Besoj e dini që qeveria ka një portal online për të denoncuar korrupsionin? Besoj e dini që ka edhe një komisariat dixhital, po për këtë punë. Po denonconi atëherë, cfarë prisni, pse ngelët duke u ankuar rrugëve? Por një paciante në spitalin Infektiv në QSUT nuk përdori as portalin as dixhitalin. Ajo denoncoi tek shefat e spitalit një krim, jo korrupsion, ndaj saj dhe pacientëve të tjerë. Doni ta dini cfarë ndodhi?
Pacientja ishte shtruar me infeskion në veshka. Pasi i përcaktojnë diagnozën, përcaktojnë edhe mjekimin dhe infermierja Dhurata Hima do ti bënte shërbimet. Në mënyrë të pacipë dhe të paturpë fare, ashtu sic i karakterizon një pjesë të bluzave të bardha tonat, ajo i kërkonte para sistematikisht për shërbimin dhe pacientja e vendosur nuk i jep. Atëherë fillon hakmarrja. Infermierja i bënte serumet dhe nuk I fuste antibiotikun që kishte përcaktuar mjeku, derisa këtë e pikas një kolege dhe njofton pacianten që priste të shërohej nga infeksioni por që merrte vetëm glukozë. Ndërkohë që shërbimi shndërrohet në kafshëror, duke ia ngulur agen në muskul e jo në damar.
Pacientja denoncon tek mjekët dhe në spital plas bomba. Verifikohen rastet dhe ajo nuk ia kishte bërë mjekimin sipas recetës së mjekut, në të paktën 4 raste. Pastaj i kishte thënë se nuk ka antibiotik. Pastaj zbulohet se antibiotiku që ishte hequr për pacianten në dollatin e infermierisë per 8 dite, ishte zhdukur, pra ishte vjedhur, e padyshim shitur….
Mjekët ishin pataksur. Ata marrin para, por jo deri në këtë pikë…. Pas një mbledhjeje urgjente, pacientja thërritet për të dëshmuar tek shefat e spitalit dhe përfundimisht pretendimet e saj konfirmohen. Paciantes I bëhen analizat nga e para për të mësuar se cfarë dëmi kishte pësuar nga mosmjekimi. Të gjithë mendonin se pas kësaj, infermierja Hima do të shporrej nga spitali dhe uronin pacianten për nderin që i bëri spitalit dhe pacientëve. Pastaj I gjithë personeli kishte shqyer gojën duke folur për maskarallëqet e kësaj infermiereje, që kishte qenë edhe shefe. Pacientja u bë heroinë e denoncimit dhe kurajos qytetare. Mjekët e tjerë e përgënzonin dhe nxisinin të mos hiqte dorë nga denoncimi, pasi infermierja arrogante i përulej tek dera e dhomës duke iu qaravitur qe ta falte.
Po pastaj?
Hiç… kaluan ditë, pacientja qëndroi edhe 4 ditë më shumë në spital që të mjekohej. “Relacioni” nga spitali infektiv shkoi dhe në drejtorinë e QSUT por sërish hic. Infermireja vazhdon të jetë në punë, tashmë edhe më “e fortë”. Pacientja lë spitalin dhe takon shefin për herë të fundit, për të mësuar cu bë me denoncimin e saj. “I kemi lënë zotin”- kishte thënë ai. Bukur shumë. Ndërsa mjekët e tjerë kishin ulur kokën. Beteja ishte humbur. Kapardisjet e invermieres vrasëse se nuk kanë ci bëjnë, kishin qenë të vërteta.
Tani një këshillë: Shpërndajeni këtë denoncim që po bëj unë. Kush ka të afërm të shtruar tek Infektivi në QSUT bëni kujdes, mos e pranoni shërbimin e infermieres Dhurata Hima. Shefi i spitalit ka thënë se i ka lënë Zotin, por derisa Zoti ta marrë vesh se c’bëjnë “bijtë” e tij në QSUT, e hëngrët.
Ndaj ruhuni!
Qofsh i bekuar Mentor Kikia,per apelin shoqeror qe po ben.
Nese e tere shoqeria do te behet bashke kunder dhurata-ve (jane shume te tilla,ne akaparim kriminal me mjeket)ato nuk do te mbijetojne dot me ne korridoret e spitaleve,,,si shtriga kercenuese ndaj jetes dhe dinjitetit te pacientit.
Cfare veshtiresie ka per t’u bere bashke????Per mua ASNJE.
Dikur,para 1990-es,nuk benin vaki keto adhape qe heqin sot pacientet,,,,,qe kane pergjegjesine e mesimit me leke te stafeve mjeksore qe jane ne detyre dhe marrin rrogen per punen qe bejne.
O Lora nuk duhet bere shoqeria bashke moj e nderuar,duhet shteti tu marri frymen dhe ti kalbe ne burg keta/o lloj personash.Kur te filloje te shihet se gjykatat po denojne sipas ligjit dhe po i cojne ne burg abuzuesit e pozicionit te tjeret ndreqen vete.
Eshte frika qe ruan vreshten dhe jo roja.
Problemi u be publik nga stoicizmi i respektuar i pacientes,te ciles duhet vec t’i bashkohemi ne presionin e domosdoshem nga poshte,qe shteti te bej detyren e vet,,,t’i plase burgjeve keta kriminele.
Mesa di une, edhe ne perendim nga presioni nga poshte vijne zgjidhje ligjore e praktike te problemeve te medha.
TUNG,”jam”.
Shteti duhet ta pushoje nga pune dhe denoncoje ne prokuroi, policia duhet ta arrestonte ne flagrance, ndersa prokuroi duhet te kishte leshuar urdher arresti me burg. Te tjerat kur te miratohet REFORMA ne drejtesi.
Gjithandej neper spitale kerkohen para dhe n’qs nuk i jep te vrasin,keshtu me ndodhi mua me nje te aferm timin ku mjeket plehra e trajtuan pacientin me ilace teper te forta pa e ditur se pse derisa ia shkaterruan organet jetesore dhe i afermi im vdiq ne spital.Zoti do veproje sipas menyres se Tij ndaj mjekeve,infermiereve,Ai vendos drejtesi.
Infermjerja ka bere KRIM!
Prokuroria duhet ta hetoje,policia ta ARRESTOJE dhe te dale para gjyqit!
Jo vetem te denohet per SHPERDORIM DETYRE,por edhe per krimin e demtimit me dashje te shendetit te pacientes!!!
Kjo infermjere te kalbet ne burg!!!
Ne radhe te dyte,ministri i Shendetesise te PUSHOJE nga puna mjekun e rojes,shefin e pavionit dhe mbae edhe Drejtorin e Spitalit!!!
Se kush e ka pergjegjesine e kontrollit te sherbimit mjekesor tndaj pacienteve LE TA GJEJNE NE GJYQ!!!
ketu eshte kalbur gjithe sistemi ne korrupsion ,si mjeku edhe infermjeri.Te gjithe kane nje turi per parane.
Si kjo te dennocojne te tere ne cdo institucion/ Kjo duhet dekorurar qe te frymezohen te tjeret dhe te denoncojne te gjithe, gjithcka, se vdiqem duke ushqyer dhe pasuruar te paaftet dhe hajdutet
O Rilindja vrasetare korrupsionin e bere te ligjshem fare. po nuk doni te paguani ju kerkoni qe te vuani.
O Rama e legen o Lalla o i pafte perse nuk vepron prokuroria jane dy raste te pastra fare. Nje eshte demtimi personit me dashje/Abuzim i punes dhe vjedhje…
Rilindja na doli nje flucke sapuni.
kjo eshte mjekesia vrastare e beq-beqes!
turp per ta!
ne burg qenen.
Pse nuk reagoni!Pse nuk komentoni!!! Tasupozojme qe ky gazetar qe ka shkruar emrin ka genjyer,qe nuk mund ta besoj perkundrazi ka treguar nje kurajo qytetare ne ndihme te te gjitheve.Boll bet lla lla lla per politike dhe kur vjen puna ke jeta jone mbyllni gojen.Kemi te bejme me nje krim me vetedije qe jo vetem duhet hequr nga puna infermierja por duhet burgosur e denuar rende.
Kjo eshte per te vene kujen, por opinionit mesa duket edhe ketu ne “TEMA” nuk i paska bere pershtypje!!! Po ministria, prokuroria etj pse bejne sehir? Ai drejtroi duhet larguar urgjentish, ndersa infermierja, duke kryer nje veper penale, “mjekim i pakujdeshshem” minimalisht e ka vendin ne burg. Te gjitha keto i them me rezerve, vetem duke u bazuar ne ato qe thote Z.Kikia, por me qe e njohim per njeri serioz ne media mu per kete dhe duhet te jete i besueshem.
E tmerrshme, te kesh frike mos te te hakmerret pikerisht personi qe duhet te kujdeset per ty…perbindeshja, gjakpiresja e te mjereve paciente
Uroj qe Beqja i sapodale nga burgu dhe pa kokerr leku t’i bjere ne dore kesaj infermieres!
kjo lloj monstre duhet te behet shembull…te digjet me benzine ne mes te oborrit te spitalit
ne rast se spitalin e menaxhojne njerez qe nuk marrin vesh nga mjekesia kjo gje ndodh. po qe se do ishte nje mjek ne ate pozicion dhe do bente detyre e tij sic i takon, nuk do kishte bythe asnje doktor apo infermiere per abuzim.
Tani pervec infermieres duhet te denohen edhe shefat e saj, jo vetem administrativisht por edhe penalisht, sigurisht nese Rilindja punon ne kete drejtim si ne frontin e evezionit.
Po k’saj nxirrini fotografin qe ta shofin te gjithe. Nxirrni fotografi ne edhe atij qe tha I kemi lene zotin.
Eshte per te vene kujen. Shpesh njerezit shkojne te sherohen ne spital dhe perfundojne neper gjykata. Kjo sepse ka kryeinfermiere mostra te cilave i’u njgan se jane pronare te spitalit dhe jo punonjese ne sherbim te te semureve.Nje e tille eshte edhe Estiola Muhollari ne repartin e nefrologjise e cila terrorizon pacientet dhe i neperkemb ata si te jete gardiane burgu dhe jo infermiere. Te kujt jane spitalet, te taksa paguesve apo te rrogetareve..? E keqja eshte se nuk ke ku te ankohesh sepse titullare qendrojne mbyllur neper zyra dhe ruhen me police si t’iu vije ndot te takojne mjeranet qe lengojne jo vetem nga semundja por edhe nga neperkembja e te perkedhelurve te tyre. Zonjusha Estiola mbureshe neper pavion se drejtoresha e spitalit dhe ajo ishin mikeshat e nje ministri dhe nuk trembeshin nga askush. Eshte e turpeshme ne se ministri perkrah vertet njerez te tille…
Infirmierja pa nje mbrotje te te for feve nuk do kishte guxuar kur me vepruar keshtu! Duhet nje hetim PENAL para prokurorise per te gjithe:mjeket qe e Kane laine ne pune-po ndoshta i furnizonte tek private me antibiotik,prandaj e mbrojne?- urdhri i infirmiereve qe nuk ka réagir per kete Krim ,direktori i spitalit’ bravo gazetarit qe bene kete denoncim po kerkojme nga gazetaret qe t’i shkoje puneve déri ne fund qe keto tjera mos te perseriten:pra qe gazetaret te pyesin mjekete pergjegjese,kryeinfirmieren,direktorin e spitalit ,urdhrin e infirmiereve edhe ministrin. Ne boten normale ke saj i hiqet e drejta per te ushtruar kete profession sepse ka vu njeten e pacientes ne rezik me plot di jeni. Pra haras me Krim te premedituar eshte kjo.
Pacientja duhet te marre nje avokat dhe te hedhe Shtetin Shqiptar ne gjyq nga ku mund te marre disa qindra MILIONE leke duke shkuar deri ne Hage nese nuk e fiton ne ate te menderosurin Shtet te saj e tonin bashke.
Keshtu veprohet ne Shtetet Perendimore, atje ku Rama dhe co.. duan ta futin Shqiperine.
Deisa te mendohen Push..taret e Shqiperise merru ca para qe te demaskohen me keq se sa jane demaskuar.
Ministri i shendetesise te kete TURP qe nuk ka vepruar.
Ska me keq ku te veje !!!!!!!!!!!!????????
Eshte Realitei Shqiptar Fatkeqesisht poshte gjerat jane keq ose shume keq, Administrata Shqiptare eshte e korruptuar deri ne fyt e pa afte, une cova vajzen per nje kontroll te syve per shkolle, dhe u kacafyta me Infermieren shume keq, imagjino ca heq kur je i semure, eshte e tmerrshme, nuk e di a do arrij ndonjehere te behet ky vend me Shqiptare, menyra si punohet ne Shqiperi eshte e njejte me Standartet Afrikane, dhe pastaj Kryeministri yne Ankohet pse nuk na pranojne ne Evrope, mendoj se Kryeministri duhet te hape syte dhe te shikoj ca Administrate ka, nuk e di sesi mund te shkojme ne ne Evrope keshtu¿???
kjo esht rilindja ne mjeksi e kudo. Ju qifsh robt ku ti keni.
Ky shkrim na kujton nje film te viteve 70 qe titullohej ” mafia me bluze te bardha ” dhe qe e jepte televizioni shqiptar i asaj kohe,rroft partia komuniste
I plasi trapi Beqes per te semuret,rrofte mami Detja .Urime per kunaten qe e bere drejtoreshe te Doganes ne Durres…
Po ka dhe nje doktoreshe “vrasese femijesh” tek pediatria qe quhet LULJETA KOTE. Mos e lini femijen ne dore te saje se do beje eksperimente fatale me femijen tuaj.
Eshte e LSI. E ka vendosur Monika. Ti rruani lesht, nuk keni cfare ti beni.
Mos jane antare te LSI-se keta, mo?
Kjo eshte makabritet. Po sa raste te tilla mund te kete sa te duash. Po infektimi i personave me qellim e keni degjuar. Kryesisht personave qe kane para, i gjuajne dhe i marrin si kliente. Ketu tek ne ka horror te vertete.
Po tamam si kjo monstra ka plote te tjera dhe keqberese e perfituese nè shume forma te tjera.Mbrojtes te flakte shefat e pavioneve dhe te burimeve njerzore,ata qe i kane siguruar vendin e punes me para.
bravo rilindje,
bravo ilir beqja
neser bej provim me infiermjeret.
turp, kafsheri,e ndyrsillek i politikes
te rroj beqja se dhuraten e kemi na koha e rilindjes se madhe
Duhen ber shembull nja 2-3 kafshe te tilla,me plumbin kokes qe te zene mend te tjeret..
Ndonje lajm per greqine nuk kini ta shajme pak?Lerini keto lajme,per grekun e poshter nuk kini lajme.
Kam një rast me këtë Qiqin që gjasme e jepte lajmin por i hiqte thelbin e asaj që quhet lajm njësoj si kjo infermierja që në vend të antibiotikut bënte veç glukozë. Dhe ju siguroj që dëmi ishte shumë më i madh se infermirja . Mentor Qiqi vrasësi
Zoti Kikia, si gazetar i zoti, do ti lutesha ndergjegjes suaj,po ashtu dhe penes suaj, qe kur te ndodh qe te dhunohet
verbalisht apo fizikisht nje mjek apo infermiere, si rezultat edhe i shkrimit tuaj pacavure , Ju te HESHTNIT! Lerini apo nese MUNDENI ndihmoni, qe njerzit ti duan sherbetoret e jetes, bluzat e bardha! Ju lutem z.Kryegazetar!
Ku eshte prokuroria??Si nuk nderhyn ne nje rast te tille??Por kjo eshte vrasje me paramendim more maskarenj,cfare prisni qe te vdiste pacientja ??Po ky drejtori spitalit cfare pret ??Qe te kalojne ne repartin e kesaj infermjereje??Ne repartin e denimit me vdekje…..???
Urime gazetarit per denoncimin.Drejtoria e spitalit nuk e mban dot me infermjeren kriminele ne pune edhe po te doje.Sikur Monika me Ilir Meten te shpetojne nga gjyqi nderkombetar per aferen CEZ,prape nuk e mbrojne dot kete infermjere.As i paafti minister nuk e mbron dot,Nuk ka pse ben te padukurin,.
Dihet germuar akoma.Ka edhe te tjere,me siguri,me keto instinkte vrastare.
per shqiperine ka vetem 2 opsione ,opsioni i pare eshte qe te na mari ndonje vend tjeter per nja 100 vjet me koncesion , prsh ndonje angli ndonje gjermani, ose opsioni i 2 eshte qe ngrini armet o njeres edhe zdukini ata politikan qe po na pijn gjakun po na vrasin edhe po na varferojn cdo dite, se cdo gje e keqe ne ate vend vjen nga politika se ndonje parti ja ngroh krahet asaj se ska mundesi tjeter,perndryshe rrini edhe shikoni se si ju perdhunojn cdo dite, me respekt per gjithe bashke kombasit e mi
Thjesht eshte korrupsion dhe injorance.
E kam perjetuar vet ne spitalin qendror te tiranes tek urgjenca kur me trajtonin me ilace dhe serume per helmim ushqimor kur ne te vertet kisha gute ne veshka.
Pra ne kete histori me shume personazhe vetem nje eshte personazhi pozitiv,pacientia e guximshme,te tjeret jane te xhytur ne m… deri ne gryke e prandaj nuk mund te bejne asgje.si kjo pacientja duhet te jene shume paciente ,me te njejtin guxim qe te ndryshoje dicka perndyshe njelloj do te vazhdoje.Artikulli tjeter duhet te jete ;kujdes nje profesor(eshe)ne universitet qe te ngel po nuk i hodhe paret!
keto jane pasojat e edukimit dhe korrupsionit qe te mbyt qe ne fakultetin e infermierise. ca prisni ju nivel, cilesi me infermiere qe marrin shkollen me leke, qe mbeshteten nga shefat e pavioneve sepse u pelqen injoranca e infermiereve,te gjithe duhet te denohen nga shoqeria se ka Dhurata sa te duash ne mjeksi qe nuk u intereson fare shendeti i popullit.
Kohen e shkuar, ne lidhje me shendetin ta qajme me lot, por qeveria ketyre personave “human” te veshur me bluza ta bardha, te nxjerre nje ligj qe t’u prese duart, jo ti heqe nga puna. Vetem keshtu behet shteti.