

Letrën e plotë askush nuk e ka publikuar ende, as portalet pranë opozitës që e paralajmëruan një gjë të tillë që në orët e para të mëngjesit.

Vetë z.Braho nuk dëshiron të flasë mbi këtë.

Një telefonate të gazetës Dita ai iu përgjigj me fjalët: “Më pyesni për çdo gjë, por jo për letrën”.

Në lajmet e mbrëmjes ndërkohë është shfaqur bashkëshortja e Kastriot Ismailajt e cila e ka konsideruar këtë letër të deputetit Braho si një kërcënim të shtetit në vijim të kërcënimeve që znj.Ismailaj thotë se i merr prej ditësh nga njerëz të panjohur në rrugë.

Një burim i gazetës Dita që e ka lexuar letrën e plotë thotë ndërkohë se pretendimi për “destabilizim të vendit” mbështetet në raportime të shërbimeve të huaja perëndimore.

Ai shton se kjo është një përpjekje e përsëritur dhe përmend rastin “Bami”.

Durim Bami është personi që pak kohë më parë u vu në qendër të vëmendjes pas një publikimi nga ana e deputetit Tom Doshi në mbështetje të pretendimit të tij se Ilir Meta ka dashur ta vrasë.

Burimi i tha gazetës Dita se letra bazohet në “xhirime dhe fotografi”.

Letra jep detaje mbi një takim të regjistruar të Doshit dhe Priftit në një nga baret e Hotel Sheraton, me gruan e Kastriot Ismailaj, pronari i DIA-s person kyç në hetimin e aferës DIA-CEZ, e cila për nga sasia e parave në lojë, në këto 25 vitet e fundit ka për shoqe vetëm skandalin “Basha” të Rrugës së Kombit.

Burimi në fjalë zbulon për Dita se letra e z.Braho për krerët e shtetit i njofton këta të fundit edhe mbi një përpjekje për t’i bërë atentat ose për ta marrë peng gruan e Kastriotit dhe për t’ia faturuar më pas këtë veprim Ilir Metës.

“Kanë thurrur një rrjet gënjeshtrash të vogla të ngjashme me rastin Durim Bami për të dalë tek një gënjeshtër e madhe” – tha dje një zyrtar i lartë i LSI i pyetur mbi ngjarjen.

E vërteta është që Doshi dhe Ismailajt njihen prej 15 vitesh bashkë.

Gazetarë të TCH që transmetuan intervistën me bashkëshorten e Kastriot Ismailajt thanë për Dita se ajo u soll në studion e TV në Kashar nga avokati Vladimit Meçe, që është njëkohësisht edhe avokati i Tom Doshit.

I përmenduri tjetër ish-ministri Dritan Prifti që shfaqet sa herë përmendet Ilir Meta deklaroi se nuk njihej me Ismailajt.

Por thuhet se Islamilaj dhe Prifti kanë punuar bashkë në Ministrinë e Punës, të dy në pozicione drejtuese vite më parë.

Burimi i Dita saktësoi se shteti është vënë në lëvizje mbrëmë pas mesnate, pasi letra është lexuar nga presidenti Nishani

Mësohet se letra i ka shkuar parpara orës 10.00 të mengjesit edhe Sali Berishës, megjithëse ai nuk ishte përfshirë në personat të cilëve u drejtohej letra.

Një nga personat që e ka marrë atë, me gjasa presidenti Nishani, është kujdesur t’ia përcjellë edhe ish-kryeministrit.

12 komente në “DETAJET nga përmbajtja e letrës së Spartak Brahos: Atentat ose pengmarrje gruas së Ismailajt për t’ia faturuar Ilir Metës”

  1. sit..back..and relaks →→→ says:

    me sa duket ismailaj po kerkon statusin e te penduarit dhe te rrezikuarit kane nxjerre brahon qe ti coje nje kercenim larg e larg ismailajt. cka do te thote qe nuk eshte as doshi e as prifti rreziku per familjen e ismailajt por meta, braho me shoke. braho nxjerr alibine perpara se te ndodhe ngjarja. finok sigurims.

    1. Pilo Lala says:

      Te shikojme, e ka fjalen Deshmitari ne burg.
      Cdo hamendje, vetem shpreh deshiren, jo faktet.

  2. loku says:

    to je per tu varur prej kembesh o njeri ndyre

  3. fiore says:

    ky vend do shkoj per lesh

  4. timy says:

    ORE SPARTAK TOM DOSHI ESHTE NJERI I LIRE TE BISEDOJE E TE TAKOHET ME KE I DO KOKRRA E QEJFIT NUK TE MERR DOREN TY .TY PSE NTE DJEG KJO GJE ?KETU SKA ASGTJE PER TU ALARMUAR SEPSE TOMA ESHTE NE NRRADHE TE PARE NJERI PRIVAT QE MBROHET NGA KUSHTETUTA ,NDERHYRJA JOTE “DOESENT MAKE ANY SENS” AT ALL.

  5. daku says:

    Nuk e shpeton dot Meten, o xha Braho.

  6. sit..back..and relaks →→→ says:

    me sa duket ismailaj po kerkon statusin e te penduarit dhe te rrezikuarit kane nxjerre brahon qe ti coje nje kercenim larg e larg ismailajt. cka do te thote qe nuk eshte as doshi e as prifti rreziku per familjen e ismailajt por meta, braho me shoke. braho nxjerr alibine perpara se te ndodhe ngjarja. finok sigurims

  7. petro says:

    Po afron furtuna per Padrinon.Kane nisur te levizin minjte neper gjirize…

  8. shqiptari says:

    Si eshte e mundur qe sa here Meta eshte ne Mut therret kete Halexhiun. I bije qe te jete serioze se ky mafia nuk e harxhon frymen kot

  9. zeni afezi says:

    Ore RROT e K…., po a ıshte ne ıntervıste gruaja e ısmaılajt dhe deklaroı me gojen e saj qe nuk ka pasur asnje kercenım…cfare te s’ateme mendon se po ben?!!!!!

  10. Une erdha ne Shqiperi per t’i mbyllur njehere e mire koto pune o xha Braho. Lerini lojnat se nuk u beson kush. Like Floririn tashme po e pret dera e burgut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje