LETRA/ Spartak Braho: Prifti e Doshi, komplot Metës për të destabilizuar vendin. Përdorën emrin e Ramës, Bashës dhe ambasadorit Lu

28 Shtator 2015, 15:24Politika TEMA

Nëpërmjet një letre të gjatë dërguar krerëve më të lartë të shtetit, presidentit te Republikës, Bujar Nishani, kreut të Parlamentit Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama, drejtorit të përgjithshëm të policisë Haki Çako përfshi shefin e inteligjencës shqiptare Visho Ajazin, kreu komisionit parlamentar të sigurisë Spartak Braho paralajmëron për një destabilitet politik ne vend.

Një burim i tha Top Channel se deputeti i LSI-së në letër akuzon se pjesë e këtij skenari destabilizues janë ish ministri i Energjitikes, Dritan Prifti dhe ish deputeti socialist Tom Doshi.

Sipas Brahos, disponohen prova se ata kanë ushtruar presion mbi bashkëshorten e Katriot Ismailajt në mënyrë që ky i fundit të dëshmojë në procesin gjyqësor kundra Ilir Metës. Takimi sipas tij është kryer në një nga baret e një hoteli luksoz në Tiranë dhe bashkëshortja e Ismailaj u kërcënua nga deputeti Doshi.

Burimi duke cituar pasazhe të kësaj letre thotë se Spartak Braho pretendon se dyshja Prifti-Doshi e kanë realizuar këtë presion duke përdorur emrat e liderit të opozitës Basha dhe të ambasadorit amerikan Donald Lu dhe kryeministrit Rama.

I njëjti burim thote se, në letër kreu i komisionit të sigurisë Braho, nuk jep të dhëna të plota për provat që disponon për këtë implikim të Dritan Priftit dhe Tom Doshit në një destabilizim të mundshëm të vëndit.

Por zoti Braho kërkon me urgjencë marrjen e masave për sigurimin e mbrojtjes së familjes së Ismailajt dhe hetimin e kërcënuesve.

Në letrën e marrë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka urdhëruar menjehëre organin e tij kompetent të ndjekë procedurën për dhënie mbrojtje të familjes Ismailaj.

Letra e zotit Braho është dërguar nga policia për dijeni Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla. Pritet që prokuroria pasi të shqyrtojë të dhënat e dërguara të vendosë për t’i dhënë mbrojtjen familjes Ismailaj.

 

32 komente në “LETRA/ Spartak Braho: Prifti e Doshi, komplot Metës për të destabilizuar vendin. Përdorën emrin e Ramës, Bashës dhe ambasadorit Lu”

  1. Prokuroriaoiiis says:

    Mos i rreshkiti kemba metes, mos na hyri ne burg me duket hahahaha, hahaha, jane ofshamat e fundit me duket, ma hengri dhe meta. Tani do shohim gallate, nga Vasili i pari, ky monstra i dyti ne rradhe ke PS per tu bere rilindas…

    1. Cubi says:

      Ops .1 maskarejte jane ne halle dhe nepermjet shashkave dhe rremujes duan te ruajne gjendjen.Pos.2 Nese e…. e vertete keta te mafias ruse se bashku me keta te soorres nuk do fitojne dot me Meten te USA-s . Pos.3 te vjedhinakoma nepermjet marifeteve te tilla qe te mos ju hyje gjemb ne kembe se sa vendin Taku shtresa e mesme dhe e varfer ne keto 25 vjet ka qene e destabilizuar por spo del nje grup ti perfaqesoje te ju shporrin ju destabilizatoreve e te stabilizojme shtetin e shoqerine.

  2. braho i pandeshkuar says:

    Pse nuk arrestohet Braho per dhjetera raste te deshmive te rreme?
    Perse nuk arrestohet Braho per shume raste te shantazheve publike, me canta te zeza e me video qe nuk i ka transmetuar?
    Perse nuk arrestohet Braho per fshehje te krimeve qe ai vete ka deklaruar se ka dijeni por nuk flet?
    Dhe ne qofte se per keto e ka fajin prokuroria, atehere pse mediat e pavarura si Tema nuk shkruajne asnje fjale per keto krime te Spartak Brahos? Mos valle edhe Tema eshte kapur nga Braho? Ky eshte shtypi i lire? Kjo ishte marreveshja e lalzit qe edhe krimet e lsise do fshihen nga mediat? Kjo eshte skandaloze per prokurorine dhe per mediat e ashtequajtura te pavarura.

    1. Lsi bande mafioze says:

      Rama duhet te zgjedhe,o levizjen e specialisteve te inkriminuar lsi ose do perballet me uraganin popull te cilit i ka ardhur laku deri ne fyt nga kanceri i kesaj shoqerie lsi dhe bandat e saje.

  3. EDVIN says:

    JA LE LAPSIN NE GOJE LAPSIT O MERO

    HALLALL

    HALLALL

    HALLALL

    1. Lleshi says:

      Sa here kokelopa ka halll nxjerr kete mafiozin plak. Edhe atehere kur i doli videoja doli ky me nje cante gjoja me kaseta me pergjime por kishte kaseta dasme. Edhe kete rradhe eshte e vertete sepse po doli mafiozi e ka bere meta. Kot nuk ka dale shprehja e popullit HAJDUT LSI-je

  4. lala says:

    Doli dhe areyeja pse Meta desh ta vriste doshin.

  5. shqiptari says:

    Mafja e vendit, shikojini shikojini si u rrjepin dhe u injektojne varferi dit per dit.

  6. Dean says:

    Ti,Taku,Dritan prift,Tom doshi dhe Ilir meta duhet qe te katert te mbylleni ne nje Qeli.Atje pastaj zgjidhni problemet tuaja.Une vet nuk e mora mundimin me lexu “komplotin” e zbulu nga Taku,por ajo qe di me siguri eshte se behet fjale per 4 Maskarenj.

  7. Artan says:

    Po te vesh re sesi jane te tere te perzier te vjen te vjedhesh
    Si nuk ka force ky popull te reagoje per te miren e tij?

  8. tano pg says:

    ne leter thuhet edhe qe nuk perjaashtohet qe KM rama te kete gisht po Tema nuk e jep sepse nuk i intereson.perfundimisht kjo gazete eshte bere si zeri i popullit dhe nuk ia vlen te lexosh me ketu.te fala mero gjarprit.

    1. Oni says:

      Ku ta gjesh ZP. Po eshte bere si gazete e lsise thuaj.

  9. rio says:

    Cdo dit Tema po e humb fillin e kallamit….kujdes mero se lexuesit ikin kollaj sidomos sot se sjan budallenj. Per sa i perket baba takut zeri jot ne vesht te zotit.. Gjithmon ke dal rrenacak ishalla kte her per hajer te degjohet llafi :))))

  10. tis says:

    po cfare thua o baba taku!!!??? Na shkrive fare… po pse o baba taku nese like floriri futet ne burg ti mendon se destabilizohet Shqiperia?!?!?!!??? Po jo o baba taku jo, Shqiperia sherohet nga nje kancer nese like floriri burgoset ose zhduket nga kjo toke.

  11. Ardenica. says:

    Po, mor po ! Per 25 vjet Enveri ndertoi vepra industriale, shkonte drejt modernizimit te bujqesise, zhvillonte arsim ,shendetesi e kulture, sigrisht qronte dhe ferrat qe i dilnin neper kembe, ndwrsa keta tani per 25 vjet shkaterruan ato qe u ndertuan, e merren me kompllote,hajdutlleqe si dhe c’do dite qrohen ferrt me njera tjetren e jo nga shteti, ngrihen e lulezojne murrizat e drizat .. mjere populli e mjere SHQIPERIA!

  12. tis says:

    aaah se harrova dicka, jo tom dosho dhe tan prifti, por kushdo qe kontribuon per futjen e like floririt ne burg, duhet te shpallet hero per shtetin Shqiptar.

  13. Tili says:

    Situat qesharake, tabllo sinoptike e nxjerr në dritë nga baba Taku që do shumë Shqipërin.bubuja bubuja Ilir Meta është kreu i krimit të organizuar në vend dhe për ta larguar nga kreu parlamentit duhen protesta nuk besoj se Edi Rama me Tahirin do vrasin në shesh si Saliu me Lul Bashën

  14. timy says:

    o spartak ska me komplote mor zotni ka lufte politike ,po ke fakte se eshte rrezikuar bossi yt meta ,shko denonco ne prokurori .po neve kush na mbron kur na zhvatin horrat e metes ne te gjitha sportelet ku ka pare per te paguar?ky bossi yt eshte i mbaruar ,njerzit e tij po bejne kerdine. shiko vetem ne hipoteke, po nuk dhe paret nuk ke asnje sherbim.lereni popullin te marre fryme ,hapni rrugen, te gjithe e dine se LSI eshte parti e zhvatjes ,pyjet,hipoteka,patentat,drejtesia jane ne dore te LSI

