Edhe PD kërkon hetues amerikanë për aferën me CEZ-in

28 Shtator 2015, 12:42Politika TEMA

Pas kërkesës së kryeparlamentarit Ilir Meta për hetues amerikanë në lidhje me aferën e CEZ-it, një kërkesë e tillë bëhet edhe nga PD.

Kjo, e fundit, ashtu siç kishte paralajmëruar, ka dorëzuar këtë të hënë në Kuvend projektligjin e vet, ku kërkohet hetim ndërkombëtar për CEZ.

PD kërkon hetues amerikanë si përzgjedhje të parë, ose nga vendet e BE-së.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, duke vlerësuar kompleksitetin që ka hetimi i çështjes “CEZ SHPËRNDARJE sh.a.”, si dhe për faktin se në këtë aferë janë të përfshirë zyrtarët më të lartë të shtetit (përfshirë Kryeministrin, Kryetarin e Kuvendit, Ministrin e Energjitikës, Avokatin e Përgjithshëm të Shtetit, etj.), vlerësojmë se një hetim i pavarur nga ekspertë ndërkombëtar të organeve ligjzbatuese të Shteteve të Bashkuara të Amerikës apo vendeve të Bashkimit Europian, do të garantonte besueshmëri tek opinioni publik, se hetimi është i plotë dhe i përgjegjshëm.

Hetimi nuk mund të kryehet vetëm nga autoritetet ligjzbatuese shqiptare, për shkak se bëhet fjalë për të hetuar drejtuesit kryesor politik dhe shtetëror në vend. Presioni politik ndaj organit të prokurorisë dhe kërcënimet e vijueshme që i bëhen sistemit të drejtësisë nga mazhoranca aktuale, nuk krijojnë anjë premisë për të patur një hetim të plotë dhe të pavarur.

Ne besojmë se është në interesin e Shqipërisë dhe shqiptarëve, që kjo çështje të hetohet në mënyrë të plotë dhe gjithëpërfshirëse, nën një ekspertizë të specializuar ndërkombëtare. Për këtë qëllim propozojmë për miratim nga Kuvendi projektligjin “Për lejimin e hetimit të pavarur ndërkombëtar mbi akuzat publike të ngritura mbi cështjen “CEZ SHPËRNDARJE sh.a.””, sipas tekstit bashkëlidhur dhe relacionit shoqërues. Përsa më lart, kërkojmë shqyrtimin e këtij projektligji në Kuvendit e Shqipërisë dhe miratimin e tij pas asnjë vonesë të pajustifikuar”, thuhet në kërkesën e saj.

PD në këtë shkresë, përsërit akuzat ndaj Ilir Metës, se ka marrë ryshfet.

Mirëpo, në vitin 2015, nga media janë bërë publike disa fakte të rënda, për një tjetër aferë të rëndë korruptive, që ka lidhje gjithashtu me kompaninë CEZ. Ish kryeministri dhe kreu aktual i parlamentit, Ilir Meta akuzohet se ka marrë ryshfet nga Debt International Advisory, DIA, një kompani mbledhje borxhi që ka hedhur në gjyq OSHEE-në në gjykatën e arbitrazhit në Vjenë. Detajet e akuzave kanë rrjedhur pasi DIA hodhi në gjyq kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike për prishje kontrate, duke kërkuar 130 milionë euro në vitin 2013, kohë kur kjo e fundit quhej CEZ Shpërndarje dhe ishte nën pronësinë e gjigantit Çek të energjisë, CEZ Grup. Sipas një kërkese për t’i hedhur poshtë akuzat e ngritura nga DIA, studio ndërkombëtare ligjore e Qeverisë shqiptare “Clifford Chance” pretendon se Kreytari i Kuvendit ka qenë një nga përfituesit e pagesave prej miliona eurosh, të përfituara nga kompania e mbledhjes së borxheve prej CEZ Shpërndarje gjatë viteve 2010 dhe 2011.

Sipas dokumentit të protokolluar nga Clifford Chance në gjykatën e arbitrazhit më 30 qershor 2015; DIA ka përfituar në total 4.5 milionë euro nga CEZ Shpërndarje, gjatë një periudhe gati një vjeçare nga Nëntori 2010 deri në Tetor 2011. Këto para u paguan nga CEZ Shpërndarje për një raport të pavlerë për identifikimin e debitorëve, si dhe si një parapagesë për kostot operative të DIA për mbledhjen e borxhit. Sipas raportit të avokatit ndërkombëtar të Qeverisë Shqiptare: “Brenda transfertave [përfituesve] të lekëve që DIA mori nga CEZ Shpërndarje ishin…politikanë të rëndësishëm shqiptarë, përfshirë një ish kryeministër i proceduar për korrupsion.”. Ilir Meta është i vetmi ish kryeministër shqiptar që në dy dekadat e fundit është proceduar penalisht për korrupsion. Në shkurt të vitit 2011, ai u akuzua nga Prokuroria e Përgjithshme për korrupsion aktiv, pas publikimit të një video nga emision Fik Fare, ku dëgjohej të diskutonte një pagesë prej qindra mijëra eurosh me ish ministrin e ekonomisë, Dritan Prifti”.

2 komente në “Edhe PD kërkon hetues amerikanë për aferën me CEZ-in”

  1. Ardenica. says:

    Jem dakort edhe une qe te vije nje hetues i jashtem,po mudesishte te derguar nga “PODESTA’ e te jete specialist si ai qe hetoi vrasjen e Trebickes e jo vidion Meta -Prifti. Po te jete si ai i Meta-Prifti mme mire kemi hetuesat tane…….

  2. Kombi says:

    Pergjigjen e teatrit te korrupsionit Amerika e dhe pergjigjen ,qe nuk na takon te merremi me kete ceshtje ,cfare kerkojne me keta ujqerit me kembe te lyer me miell ????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje