Të gjithë sytë nga Putini!

27 Shtator 2015, 17:25Politika TEMA

Kur presidenti rus, Vladimir Putin, t’i drejtohet Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, më 28 shtator, ai nuk do të heqë këpucën për t’i rënë podiumit, ashtu siç ka bërë paraardhësi i tij sovjetik, Nikita Khrushchev, 55 vjet më parë.

Veprimet e Rusisë nëpër botë flasin vetë me zë të lartë.

Nga Siria në Ukrainë, Moska ka bërë agjendën e saj, duke lënë jashtë shtetet perëndimore, sidomos Shtetet e Bashkuara.

Për shumëkë, ekziston frika se bota është duke rrëshqitur në politikat e Luftës së Ftohtë.

Fjalimi i Putinit në OKB, i pari pas një dekade, do të ndiqet nga afër për disa gjëra.

E para, çfarë bëjnë trupat ruse në Siri?

Me avionët luftarakë Sukhoi në terren, tanket T-90, raketat SA-22 dhe rritjen e kontingjentit të këmbësorisë, Rusia duket se ka vendosur forcën më të madhe jashtë hapësirës së ish-Bashkimit Sovjetik.

Dislokimi i ka shtuar pasiguritë në luftën civile në Siri, kaosi i së cilës i ka kontribuar rritjes së grupit militant të Shtetit Islamik (IS) dhe ka ngatërruar portofolin e politikës së jashtme të presidentit amerikan, Barack Obama.

Putin dhe zyrtarët e tjerë rusë kanë thënë se përpjekjet e tyre në Siri kanë për qëllim të luftojnë të ashtuquajturin Shtet Islamik dhe ekstremizmin. Por, ky është një argument bosh për zyrtarët perëndimorë, marrë parasysh se regjimi i presidentit sirian, Bashar al-Assad, është klient i rregullt i armatimit rus dhe aleat i vjetër që ka lejuar anijet ruse të hyjnë në portin mesdhetar Tartus, për vite me radhë.

Pas Sirisë, fjalimin e Putinit pritet ta dominojë kriza në Ukrainë.

Aneksimi i Krimesë nga Rusia ka rezultuar me pengesa serioze për Moskën, përfshirë këtu sanksionet e Perëndimit dhe ndalesën e vizave për rrethin e brendshëm të Putinit.

Në lindje të Ukrainës, luftimet midis separatistëve pro-rusë dhe forcave qeveritare janë dobësuar, por shumë pika të Marrëveshjes së Minskut për Arëmëpushim nuk janë përmbushur.

Në fjalimin e tij, Putin ka të ngjarë të tregojë nëse Moska është e gatshme të pranojë ndonjë propozim të administratës Obama ose të evropianëve për normalizimin e marrëdhënieve.

Ai nuk pritet të shpenzojë shumë kohë për temën që tani është bërë thembër e Akilit në Rusi: rimëkëmbjën e ekonomisë. Për shkak të sanksioneve të Perëndimit, rënies së mprehtë të çmimeve të naftës dhe problemeve strukturore, bruto prodhimi i brendshëm i Rusisë pritet të bie këtë vit në 3.4 përqind dhe të mbetet i dobët vitin e ardhshëm. Kremlini po bën përpjekje të rregullojë planet buxhetore, që, pos tjerash, mund të përfshijnë rritjen e moshës së daljes në pension dhe zvogëlimin e pensioneve.

Putin u adresohet Kombeve të Bashkuara vetëm tre ditë pasi presidenti i Kinës, Xi Jinping, është pritur në një darkë shtetërore në Shtëpinë e Bardhë.

Marrëdhëniet Kinë-Rusi janë të komplikuara. Të dyja vendet ndajnë antipasti për ndërhyrjen e SHBA-së në atë që ata e shohin si sferën e tyre historike të influencës. Pekini po ashtu lakmon resurset e lira natyrore që ofron Rusia; Moska lakmon qasje më të mirë në tregjet kineze, sidomos prejse Perëndimi i ka vënë sanksione.

Por, Rusia si super-fuqi mund të shndërrohet në temën kryesore të paraqitjes së Putinit në OKB. Putin, për kohë të gjatë, është i etur për kthimin e vendit të tij në kohën kur Moska është trajtuar si partner i plotë nga Uashingtoni.

Putin ka pasur sukses në rikthimin e krenarisë së humbur prejse është bërë për herë të parë president në vitin 2000, duke stabilizuar vendin pas kaosit ekonomik të viteve ’90 dhe duke zgjeruar tutje forcën ushtarake ruse.

Analistët thonë se shkuarja e tij në Kombet e Bashkuara i jep mundësinë të tregojë se, pavarësisht ngjarjeve në Ukrainës, sanksioneve pasuese dhe përpjekjeve të Uashingtonit, Rusia nuk është fare e izoluar.

24 komente në “Të gjithë sytë nga Putini!”

  1. Tigri ka mpreh dhembet !

    Gati per kafshim…

    Zoti kjoft me ty Paqe.

    1. Dean says:

      Dale,dale……se kon rradh keto pune.
      Ne fillim te therrasin “Superpower”,pastaj ty te hip vetja ne qejf dhe “kafshon” gjithandej,pastaj fillojne te te luftojne,pastaj ti e kupto se nuk je aq “super fuqi” sa duhet pasi te Hollat nuk djalin,pastaj e kupton se po lufton Luftrat e dikujt tjeter pastaj terhiqesh dhe ne fund mbyllesh ne sttrofullen tate te qelbur dhe pret ndeshkimn.Sa perandori kom pa une,si Shqiptar,qe jan ngrit e kan ra,”tigri” I rusise nuk eshte gjo tjeter vecse “perandoria” e rradhes.Megjithate deri atehere shijoji aventurat e muzhikve dhe don Zoti s’po te kafshojne edhe ty.

    2. Tironci says:

      po filloj te kem respekt per kete Putinin. Jua futi kembet perendimoreve ne nje kepuce.

    3. Mali says:

      Gati per tkafshuar nboth

    4. nuni says:

      Ruset jane populk patriot. E duan vendin e tyre. Nuk e bejne lecke si ne. Rama duhet te mesoje nga Putinse eshye bere piktor Legen

    1. Gjirokastriti says:

      Ti ngele ne cdo teme me Greqine sikur ne po hame me luge floriri.
      Komento per ate qe shkruhet o debil i lindur

      1. the Punisher says:

        Gjirokastrito ne nuk kemi ngrene asnjehere me luge floriri dhe as nuk do hame ndonje here. Kryesorja eshte qe ate cope buke ta hash me krenari dhe jo te shijosh tasin e orizit qe ta sjell djali yt ne shtepi, dhurate qe ja ben Papuja mbas meshe. Ndersa ti “Sucaminchia” tjeter Attenzione alias Qani alias Jani alias Gianni, e shumta qe mund te me beje Gayreek-u eshte te me rruaje topet.

      2. Dean says:

        Ti ngele cdo teme me Anti-greket,megjithse edhe vete nuk je i kulluar.
        Komento per ate qe shkruhet o debil i lindur……lol.
        Si degjohen fjalet e tua ne koken tate?!?!

        1. UCK says:

          Po pse, antishqiptaret, beqirat te Janulles, cfare po bejne ne cdo shkrim dhe ne cdo artikull, o zoti Dean?

          1. Dean says:

            Nuk me kuptove.Po themi te njejten gje.Pyetjen tate drejoja “gjirokastritit”,jo mua.

  2. ty me lol fleke e zgjohesh me grekun ne goje !
    c’hyn greku ktu ne ket teme !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    or taj , qeke bo keq fare .
    Ti paska qit trut greku ,shiko e kurohu ne noj Klinik ,
    sa nuk o vone sepse sot smundjet mendore perparojn shume shpejt

    1. UCK says:

      Ho me pra, Attenzione prej noj grekhone, po greket e Janulles c’te somes dun qe s’lojn shkrim e kronika te zeze pa vjelle helmin grek per shqiptaret?

  3. Kombi ne duart e Sharlataneve me te medhenj . says:

    Nderhyrja Ruse eshte teper e domosdoshme ne Siri ,E gjithe bota eshte duke pare se si po katandiset ai shtet nga IS I gjithe populli morri arratine Strategjia Amerikane nuk po funksionon.

  4. gjembi says:

    RUSSIA DO TE JETE ZGJIDHJA PERFUNDIMTARE E TE GJITHE PROBLEMEVE NE AZINE E VOGEL.

    RUSIA BEN ATE QE THOTE. PERENDIMORET BEJNE ATE QE MOHOJNE

  5. nardi says:

    Në këtë pikë të Sirisë, Rusia ka të drejtë !

  6. Ledio says:

    Veprat duhet te flasin me shume se llafet dhe mendoj qe vetem nje bashkpunim rajonal mund ta zgjidhi kete situate. Pa ndihem e Turqise, USA, Arabis Saudite dhe Izraelit nderhyrja Ruse edhe sikur te jete me deshiren e mire , vetem do zgjaste agonin per mbare pupullin Sirian. Megjithate duhet te pershendetet si levizje e duhur nqs qellimi eshte ti jepet zgjidhje problemit Sirian dhe jo vetem ti zgjati ditet Bashar al Assadit. Problemi Sirian eshte nje problem kompleks qe do kerkoje si gjithe Lindja e Mesme rikonfigurim te kufijeve te shteteve te sotem ne menyre paqesore. Mendimi ime qe shume shtete kete gje nuk e duan , keshtu qe aty do luftohet per nje kohe te gjate.

  7. Greta e Lumtur says:

    Respekt per z.Putin…mos valle do te beje “Ariu Russ” sikurese do Llapaqeni -Amerikan O-Bema??Russia Mbetet Rusi kete duhet ta kuptoj gjithekush…jo po dale se rendin e ri do ta Vendos Amerika…shikoni ku na coj Globalizmi…???me mire keshtu se po hapi portat russia athere duhet te Mesojne Rusishten te gjithe…lol

  8. Ajaxs says:

    Demokracia nuk mund te eksportohet ne Arabi.Arabet jane te qete po te mos i ngacmojme neve.

  9. Kol Tivari says:

    Kush e shkaktoi luftën civile në Siri dhe në gjithë rajonin në emër të “vendosjes së demokracisë, kush “i ushqeu” dhe “rriti” forcat xhihadiste…???!!! Perëndimi me në krye SHBA-në, që tani vijnë vërdallë për gjoja “gjetjen e zgjidhjes” në Siri, një “zgjidhje” sipas midesë së tyre, si “zgjidhjet” që dhanë në Afganistan , në Irak, në Libi, në Ukrainë e gjetkë…!!! Por u hasi “sharra në gozhdë” me Ariun Rus dhe bëjnë si të çakërdisur, duke vënë lakejtë e tyre të bërtasin për gjoja “rezikun rus”…! Historia ka treguar se asnjë komb nuk është rezikuar asnjëherë nga Rusia, përkundrazi shtetet “demokratike” Perendimore, kanë qënë dhe janë kolonizatorët e botës, që nga tregëtia e skllevërve e deri në ditët tona…(kujtoj Anglinë, Spanjën, Francën, Gjermaninë, SHBA-në…)

  10. Kol Tivari says:

    Bravo, Mero ! “Çakejtë” e tu i ke “syshqiponjë”…(?!)

  11. Nio says:

    Russia bashke me Ameriken kane rene nen kurthin e Islamizimit mbareboteror , zhdukjes se rraces se bardhe dhe percarjes … Konfliktet nuk jane skenuar as nga Amerika as nga Russia … packa se agjenturat e te dyja paleve mund te sigurojne fatke per njera tjetren … Kjo eshte nje komplote i pergatitur , me precizion te larte dhe i parashikuar me detaje , se cfare aktesh do te ndermarrin njera apo tjetra pale … Rusia mendon se eshte zgjuarsia e saj , Amerika po ashtu … por harrojne se kush fshihet pas kesaj lufte … qe jane vete Myslimanet … sipas tyre nese niset nje lufte ne Lindjen e Mesme … Superfuqite do te hidhen ne lufte agjenturash , do te kete perplasje diplomatike , humbje jete njerezish … dhe vete xhihadistet do ti joshin keto dy Superfuqi me pasurite e tyre … do te bashkpunojne me agjenturat e tyre … do te fitojne besimin duke u falur arin , naften etj. … Agjenturat e Rusise dhe Amerikes po ngaterrohen nga po keta joshes , qe u sherbejne CIA-s apo Sherbimeve sekrete Ruse … Por ju mund te justifikoheni se i kontrolloni po ju , ata ju sherbejne me kaq vendosshmeri saqe ju kane verbuar … Qellimi i kesaj ngaterrese eshte perhapja e nje lufte midis Rusise dhe SHBA-se , nje lufte nukleare qe sipas tyre pritet te shfarroset e gjithe rraca e bardhe dhe ata vete te zoterojne tokat neper Europe , Rusie dhe Amerik …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje