SPEKULIMI/ Ambasadori Lu u takua me Halimin, jo me Bashën

28 Shtator 2015, 17:23Politika TEMA
SPEKULIMI/ Ambasadori Lu u takua me Halimin, jo me Bashën

Lulzim Basha u kujdes sot në media të spekulojë me vizitën e ambasadorit amerikan në selinë e SHQUP, duke e shtuar atë si begraund në deklaratën e tij rreth nevojës për fillimin e hetimit ndërkombëtar për abuzimet në CEZ.

Basha doli publikisht dhe kërkoi prej Ilir Metës të mbështesë projektligjin e PD për hetim ndërkombëtar të CEZ, ndërsa mediat afër tij shtuan se deklarata u bë pas takimeve të ambasadorit Lu në selinë e PD.

E vërteta është se ambasadori Lu e ka shprehur përmes një deklarate tre ditë më parë kundërshtimin e hetimit ndërkombëtar nga SHBA për aferën e CEZ, dhe se sot në selinë e PD ai nuk ka takuar Bashën, por Eduard Halimin dhe ka kërkuar mbështetje për reformën në drejtësi.

Një burim i sigurt i tha gazetës TemA se zoti Lu është i interesuar për të arritur një mbështetje maksimale për reformën në drejtësi dhe se ai nuk ka pasur sot një takim me zotin Basha, por me zotin Halimi.

Spekulimi i Bashës, i cili ka bashkuar në lajmet e prodhuara me kasetë në SHQUP, kërkesën e tij për hetim ndërkombëtar me vizitën në selinë e PD të ambasadorit Lu, tregon hapsirën e ngushtë që ai ka për të vepruar përballë Berishës, pasi ky i fundit e bëri fakt të kryer kërkesën për hetim ndërkombëtar në emër të PD.

9 komente në “SPEKULIMI/ Ambasadori Lu u takua me Halimin, jo me Bashën”

  1. Jorgo says:

    Mero je i fuqishem, ja keni kaluar edhe gazetes sone “Zeri i Popullit”, ne cdo hap na mbron, te falenderoj pa mase.

    1. Dekriminalizimi says:

      Ha mut mero ha mut. Te top channel pashe pamjet qe basha e percolli te dera.

      1. mergim tari says:

        HALIMI E TAKON, DHE PASTAJ I THOTE BASHES TA PERCJELLE.

  2. XYZ says:

    ambasadori LU eshte nje idiot absolut. kam vene re qe sa here qe takon politikane ose qytetare te thjeshte, ve doren ne zemer, si nje rit alla-islamik.
    Asnje shqiptar, me perjashtim te ndonje myslimani te moshuar, nuk vendos doren ne zemer per arsye feje.

    ky kujton se eshte akoma ne Pakistan!!!Akoma nuk e di se shqiptareve nuk ju behet vone per asnje lloj feje. i duhet perkthyer poezia e vaso pashes.

  3. SuloKapedani says:

    Nuk ka ptoblem edhe sikur te kete takuar z.vokshi ,luli do te dale te beje deklarata si bab saleshi.

  4. vrastari says:

    Ambasador mos e tako lulushanen, ka vrare 4 njerez te pafajshem, ka vjedh paret e rruges se kombit, ne bashki kur erdhi i hoqi deri te puntori i gjelberimit, ka vjedh, bemat nuk kane te sosur, atehere ????

  5. "BALASHI" says:

    Luli nuk e ka problem genjeshtren…

  6. Barist ne Vucidol says:

    More po cfare e dini kinezin Lu, ndonje rob te zgjuar, ai vjen Ambasador tek ne pas nje eksperience pune ne Siera per hapjen e WC (haleve0 dhe ka qene nje punonjes i rendomte ne konsullata dhe vetem ne nje Ambasade te vendeve qe kane qene ish Rebublika te Bashkimit Sovjetik. Kerkoni ne Google dhe do te gjeni edhe me shume qyfyre per te.

  7. Kol Tivari says:

    Mos u bëni budallenj dhe karakterizoni ambasadorin Lu, për veprimet e tij… Ai, si çdo ambasador, zbaton udhëzimet e Qeverisë së tij…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje