Kuvendi i Shqipërisë miratoi një ndryshim në ligjin për procedurat tatimore, ku gjobat për shkelje të ndryshme tatimore u dhjetëfishuan në krahasim me ligjin e mëparshëm, masa me të cilat qeveria thotë se synon të luftojë evazionin fiskal. Por ndërsa disa ekspertët e ekonomisë vunë në pikëpyetje logjikën e vendosjes së masave kaq të rrepta dhe efikasitetin e tyre në ekonomi, Teo Alexandridis, një ekspert i të drejtës Europiane në Tiranë, i tha BIRN se këto masa mund të konsiderohen edhe si shkelje e parimeve të së drejtës Europiane, shkelje që mund ta vendosë shtetin shqiptar përballë penaliteteve shtesë nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut.
“Masat ndëshkimore duhet të jenë në proporcion me dëmin e shkaktuar ndaj interesit publik,” thotë Alexandridis.
Ligji i ri i miratuar në Kuvend të mërkurën më 23 shtator, parashikon gjobitjen e një biznesi në masën 500 mijë lekë në rast se kanë kryer një punësim të padeklaruar në administratën tatimore si dhe në të njëjtën masë në rast se paga e deklaruar është më e vogël se sa ajo e paguar realisht. Më herët, punësimi në të zezë dënohej me gjobë 10 deri në 20 mijë lekë për çdo rast të identifikuar, plus kontributet e papaguara.
Për bizneset e vogla, ligji parashikon gjobë në masën 500 mijë lekë në rast se identifikohet një shitje pa kupon tatimor ndërsa për bizneset e mëdha parashikohet gjobë në masën 10 milionë lekë (71 mijë euro) në rast se identifikohet shitje pa faturë tatimore. Më herët këto shkelje gjobiteshin në masën 20 deri në 100 mijë lekë ose pezullim aktiviteti për deri tre muaj në rast përsëritjeje.
Gjobat në këto përmasa janë konsideruar si të palogjikshme dhe joefektive nga pikëpamja praktike. Arsyetohet se 500 mijë lekë gjobë për një faturë fiskale të palëshuar ose punonjës të padeklaruar është një barrë e mjaftueshme për të falimentuar çfarëdolloj biznesi të vogël në Shqipëri, shumica dërrmuese e të cilëve vështirë se kanë më shumë se sa 500 mijë lekë kapital. Gjobat prej 71 mijë eurosh për shitjet pa faturë tatimore nga ana e bizneseve të mëdha, pavarësisht se sa është masa e evazionit fiskal të kryer, konsiderohen si të mjaftueshme për të vënë në kushtet e falimentit një pjesë jo të vogël të këtyre bizneseve.
Por gjobat për moslëshim kuponi tatimor për biznesin e vogël në masën 500 mijë lekë konsiderohen edhe më të palogjikshme se sa ato për punësime në të zezë, për shkak se janë të palidhura me dënim e krijuar për buxhetin e shtetit. Nëse një byrektore nuk lëshon faturë me kasë fiskale për një byrek me vlerë 30 lekë, dëmi për buxhetin është minimal në krahasim me gjobën prej 500 mijë lekësh.
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka diskutuar përgjatë historisë së vet shumë raste të gjobave tatimore dhe, ndonëse pranon se qeveritë kanë të drejtë të ndërmarrin masa të ashpra për llogari të efikasitetit të mbledhjes së detyrimeve fiskale, ka argumentuar gjithashtu se këto masa konsiderohen si joproporcionale dhe në shkelje të ligjit europian në rast se e vendosin tatimpaguesin në gjendje tepër të vështirë.
Gjykata e Strazburgut ka diskutuar çështje të ngjashme në kuadër të nenit 1 të konventës. Neni 1 garanton të drejtën e gëzimit në paqe të pronës, e drejtë kjo që është e balancuar me interesin publik apo të drejtën e shtetit për të mbledhur taksa, kontribute apo penalitete.
Gjithsesi, që nga fillesat e veta, gjykata ka dhënë shumë vendime ku është përcaktuar parimi i proporcionalitetit të masave ndëshkuese me shkeljen e kryer.
Në vitin 2007 psh, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut cilësoi Greqinë fajtore për dhunim të nenit 1, të drejtës së pronës, për shkak se gjoba që ky shtet i kishte vënë kompanisë Mamidakis të shpallur fajtore për kontrabandë me mallrat e akcizës.
“Gjoba e vendosur përbën ndërhyrje në të drejtën e garantuar nga paragrafi 1 për shkak se i ka hequr aplikantit një posedim, konkretisht sasinë që atij i duhej të paguante. Ndërhyrja justifikohet me paragrafin e dytë të atij neni, i cili jep përjashtim kur vjen puna për pagesën e taksave, kontributeve apo penaliteteve. Gjithsesi, parimi duhet të interpretohet nën dritën e parimit të përgjithshëm të dhënë në paragrafin e parë dhe rrjedhimisht duhet të ketë një marrëdhënie të arsyeshme proporcionaliteti mes masave të përdorura dhe qëllimeve që duhet të arrihen. Për rrjedhojë, detyrimi financiar i krijuar nga pagesa e një gjobe qe e aftë që t’i shkaktonte një dëm të tepërt personit, gjë që prek në mënyrë themelore situatën e tij financiare” thotë vendimi Mamidakis v. Greece – 35533/04 i kësaj gjykate.
Përmasat e gjobës nuk janë automatikisht “të tepërta” sipas vendimeve të ndryshme të Gjykatës, por konsiderohen të tepërta vetëm në rast se e vendosin personin apo kompaninë e gjobitur në kushte të vështira financiare.
P.sh, në rastin e S.C. Complex Herta Import Export S.R.L. Lipova v. Romania, një kompani nafte qe gjobitur me 14 mijë euro në Rumani për shkak se nuk kishte deklaruar në mënyrë të dukshme emrin e kompanisë prodhuese të naftës që ajo tregtonte. Gjykata e hodhi poshtë pretendimin e kompanisë për deprivim nga prona si pasojë e gjobës si dhe deklaroi se gjoba nuk qe e tepërt për shkak se kompania në fjalë nuk qe vënë në vështirësi financiare dhe kishte vijuar punën edhe për shumë vite pas vendosjes së gjobës.
Kjo sugjeron se gjobat e miratuara nga parlamenti i Shqipërisë javën e kaluar mund të mos jenë automatikisht në kundërshti me të drejtën europiane, por kanë potencialin për t’u bërë të tilla në rast se, nëse zbatohen, shkaktojnë dëme të konsiderueshme financiare apo vënë në pikëpyetje mbijetesën e biznesit të gjobitur.
Qeveria e Rilindjes shpresat e medha i kishte tek ndihmatfinanciare nga Europa ,pasi Europa i tregoj gishtin e mesit Shqiperise, Rama me qeverine e tij u turren te gjithe tek vjelja e taksave ,e cila eshte me te drejte, por jo me keto masa ndeshkimore .
Masa ketu ,masa atje ,2017 po afrohet dhe ne fund , merr qeveria masen me te forte ndeshkuese .
Ju kujtohet nga fizika?
Cdo veprim, ka kunderveprim. Ne shtyjme murin, por edhe muri na shtyn ne.
Qeveria merr nje mase. Njerezit do te mbrohen rast pas rasti. Ndaj edhe gjobat pergjithesisht nuk jane fikse, por psh nga X te Y ne varesi te shkeljes se ligjit. Kjo quhet “proporcionalitet”.
Duke vendosur gjoba fikse, cilado qofte shkelja, mund dhe do ndodhe qe per nje shkelje fare te vogel, te vendoset nje gjobe e jashtezakonshme qe do te coje ne mbylljen e atij biznesi.
Me gjase qeveria nuk do fitoje asgje, pasi biznesi nuk do ti kete aq leke menjane, plus qe do coje ne faliment nje biznes, do marre me pak taksa ne te ardhmen dhe do lere disa njerez pa pune e familje ne nevoje ekonomike.
Dhe nuk mbaron me kaq!!!
Me siguri disa nga biznesmenet e falimentuar ose te vene ne pozite te tille do ti drejtohen gjykatave vendase e me pas, kur keto te mos mund te bejne gje, Strasburgut. Vendimi eshte pothuajse i sigurt: deshperblim i plote, plus, dem moral per pamundesine e riparacionit sipas legjislacionit vendas dhe shkaterrimin moral e psikologjik dhe demtimin e emrit te biznesit. Me propabilitet 50%-100% te gjobes.
Ketu do te jemi, e do te shohim.
Ne Strasburg nuk ven çështje qe jane ne perputhje me ligjin
Me vjen keq qe Gjergji ka kaq pasaktesi! Gjoba 500 mije leke nuk i takon byrekut qe nukmkamkase, por biznesit qe eshte rregjisturar ne sistemin e TVSH dhe nuk shoqeron mallin me fature tatimore.
Punonjesi i parregjistruar ka gjobe aq sa e ka pasur 500 mije leke! Ka kater vjet kjo gje, e paguajne te gjithe bizneset qe paguajne TF! Ne 2005 ka qene 10 mije leke, ne 2006 u be 100 mije leke she ne 2010 qeveria vendosi 500 mije leke per cdo te mosseklaruar. Tani kjo perfshiu jo vetem bizneset ne TVSH, poer te gjithe, sepse krimi i mosseklarimit nuk mund te kete prag, kur ne pension dalin njelloj si ata qe punojne ne biznesin e vogel edhe ata te VIP. Ky diskriminim u korrigjua me ndryshimin e fundit! Nuk kamasje mosperputhje! Me asnje konvente dhe asnje legjislacion europian!
Nuk jemi pjesë e BE, nuk shkelin gje
Po mor Gjergj po…
Po ta shtrosh gabim problemin, normal qe me gabim akoma del dhe rezultati.
Po si nuk del nje anal-ist qe te thote se kjo reforme duhej bere, nje dekade me pare, por te gjithe thone qe eshte shume heret, ose duhej bere me ngadale..
Monitor del dhe cdo artikull qe ben per ndryshimet ne procedurat tatimore e fillon me “si shpetohet nga sekuestroja..”
Muc Nanos te ResPublica i vjen keq per hallexhinjte-komshinj qe shesin poshte te pallati i tij.
Te gjithe ju anal-iste te ketij lloji, e keni per detyre…po po per detyre morale qe te kerkoni zbatimin e ketyre shtrengimeve. Ju beni pikerisht te kunderten, me te kunderten e mundshme.
Ska lidhje me kush i ben, dhe nese i jep kapital me mbeshtetjen, por dhe sikur dhe ai gomari – Berisha ta kishte kerkuar shtrengimin, duhet ta pranonim te gjithe.
Une si bleres, si qytetar flas dhe as me bie ndermend cfare mendon biznesi evazor. Sme duhet fare zoteri, duhet te paguaje taksat qe te mos kete penalizim, asnje penalizim. Pse duhet te kete, pa me thuaj ti?
Se nuk regjistron shumicen e punonjesve?
Se nuk derdh asnje pike takse ngaqe nuk leshon kupona/fatura tatimore?
Se ja paguan pagat punonjesve, minimumin ligjor ne banke dhe nje pjese ne dore, sikur te ishin halabake punonjesit?
Se punojne ne dy realitete financiare? Per shtetin (dmth per budallenjte, qe jemi te gjithe ne bashke, qe s’kerkojme dot taksa se cti kerkojme kur ai deklaron nje te qindten e aktivitetit) dhe per vete (dmth pet te zgjuarit, ata vete)?
I shkojme idese tende qe ke cakur:
Nese mbeshtetemi tek konventat europiane, pse merr vetem anen e evazorit dhe te vjen keq per kete? Nese marrim shembull psh rrugen Myslym Shyri: me taksat e tyre qe dje ishin ne pikun e evazionit, ma merr mendja qe mund te beheshin nja dy tre shkolla, te mira madje. Keto perkthehen ne nje edukim me te mire per femijet tane. Ambulanca, kushte me humane per policine, qendra komunitare, cfar esmund te behen..
Pse o Gjergj, nuk mendon se demi i shkaktuar eshte absolutisht shume me i madh ndaj shoqerise? Nje biznes qe ben evasion, ben trim komshiun dhe ky i dyti komshiun e trete dhe efekti multiplikohet. Ndaj ndodh qe mbyllen te gjithe ne nje dite. Ndaj ajo gjoba qe qenka ne kundershtim me ‘konventat europiane’ behet 500 gjoba ne nje rruge, me nje efekt katastrofik ndaj shoqerise.
Nuk e ke vene re’ se shqiptarisht kemi nje disproporcion te forte te ambientit shtepi-jashte? Shtepine e kemi te bukur, te arreduar, per qejf, (taksat nuk duam ti derdhim te gjithe ne shtet, ama kur dalim jashte…trotuaret jane te shkepur gjithandej, rruget gjithe gropa, pa ndricim shpesh, pa pike lulishte kurrkund..sta mban te shkosh ne spital, institucion shteteror..
Jo ore jo..
Te gjithe ne duhet te kuptojme se nuk shkohet kurrkund keshtu.
Te gjithe duhet te kuptojme se ky nuk ishte model ekonomik jetese/pune, aspak.
Behen cerdhe ,kopshte,shkolla shoku por le dyqanxhinjte pa leke(nga ato bisnese te myslym shyri mund te ushqehen 3-4 mije vete te cilet i behen barre po shtetit)
Prandaj te zgjuarit thone qe duhet ekuiliber ne ndeshkim.
Kur jua them unë si besoni ju.
Duhet të na i thotë një i huaj që t’i besojme.
Gjobat i ka vënë dikush qe sia ka haberin se ceshte ligji,Ceshte detyrimi apo e drejta.
Këta sia Kanë haberin se çfarë po bejne.
Njerëzit po punojnë si skllave të drejtorëve të rames, duke shkelur haptazi ligjet, nuk paguhen për orët shtese, punojnë mbi 50 ore ne jave, torturohen dhe ju behet presion vazhdimisht. A mund te luftohet skllavëria më skllaveri?
F..k drejtoret dhe ministrat me të paafte de me hajdute që ka pasur ndonjëherë shqiperia.
Rrjedhimisht edhe kryeministri del me i paafti.
Me vjen keq se njerëzit besuan së nje qeveri me afër tyre dhe me e drejte do vinte.
Edhe unë besova.
Jam i sigurt se njerezit, si une, janë zhgënjyer shumë shpejt.
Dilema ngelet për ke te votojnë shqiptaret?
Ska mbetur me asnjë shpresë. ..
Me vjen me të vërtet keq. Nuk e kisha besuar se psh, tatimet do ti drejtonte një njeri që jam i sigurt se ska patur kohë , duke shkuar në pub , të lexoje një libër për taksat…
Me vjen vërtet keq për këtë vend.
Persa kohë në shqiperi njerëzit nuk do të bashkohen në unione interesash duke rritur pushtetin ndaj qeveritareve, do jua q..e nënën sa herë të duan.
A nuk duhet të kishte një sindikate punonjësish që të mbrojë të drejtat e punonjësve të tatimeve që punojnë 12 ore ne dite, 7 ditë në javë ?
Eshte i vetmi gazetar, qe merret me problemet ekonomike ,qe sa ka filluar qeveria majte reformat per energjine ,dhe per informalitetin ,qe nuk thot nje fjale te mire . Ishte po ky legen qe ferkonte duart ,kur FMN u largua ,per te ardhur ne Tetor ,qe perseri fajesonte qeverine qe nuk merr masa qe te paguhet taksat dhe tatimet dhe nga ato bisnese qe punojne pa license .Me falni qe po e teproje po ky njeri servil e meriton . Cfar mutin e sateme duhet te bej qeveria , qe te vendose drejtesi ne fushen ekonomike.Birn ,nuk me merret me drejtesi ekonomike ,por me mbeshtetje politike.Te gjithe te barabarte para ligjit.Gjobat per evazion fiskal , i ka gjithe bota perendimore.
Eshte i vetmi gazetar dhe agjensi qe nuk paguhet nga bosat e ndertimit ne Shqiperi qe me pas behen politikan.
Eshte e vetmja agjensi qe nuk ben “editoriale” po merr dhe citon raportet nderkohmbetare per cdo fakt. Kur u largua FMN-ja te tha konkretisht se ku e kishin problemin ata, te doganat dhe TVSH e bizneseve te medha e jo e byrektoreve.
Tani po te citon Gjykaten e Strasburgut, qe nuk eshte si ajo e Gjin Gjonit, se gjobat nuk mund te jene cproporcionale me demin.
Une s’kam per ti kuptuar kurre keta si Erbara qe duan te gjykojne masat e gjobes kunder shkelesve. Bile, do ti quaj edhe shkelje te te drejtes europiane! Hajde ne Europe, merr ne te zeze nje puntor dhe do ta shikosh se si te kercet kurrizi, mos paguaj taksen, mos pre bileten, etj etj. Te thyejne ne veshja. Eshte e treta e here qe shkruaj , por per mos pagimin e nje bilete udhetimi urban paguan 107 euro brenda tre diteve se pastaj dyfishohet. Dhe po u kape prape brenda vitit paguan 214 euro, ndersa here e trete 428 euro. Nuk e di çfare pune ben ky Gjergj Erbara, se vetem sistemin ekonomik dhe te taksa tatimeve nuk e njeh fare ne Europe. Per 2 euro, paguan 107 euro, 53 here me shume. Te tjerat beji llogari vete. Vetem keto shifra mbajne ne kembe ekonomine kapitaliste, ndryshe do te ishte si ekonomija shqiptare torullumb. Hiqni dore nga keto shkrime,shteti te njofton, te lajmeron te shpegon se çfare te gjene po e shkele, pastaj s’ka edukim si ne kohen e Enverit, por gjobe qe te mos ta perseritesh kurre. Ky eshte shteti zoti Erbara, nuk e di ku preken te drejtat europiane se Europa keshtu e ka . E kemi provuar qe ta theme, ndersa ti ke qejf te besh opozite destruktive.
Shoku enveri te ndeshkonte dhe me pushkatim.
Dhe ky ndeshkim i rilindasve eshte afer enverit.
Duhet administrim tatimor dhe profesionalizem. Nuk ekziston. Pa keto mbas 3 javesh aksion pavaresisht gjobave te larta serish do jemi ku nisi. Respekte
Ne 28 shtete ne usa ekziston denimi me vdekje. Megjithate ka krim dhe vrasje. Pra nuk zgjidh problemin masa ekstreme por vetdeklarimi dhe edukata fiskale. Gjithashtu shteti jep besimin se jua rilthen wytetareve leket me sherbime. A i ben shteti yne??? Qe qytetari te paguaje.
Ne shba po more punëtor ne te zezë, gjoba eshte $10 000. Ik kruhe me IRS ( tatimet ne shba) dhe ke per te paguar gjobat per gjithë jetën.
O njerez,ne itali per pun te zeze ndiqesh PENALISHT.dhe tani Kane shtuar sekusstrim pasurie per fenomenin e KAPOTALATIT dmth per ata qe e bejn si ptofesion kete gje.
Problemi kryesor ne Shqiperi nuk eshte sa taksa mblidhen, po cfare bejne me ato taksa qe mblidhen.Qartesisht taksat vidhen, jane vjedhur ne qeverite e meparshme dhe vazhdojne te vidhen edhe sot.Ky eshte problemi i vertete, nuk shkojne per shkolla e spitale apo per te rrit pagat e pensionet,kjo eshte genjeshter, vidhen nga ata qe kane pushtet, me tendera, me prokurime te drejtperdrejta e shume menyra te tjera.Perdite dalin fakte per kete, ata qe mendojne se po te mblidhen me shume taksa do te investohen per popullin e varfer, jane me a pakta naiv,ose pjese e vjedhesve.Per te bere shtet nuk duhet te shtypen te varfrit, duhet fillimisht te ndeshkohen pushtetaret e kaluar dhe aktual qe kane vjedhur dhe vazhdojne ta bejne, dhe ti konfiskohet cdo pasuri, duhet drejtesi, dhe drejtesine nuk mund ta bejne apo japin ata qe vjedhin.Vetem pasi te behet kjo mund te behet nje hap i dyte, te studiohet menyra me e mire e taksimit, te pergatitet ligji, te trajnohet administrata, te jepet kohe per vetedeklarim apo amnisti, dhe me pas te filloj zbatimi.
Nqs e vetmja gje qe behet eshte shumefishimi i gjobave, kjo nuk mund te quhet reforme, quhet dhune ndaj bizneseve, dhe dhuna prodhon vetem dhune, shume do mbyllin aktivitetin, nderkohe investimet e reja do stopojne, se asnje i cmendur nuk hap aktivitet ne nje klime te tille represioni ndaj biznesit, do rritet papunesia dhe sigurisht do rritet shume krimi, se ata mijera qe do mbeten rrugeve dicka do bejne.Do vjedhin do vrasin apo do behen pjese e grupeve fanatike fetare.
Nderkohe qeveria ne kausin e krijuar do vjedh rehat, se ujku mjegull do
Pilo, paguan 105 euro me shume per nje bilete 2 euro ok. Ne po themi sipas ligjit ketu paguan 3570 euro per 20 cent euro te pa faturuar = 1 byrek.
Me pelqeu sh dicka qe tha Gjergji Kjo qeveri popullin po e le pa buk cdo biznes drejt falimentimit me gjoba anormale dhe ne fund vet kjo qeveri perfiton me pak taksa te marra.Duhet te ket nje balanc dhe rregull dhe perfitim.
Qeveria a n’hall! Nuk ka pare me pagu administraten e deshtueme dhe don me i marre leket permes gjobitjeve stratosferike por duke harruar se keshtu nxitin falimentimin e ketyre bisneseve. Zoti i ndihmofte deri ne vitin 2017, sepse sic e kane nisur, po perpiqen te risjellin Saliun ne krye te pushtetit dhe te rivendosin Jarin si president edhe 5 vjet te tjera!
Ju lutem kush ka info me ndihmoj, kam nje pyetje: A eshte e drejte gjoba ne momentin qe biznesi eshte i regjistruar prej kohesh dhe ka derdhur taksa, ka bere aplikim per kase por nuk eshte pajiur me liber shitje per arsye se nuk ka pasur asnjehere gjendje sa here kemi shkuar. Mua me duket sikur na i kane vjedhur ato leket. Nqs gjoba ankimohet ka mundesi te anullohet? Faleminderit!