Sali Berisha dhe ÇEZ-i

28 Shtator 2015, 18:18Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

 

Pse është shqetësuar për ÇEZ-in Saliu? Dhe, pse është hedhur në një sulm qesharak me hetim ndërkombëtar? Sepse po i ikën Meta. Por mbas kompanisë së Metës, sigurisht do të vijë edhe radha e “kompanive mjelëse” të Saliut.

Saliu tani, për këtë arsye, po kërkon të zgjerrojë rrethin e implikimit, që të shpëtojë Metën. Në fakt brenda politikës është; por asaj mafioze, ama. Janë të dy të rrezikuar: nëse arrestohet Meta me gjithë këto skandale; merr fund edhe korrupsioni Berisha.

Këtu ka ardhur politika sot. Po Rama, çfarë po bën? Ne nuk po shohim gjë, por nuk duhet të ngatërrohet. Kjo çeshtja Meta tani duhet të lihet të rrejdhe vetë. Po Saliu që po kërkon ta ndërpresë? Asgjë nuk bën dot, se krimi është jashtë Shqipërisë.

Tani është bërë hetimi. Po shqiptarët ende nuk janë në lartësinë e duhur për të krijuar vatrat e mbrojtjes së të drejtave të tyre kundër krimit shtetëror. Ndërkombëtarët kuptohet se e duan fatin e shqiptarëve më shumë se klasa politkie shqiptare. Po krerët e Partisë Demokratike? Ata nuk dihet se ku janë, sepse janë rrëzuar nga pushteti për korrupsion. Por, a mos vallë do të kemi një bashkim të korrupsionit politik kundër avenirit të Shqipërisë, që është futja strukturalisht në Perëndim; përkatësisht në BE?

Gjithë këtë tronditje të krimit shtetëror shqiptar e ka sjellë fakti i ekzistencës së opcionit aktual të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Prandaj edhe mundet që korrupsioni të bashkohet; se ata të bashkur janë; në një kohë që, disave prej tyre, iu humbën dhjetra miliona Euro në Qipro, pas falimentimit të bankave të Qipros. Po Rama, a do bashkohet me Korrupsionin kundër Perëndimit? Deri tani nuk po shohim që të jetë bashkuar, se sokëllima e Saliut kundër tij, me barazpeshë në skandalin e fundit Meta, e tregon që ende nuk duket se e kanë thyer.

Por a do ta thyejnë Ramën këta të dy: Meta dhe Berisha? Të presim. Bashkimi i Ramës me grupin korruptiv Berisha – Meta; do të ishte përmbysje përfundimtare e korrupsionit në Shqipëri, me revoltë popullore, se ky shtet nuk ka para; dhe remitancat e emigracionit, që e kanë mbajtur deri tani, kanë rënë në mënyrë drastike.

Prisni dhe shikoni!

Gjithsesi politikën perëndimore antikorrupsion dhe kundër krimit shtetëror në Shqipëri, shqipëtarët e kane PRO. Dhe kjo nuk është pak. Nuk ka tolerancë perëndimore kundër: Berisha, Meta e kompani. Ky është sukses historik për shqiptarët. Le të shohim dhe një muaj.

30 komente në “Sali Berisha dhe ÇEZ-i”

  1. LORA says:

    Perderisa shqiptaret e kane PRO mbeshtetjen e politikes perendimore kunder korrupsionit e krimit shteteror,do te thote qe as me pak e as me shume shqiptaret e kane fituar vete kete perkrahje ,me qenjen ne lartesine e duhur per vetmbrojtjen e tyre nga krimi shteror.
    TUNG,Taku.

    1. ervin says:

      A nuk je pak kontradiktor ne ato qe thua ? Berisha ka kerkuar hetim nderkombetar ! A nuk eshte ajo qe vete ti kerkon ? Per te tjerat uroj te dalin fjalet se “profecite” e pas Gerdecit i kishe si filaxhi kafese.

      1. Pilo Lala says:

        Ngjela pervec se ka fantazi te shfrenuar, di te lozi edhe Poker, dhe ben bllofe.
        Sala kerkon te shpetoje Meten? Meta nuk ka qene Minister kur u vendos ky Ismaili.
        Ngjela nuk e honeps dot Ilir Meten, se eshte Meta qe e la dy here jashte karriges Ngjelen.
        Edi rri degjon kush do dali nga keto abuzime Miljona Dollare.
        Deri tani te gjithe e dijne qe ne kete valle eshte familja e Berishes, dhe disa transaksione shkojne ne Suedi.

        1. Lulushi says:

          Ata qe bien dhe rrezojne kalane e qelbur Berisha jane: Meta, Mediu, Argita dhe Zeni. Pas ketyre te katerve, iken tere lukunia e hajduteve. Prisni e do shikoni, se nuk keni pare asgje akoma.

    2. Copy Rights says:

      I nderuar Spartak! Keto qe thoni jane te verteta por ceshtja eshte se interpretimi nga ana juaj eshte bere ne menyren me idealiste te saj. Dmth cfare ne fakt duhet te ndodhe. Eksperienca me nderkombetaret ka treguar se ata te gjithe jane pjese te valles. Dalengadale edhe ata qe duan t’i nxjerrin fundin kesaj gjeje do tu mbyllet goja nga ana e cekeve apo Salerive qe i kane xhepat plote. Politika do fuse hundet edhe ne Evrope qe skandali te mbyllet pasi ka peshqe te medhenj edhe andej. Keshtu qe ti ben mire qe i shkruan keto radhe dhe une qe t’i lexoj dhe keshtu thjesht kenaqemi te gjithe duke krijuar e lexuar sikur te ishim duke bere muhabet ne kafene.

  2. Mini says:

    Jo tre, treqind, tremije po trembedhjetemije te vriten e budallai i shokeve te merte pushtetin. Ky Ngjela po me duket si ai Kaprolli qe kujton se eshte Zeber.
    Tani paska dale me receten prisni dhe nje muaj se do na behet Deti kos, se do i hidhka Taku Detit fare kosi.
    O taku dhe komentuesi me i thjeshte e kupton tani se LSI po shkon drejt shkrirjes perfundimtare.Dy forcat PS e PD do e tresin LSIne si kripa qe tretet ne uje pasi e kane kuptuar se i ka shtrire tentakulat ne cdo skute.

  3. toni says:

    O avokat akoma nuk e ke mar vesh se Ilir floriri e ka ngrene derrin mac,rreagimi i Rames duket prandaj Meten e ka zene frika dhe tani akuzon pozite e opozite. Deklarata e Manjanit fliste shume,kur gjykohej Meta Berisha i bente vizite diten e dhenies te vendimit,po me Ramen nuk shkon kjo,Rama eshte nga ata qe nuk e rruan as per familjen e vet e jo me per Meten,ai e ka pritur kete rast.

  4. pronari says:

    kriminelat prap do mbeten ne fuqi
    dhe do celin filizat e reja te krimit
    si ato fidanet qe mbijn kt pritet trungu i pems dhe nga rrenjet shperthejn bisqe te reja
    sepse demokracija dhe perndimi jan nji si bicim superkrimi!

  5. Lymi says:

    Avokat! Durove, durove, por me duket se po behesh kryeprokuror. Do te takoje ty te denosh Berishen dhe Meten. E ben dot ?

  6. Peco says:

    Sa me pelqen ky avokat Ngjela! Pyet vet per cfare i do e bardha zemer dhe pergjigjet po ashtu, si ti doje e bardha zemer. Rralle te ndodh te shikosh nje individ te tille qe endrrat i merr kaq sinqerisht per realitet.

  7. Like Floriri po shkon vete si cjapi tek kasapi. Avash-avash, por po shkon. kete dimer Likja do ta kaloje tek burgu i sigurise se latre, ne Tepelene. Po me Monen cdo te behet? Me te pare e me te bere. Ndoshta i jep nje te shtyme Likes, i merr parate dhe ben muajin e mjaltit me nje nga dashnoret e shumte qe ka.

  8. Jorgo says:

    avokati ka kohe qe ka rrjedhur. Rama me shumicen e tij mbyllen arbitrazhin dhe Rama me shumicen e tij bllokuan me ligj hetimin e marreveshjes. Avokati eshte njelloj me Andrea Stefanin apo Muc Nanon qe kane sindromen Berisha, dhe sikur nje mize ti shkoje afer, Berisha e ka fajin thone.

    1. Pilo Lala says:

      E vertete eshte, por kete rradhe nuk eshte pune mizash apo kacatorresh, qe mund ta mohoj Berisha, jane disa veprime financiare qe jane vertetuar ku kane shkuar.
      Ju ben te fala Bankat e Beogradit, aty kane shkuar shuma te medhaja. Per ke?

  9. ateisti says:

    Ceshtja e CEZit eshte shume e komplikuar deri tani nje e teta ka dale mbi uje dhe kjo i takon Ilir Metes dhe shtate te tetat jane nen uje dhe i takojne plakut legjendar kryemafiozit Sali Berisha.
    Lul Basha kerkon te godase fillimisht Ilirin dhe me vone Saliun duke i thene rri urte se je i perlyer me m..t deri mbi gryke e se vetem syte e ke jashte.Gojen nuk e hap dot se edhe po e hape nuk te lene m..ti te flasesh kaq i perlyer je.
    Saliu do te filloje te eleminoje fizikisht personat e aferm te tij qe kane drejtuar Keshin, cezin e mbas cezit, per te mbyllur implikimet qe ata mund ti bejne si perfitues te qindra milione eurosh dhe i pari qe do ta pesoje do te jete Sahit bej dollapi pi tropoje.
    Te shohim cdo bjere vjeshta e dimri 2015 2016.

  10. Mentari says:

    Me vjen keq per gjendjen Mendore te ketij spekullatori “Politik”akoma ky nuk po e kupton apo nuk don me e kuptuar s hajduti ne kete korrupsion nuk eshte Berisha por eshte Ilir meta me Ismailaj dhe mashtrimi qe Meta I beri Qeverise per te riblere Cez/shqiperia nga krimi I Ilir metes do te humbi 130000000 Euro dhe ai eshte koka e strembullarit te ketij skandali gjigand.Spekullator fokusohu tek thelbi skandalit tek hajduti Ilir Meta se ai eshte bomba atomike e kesaj vjedhje,ai eshte konspiratori I kesaj vjdhje.Dihet gjer tani te faktuara me dokumenta se ai ka future ne xhepin e tij mbi 300000 dollar,Euro whaever.lere urrejtjen qe ke per Berishen se ajo nuk te ndihmon te thash te verteten por hyn ne teme kush I mori parate qe Ismailaj I depozitoj neper bankat ,jane 6 depozita zyrtare qe Ismailaj I ka bere Ilir Metes9Familjes se tij,firma koti por shkuan ne xhpin e Metes.ketu qendro

  11. MAFIOZ TAHIRI says:

    Berisha po terhiqet ???? Ai po kerkon hetim nga Amerika .

  12. Tarrasi says:

    Flini te qete , asgje nuk ka per te ndodhur !

  13. riti says:

    Hetim nderkombetar edhe per Gerdecin ,hetim nderkombetar edhe per 21 janarin qe fajtoret ti varin per koqesh ,

  14. kotandini says:

    Po zoti avokat ju gjithmone keni thene shum gjera te drejta,por ne si popull e besojme se si po fuksionon politika e shqiperise,e kthyer ne klane Mafioze, Qe te gjithe jan kundra njeri tjetrit,Dhe te gjithe jane sebashku me njeri tjetrin, Por kur gjerat vejne ne vesh te popullit injorant,,,, Se persa i perket Prokuroris ata kan marre pjesen e perqindjeve para se te behet pazari,,, kjo eshte shqiperija e shqiptarve me diplloma fallco, dhe me deputete qe e msin forcen me makinat e shtrejta,dhe jo me intelektin intelektual,

  15. "BALASHI" says:

    Avukat! Shi se mos i heqesh ndonje presje ketij vezhgimit tend. E ke qare. Bravo!…

  16. Fillori says:

    Shume zgjaten vuajtjet per shqipetaret!Si Berisho-Vicin dhe Co e zuri mallkimi i tyre vecanerisht per PIRAMIDAT dhe BEMAT e 97-es.Po ta kishin mbyllur me aq mbase do ishin te qet, por u hengri prapanica dhe tani do ta kruajne me PRESHIN E LUSHJES.

  17. timy says:

    TANI ESHTE RRADHA E RAMES TE SHPETOJ POPULLIN SHQIPTAR NGA SUPERMAFIOZET META-BERISHA ME FALNI PER KONOTACIONIN E VENDOSJES SE EMRAVE.JEPU DERMEN POPULLI ESHTE ME TY. META ESHTE MJESHTER I SHANTAZHIT POR DRIDHET NGA FRIKA E REVOLTES POPULLORE.RAMA DUHET TI DREJTOHET ELEKTORATIT DHE POPULLIT ASHTU SIC BEN OBAMA NE AMERIKE SA HERE KA NEVOJE PER MBESHTETJE MOS KI FRIKE ,NJREZIT DO TJU MBESHTESIN .DIL NE POPULL .KULISAT LEJA SAJMIR TAHIRIT SE AI DI TI RREGULLOJ ATO PUNE.

  18. Barist ne Vucidol says:

    Berisha kerkon hetim nderkombetar vetem per kompanine DIA qe nuk diskotohet kjo dhe 6 te tjera si kjo jane ne tave. Berisha harron qe privatizimin e KESH nga ana CEZ kompani Ceke, eshte bere me predikinmin e tij dhe per kete shkoi vete deri ne Ceki, duke takuar personalisht Presidendin e ketij vendi. Ky eshte Kumbari dhe qe ketu duhet te filloje hetimi e deri ne uljen e cmimit te energjise qe OSSHE i shiste CEZ-it, duke pranuar me nje te rene te lapsit nga Bode 30 milion $ dem ne kurriz te shqipetareve. Keto shifra korrupsioni do te demtonin edhe ekonomi te vendeve te zhvilluara e jo me nje skerbythje ekonomi te Shqiperise, ku celsat ja kishte dorezuar fshatarit te Rakickes, Ridvan Bolja qe merrte porosi vetem nga Kumbari i tij Sali. Te gjithe zhurmen po e bejne kriminelet qe jane te tave dhe nuk i kane lene kusur ketij vendi me vjedhje, shperdorime, krime etj.

  19. latif says:

    Kjo puna e CEZ eshte piramide,Koka eshte Berisha me Boden qe e ftuan te rrjepi popullin shqiptar,se i ka paret me thase.Meta ka nuhatje qeni per parane.Vajti tek kerma CEZ mblodhi borxhet me kompanite e Ismailit,i futi ne xhep.Berisha e kishte filmuar dhe tani i nxorri skandalet per te shpetuar veten.Si gjithmone ne raste te tilla Rama eshte per nje vizite ne Amerike.Ka takuar Cipras.Te shohim ke do takoje tjeter!!

  20. Bond says:

    Asgje nuk do ndodhi o Avokat! Likja dhe Saliu jane aq te poshter dhe te fuqishem sa s’ka cfare u ben Rama (pa koqe) dhe ‘nderkombetaret’! Pastaj vete Rama nuk eshte engjell. Ndersa per shqiptaret nuk mund te thuhet ende qe jane popull (ashtu sic e kupton Europa) por nje turme e coroditur dhe tejet e varfer!
    Pamvaresisht ‘profecise’ dhe optimizmit tuaj ‘djaloshar’, asgje nuk ka per te ndyshuar…

  21. skifteri says:

    ****Kujtoni thenjen e Avokatit ne turin e tije per kryetar te bashhkise Tiranes:Keto ndertesa te qeverise jane prej kartoni!…Sa e vertete eshte sot?…

  22. shkrimtari says:

    MBRETI I KORRUPSIONIT DHE RYSHFETIT, LIKE FLORIRI DUHET TE LARGOJE URGJENTISHT DUART E TIJ TE NDYRA NGA POLITIKA DHE EKONOMIA SHQYPTARE.

    Pse Edi Rama nuk ndeshkon Sali Vrastarin dhe Sali Kusarin, por fshihet si skuth pas Drejtesise se Adriatik Llalles qe ka frike edhe nga hija e vet? Pergjigja eshte e thjeshte dhe ashiqare: Sepse me pare Edi Rama duhet te shkeputet urgjentisht nga VAMPIRI makiavelist Ilir Meta (disa dudume analiste e quajne PRAGMATIST) i cili eshte ne rruge ta beje Shqypnine me keq se e beri Sirine komunisti i Moskes Asadi. Afera e Likes me lekat e CEZ-it eshte maja e ajsbergut, por te kujtojme permbytjet e Shkodres qe nga ministri i Likes, Dritan Prifti nga lakmia per te shitur ne Serbi sa me teper energji dhe permbytjet e tjera qe pasuan dhe po te kujtojme vizitat e vazhdueshme miqesore te Like Floririt ne Beograd, afera e borxheve te CEZ-i qe nxjerr tani Saliu eshte si brima fundit e kavalles e nje orkestre te tere enveriste qe po shuan Vatanin pak nga pak ashtu sic nuk ben dot as otomanet e Perandorise turke per 500 vjet me radhe dhe po e afron Shqypnine tone dikur si LULE mali me vleresimin e Bismarkut do vite me pare kur propozoi te te deportohen te gjithe shqyptaret ne Anadoll, sepse Shqypnia eshte vetem nje “Shprehje gjeografike”

    ATE QE NUK E BERI DOT BISMARKU I PRUSISE PO E BEN POLITIKA MAFIOZE E SHQYPNISE

    Prandaj shqyptaret duhet urgjentisht t’i bashkohen BE-se jo per LEKA dhe pasur, por per te shpetuar Vatanin nga Mafia komuniste qe ka zaptuar pushtetin dhe te crrenjosin perfundimisht enverizmin mafioz lindor qe po drejton politiken tone kombetare ketu e me se 70 vjet me radhe dhe qe i ka bere shqyptaret si sirianet e Asadit pa patur lufte. Edi Rama qe erdhi ne pushtet me plot premtime te bukura, tani po perballet me lakmine e VAMPIRIT per leka Ilir Meta nderkohe qe arka e shtetit ka mbetur bosh. Nga ana tjeter OSBE-ja del me nje raport qe fajeson vete Edi Ramen per 200 milione eur qe ka pervehtesuar permes vellait te tij. Prandaj ketu lind pyetja qe avokati Ngjela nuk e thote ne shkrimin e tij:

    A ESHTE EDI RAMA NJERIU QE DO TE BASHKOJE SHQYPNINE ME BE-NE DEMOKRATIKE DHE ANTIKOMUNISTE?

  23. Liridon says:

    Se fundmi PD dhe LSI kane kerkuar hetim gjithperfshires.PS i ngeli te kerkoje qe ky gjyq te behet sa me shpejt dhe te transmetohet direk ne televizion.Te shohim sec do te ndodhe,mgjth kam dyshimin qe kjo bombe u leshua per te haruar raportin e OSBE-se “te dale padashje”.Pergjithesisht ndodh qe Hajnan nuk i ngaterrojne Krrabat.

  24. noah says:

    Kishe mendim tjetër për Ngjelën, por i paska mbetur kunji vetëm te Berisha. Ngjela po përsërit veten në të gjitha daljet në media. Jeton në kullën e vet dhe nxjerr llokma shkrimesh fare pa përmbajtje. Si mor derzi, mund të ndahet Rama nga Meta dhe miqtë e vet mafiozë?! Sipas Ngjelës Rama qenka i pastër… Kjo është për të qeshur dhe për të qarë. Nuk ka nevojë të thyhet Rama. Ai tashmë është thyer përderisa nuk ka arritur asgjë nga ato që premtoi. Rama ka rënë moralisht, politikisht në sytë e votuesve, sepse i la në baltë sa u ul në kolltukun e KM-së. Ai gënjeu dhe fitoi. Ngjelë, bëji thirrje Ramës të japë dorëheqje, para se të bjerë dyshja Meta-Berisha. Kjo që ke thënë është si letra e Brahos se gjoja për Metën shpifin, po me stil tjetër…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje