Partia Demokratike në projektligjin e dorëzuar sot në Kuvend kërkon hetim ndërkombëtar për të gjithë zyrtarët e përfshirë në marrëveshjen e arritur me CEZ. PD thotë se hetuesit duhet të jenë ekspertë ndërkombëtarë nga SHBA, duke qenë se nuk janë të implikuar në këtë çështje, por edhe nga BE.
Nga ana tjetër PD pritet të ankimojë në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen e arritur mes qeverisë shqiptare dhe CEZ, gjë e cila shmangu dërgimin e çështjes në arbitrazh për prishjen e njëanshme të kontratës.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha pas takimit me ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu i kërkoi kreut të Kuvendit, Ilir Meta që ta përfshirë projektligjin në rendin e ditës për seancën e nesërme parlamentare.
Basha u pyet dhe pse kërkon dorëheqjen e Metës dhe jo të Ramës.
“Nuk kam kërkuar dorëheqjen e Ilir Metës si kryetar i Kuvendit. Kam kërkuar dhe kërkoj dorëheqjen për akuzat që janë bërë në kohën kur ishte zv. Ministër i Jashtëm si personi që qëndron prapa kompanisë DIA dhe këto akuza nuk i kam bërë unë por avokatët e qeverisë”, tha Basha.
Lideri i opozitës tha se me ambasadorin kishte diskutuar dhe për reformën në drejtësi.
Kesaj I thone dridhe like( Lulu)
Si legen qe je edhe kete radhe po ja fut kot. Jo vetem qe e ke kerkuar doreheqjen e gjykimin e tij, por ke kerkuar edhe gjykimin, sepse ju jeni te dyja qelbesira te te njejtit kallep. Eshte normale qe tani ti bashkengjiteni njeri tjetrit derisa ta hani te semave bashkarisht.