  15. Ardenica. says:

    Dikur nga Ardenica hidhje syte e shikoja si ne lindje e ne perendim fushat. Ne dy anet fushat zbrdhellonin tani ne vjeshte nga pambuku qe shkonte ne kombinate si dhe me luledielli ku prodhohej vaj per popullin. Tani shikon tek tuk kuaj,gomere ,lope e 5-6 dele qe kullosin. Ne te pernduar te dielit shikon ca pleq qe heqin kemben zvarre,apo me shkop ne dore mbledhin bagetite. Te rinjte kane fluturuar keto 25 vjet ,ashtu si fluturuan dreht Elbasanit traktore ,autokombajna e mjetet e tjera ,duke i kthyer ne skrap per t’u shkrire,ashtu si lumenjte qe permbystin fushat ,pasi kanalet u zhduken e i kthyen ne toka “pjellore” , e arat i ka mbytur gjembaci e ferra…….

  16. petro says:

    E qarte fare tani.Ja pse baba Taku prej kohesh nuk kandidon ne Durres.Do ta shhni se sa e don ky qytet kete monster te mbetur nga diktatura.Pasuri pafund, nga i pabreke qe ish ne fund te viteve 80.Zoti eshte i pranishem.Pritet ndeshkimi i tij.

  17. bato says:

    Para Likes , ne burg duhet te shkoje Mona.

  18. Ilirfloriri says:

    mos i beri doshi presion te shkonte ne gjermani te takonte tonin e kombinatit ketij sklerotiku te rrjedhur qe nuk gje pa trazuar!?
    Me duket mizava po ju vjen fundi bashke me m…..

  19. astronomi says:

    e nxori koken ky monstra..ky eshte njeriu me supernegativ qe ka patur dhe ka vendi yne…

  20. Prologu i një vjedhjeje tjetër “në emër të kombit” says:

    E dime e dime qe Meta e ka perdorur Ismailajn per te perfituar dhe per t’i transferuar parate jashte.

    Thjeshte duhet prokuroria te gjeje provat.

  21. Lili says:

    Kushtrim per mbatjen gjalle te horrave?shtrengoni radhe se e hangrem po do me thane ky me kete kushtrim?

  22. edi says:

    sal putana ka vrare me mijra dhe askush spo i ba padi ,
    me ja qit bythen n’pazar ,
    se ky braho vrahu 1 , shperthyet ju .
    po musulman eshte ai ,vrasjen e ka ne gjake .
    pastaj ,ishte kushte per tu ber prokuror ,
    perndryshe karier ska .
    bota i do me pervoje drejtusit e shteit shqiptare
    e cdo insitucion .
    nuk e shifnit ju si cmendeshin pas berishes te huajt ?
    TOPO STRAFULLAH

  23. . says:

    Kafe chagall ishte vendi ku takohej Meta me Ismailaj
    Ne katin e dyte te viles prane ish radio tiranes
    Kalonte dhe Nano ndonjehere andej

  24. Delli USA says:

    Ilir Meta eshte mafoz,tani po luan rolin e babaxhanit qe te kuroj imazhin,jam 100% I sigurt se ai eshte mbrapa Kastriot Ismailajt.Ne LSI jaqn mbledhur plehra si Ylli Manjani,nuk po flas per nje bashibozuk si Spartak Braho.

  25. stela says:

    Oooo Tako rrezikohet siguria kombetare??? Apo siguria e koklopes??

    Oooo Tako, o vendos!!!! Duhet ta kishit kap, qe kur nuk ju begenisi Merkeli. Rama po desh le t’ju mbaj ne anijen e tij, po i bie te fundoset vete pastaj.

    Hajt shporruni ti, shefi jot bashke me ate OJQ fitimprurese LSI, se jeni kthyer ne KANCERIN e Shqiperise.

  26. beni says:

    Foli prape ky pisi I pisave..

  27. latif says:

    LSI ka mbledhur plerat e sigurimit dhe plerat e PD.Po te pastrohet shqiperia nga keto plera do te ndodhe qameti,sikur u vra haleja Azem Hajdari./

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje