Dale se nuk keni parë gjë akoma!

28 Shtator 2015, 17:49Politika TEMA

Nga Lorenc Vangjeli 

Paraditen e të hënës është dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë inisiativa ligjore per lejimin e hetimit të pavarur ndërkombëtar mbi dosjen e nxehtë të CEZ-it. Partia Demokratike, ashtu siç kishte premtuar, ndërmorri inisiativën e saj për të hedhur dritë me gjuhë dhe ekspertizë  të huaj mbi një histori me plot hije të zeza dhe gri nëpër të. E nisi zoti Berisha i cili hodhi këtë sfidë publike në parlament, pikërisht në ditët e pikut të akuzave ndaj kryetarit të parlamentit Meta për këtë dosje, por që nisën të devijohen edhe mbi kokën e ish-kryeministrit. Qeverisja e Doktorit i ngjan një kostumi bojaxhiu; një njollë më shumë, një më pak nuk bie shumë në sy. Lulzim Basha, një tjetër bojaxhi politik në vend, e di mjaft mirë një gjë të tillë edhe për shkak të afrësisë me Doktorin.

E vazhdoi më pas edhe Meta. Me një lëvizje të befasishme, Meta u bë i pari që e pranoi idenë e hetimit ndërkombëtar për dosjen CEZ. Ai shkoi dhe më tej kur përcaktoi edhe kombësinë e prokurorëve të huaj që do të hetonin dhe e shtyu objektin e hetimit që nga momenti i nisjes së proceurave të privatizimit e deri në rishtetëzimin e kompanisë. Duke përfshirë edhe menaxhimin e kompanisë që me të gjitha gjasat ka qenë një trekëndësh Bermude ku zhdukeshin lekë publikë në xhepa privatë.

Meta tha se preferonte hetim nga prokurorë amerikanë. Por si për t’u bërë më e pakuptueshme për publikun e gjerë gjithë çfarë po ndodhte, vetë ambasada amerikane shpjegoi zyrtarisht pamundësinë e shtetit amerikan për të hetuar dosje të tilla, pa anashkaluar megjithatë shpjegimin se ndihmësa e anës tjetër të Atlantikut ishte këshillimore. Në të gjithë reformimin e drejtësisë së shtrembër shqiptare.

Ka një mori lëvizjesh në tre javët e fundit, kur palët kanë shkëmbyer akuza reciproke për përfshirje në skandal.

Të hënën, qëndrimin e saj PD e përktheu në projektligj. Nëpërmjet 15 neneve, deputetët e PD-së pretendojnë se do t’i hapin rrugë hetimit të dosjes CEZ nga të prokurorë të huaj, çka do të krijonte jo vetëm klimën e besimit, por dhe të profesionalizmit të hetimit, larg frikës për ndërhyrje politike nëse një gjë e tillë do të bëhej nga prokurorë Bio nga Shqipëria.

Drafti i PD-së fton një strukturë të specializuar hetimi nga SHBA ose BE, të cilave ju kërkohet të dërgojnë prokurorë të tyre për të hetuar në Shqipëri. Nën hetim do të jetë, gjithmonë sipas draftit të PD-së, marrëveshja mes kompanisë DIA dhe asaj CEZ për mbledhjen e borxheve dhe hetimi për dëmet financiare të shtetit shqiptar “…nga realizimi i marrëveshjes për zgjidhjen me mirëkuptim ndërmjet Shqipërisë dhe CEZ-it…”. Me fjalë të tjera, hetimi i akuzave ndaj Metës dhe mbi të gjitha, hetimi ndaj akuzave që po PD-ja i ka bërë kryeministrit Rama. Dhe në këtë mënyrë, ky është një objekt hetimi i mangët. Njëlloj sikur prokurorët amerikanë të ftohen të luajnë rolin e qytetarit dixhital, siç thotë Berisha. Në të vërtetë të dy, edhe Berisha në fillim, edhe Meta më pas kanë nxitur një hetim të pandërprerë që shkon në të dy skajet e segmentit që nisi që me privatizimin e CEZ-it e deri në largimin e tij. PD-ja këtu hesht. Sepse për të çuditërisht mungon edhe skaji i parë, privatizimi i 2009-ës, edhe fakti që njëlloj si DIA e Ismailajt, gjashtë kompani të tjera ishin të përfshira në skemën e mbledhjes së borxheve të këqia të energjisë.

Ky është dhe momenti që e bën gjithë projektligjin njëlloj si ftesa për drekë: ftesë e çuar sa për të larë gojën. Në një histori të tillë kur më shumë se për furça juridike dhëmbësh, interesi publik kërkon dentistë për të shkulur dhëmbë të sëmurë e plot infeksion, objekti i paplotë i hetimit kompromenton gjithë hetimin. Me gjasë, dy partitë e maxhorancës do të jenë kundër këtij objekti të veprimtarisë së ligjit dhe pavarësisht se do të duan të garantojnë votën pro, do ta shtrijnë atë edhe në mënyrën e privatizimit të kompanisë së energjisë në 2009-ën, edhe në hetimin e gjashtë kompanive të tjera borxhmbledhëse.

Skandali i CEZ-it nisi si një histori mediatike, por që nuk mund të mos kishte një prapavijë shumë të fortë politike, siç ndodh sa herë që në lojë janë shumë para dhe shumë vota. Në emër të votave dhe të parave, në emër të ekuilibrave të së shkuarës dhe të nesërmes, urrejtjeve të vjetra dhe dashurive të reja, interesave, deformimeve, riformatimeve e kështu me rradhë, duket se kjo dosje do të diktojë shumëçka në Tiranë. Sepse vetë Tirana është ndryshe qoftë nga fillimi i shtatorit të këtij viti, qoftë nga shtatorët e viteve të shkuara. Për ta shpjeguar atë mund të mjaftojë shprehja proverbiale e kryeministrit në një shtator tjetër në Parlament, sapo kishte nisur qeverisjen e tij: “Daleni se nuk keni parë asgjë akoma!”.

Dosja CEZ ende nuk është parë në gjithë kompleksitetin e saj; ajo është vetëm një pasqyrë e vogël në të cilën politika e madhe në Tiranë mund të shohë vetveten. Ka shumë detaje të pasigurta në këtë tablo, por njëra është e padyshimtë: ky do të jetë një dimër i madh në Tiranën e vogël, të mbushur me të njëjtët personazhe që venë e vijnë! Me personazhe që lëvizin njëlloj si lavjerësat e orave të murit që shkojnë sa nga e majta në të djathtë e anasjelltas duke trazuar e drithëruar gjithkënd. Edhe regjizorët, edhe aktorët, edhe spektatorët që normalisht ftohen të votojnë dy herë në katër vjet.

P.S. Në PD thonë se Doktori nuk e ka marrë kurrë seriozisht pasardhësin e tij në krye të partisë. Të njëjtën gjë e thotë duke qeshur edhe vetë Doktori. Mbasi bëri kohën me shi e me diell për shqiptarët në çerek shekulli, me siguri ai tani sheh me pezm sesi kanë planifikuar për të një dimër të madh e plot vetmi. Sikur të mos u dilte dimri që i shkaktuan shqiptarët në verën e vitit 2013.

Javanews.al

38 komente në “Dale se nuk keni parë gjë akoma!”

  1. Jorgo says:

    Lorenc, i ka dale boja diversioneve te tua, asgje nuk del, asgje nuk gjen, askush nuk ndikohet nga bllofet e tua te shplara.

    1. ervin says:

      Lenci mos i qaj hallin doktorit por Metes. Je bere si canta e baba takut qe vetem leter higjenike ka brenda.

      1. kru- fush kru says:

        ku j tu shku ti ere? -m kru, -hep

        po ti ere ku j tu shku? – m fush kru,-drep er drec drep.

      1. pilo says:

        po une qe e lexova, apo ti “cub” mendon se vetem ti je njeri? Kujdes, ketu jemi ne lidhje direkte me studion, prandaj kur shkruan duhet edhe te presesh mendime te atyre qe sipas ty nuk jane njerez.

      2. koco says:

        Keto lloj shkrimesh te porositura deshmojne ne menyre proverbale thenjen e popullit pune qenerish ” Qeni leh atje ku ha ” No Com.

      3. sokrati says:

        Po mos e kishe lexuar nuk do komentoje

    2. zoti Vangjeli…ke folur bukur,paster dhe shkoqur !

      Leri te tjeret ne mjerimin e tyre ,bravo !

    3. tiku-taku says:

      jan bo kto gazetart e sodit si bole kanari,sillen sa anej -knej e sthone asgjo.thojn ky asht i implikum knej e ai i implikum anej. po kur e di te verteten pse nuk e denonco mor tutkun,a nuk asht pikrisht kjo detyra e gazetarit, me than te verteten sic asht?

      i moren ne qafe prishja e smt-ve e nb-ve e koprativave kto gazetart si pune e ktij tipit, se per asgja tjeter sjan ,vec me thane statistika e arritje si m kohen e dulles,puthbithsa.

  2. sit..back..and relaks →→→ says:

    lesh me qime na the o vangjo po te pakten ajo qe vihet re eshte nje lloj pezmatimi i joti. se nga se e ke do na e thuash me vone ne artikullin pasardhes.

    1. Dean says:

      Hahahahaaaaa….. ”.mje lloj pezmatimi….”
      Lorenci eshte ne pararoje dhe disa lajme i mer vesh me pare se te tjeret,prandaj edhe ndoshta eshte i pezmatu.Ndoshta ”miti” i Ilir Metes po venitet ne trunin e Van-Gjelit.

  3. Artan says:

    Po Ti lorenc po ben presion qe kete shkrim qe po doli kjo do dali edhe ajo e po doli ajo e ha edhe ti. . .
    Leri keto lojra te neveritshme se nuk perfaqeson asnje mendim si gazetare je apo nuk je per hetim? Ke investiguar ndonjegje vete apo ja fut kot e merr honoraret e shkrimit qe e ke totalisht corientues per lexuesin.
    Me dy fytyresi nuk ndreqet gje . . .ndaj mendoj se duhet te heshtesh e te mos besh shkrime “kercenuese”!
    Gazetare te blere asgje me shume!

  4. Toni says:

    Berisha ne BURG?

    Fjalia e fundit shum interesante.

  5. Gerti says:

    Ky zari i Metes ka dy muaj qe shkruan artikuj per tym, vetem ben sikur ben diversion. Problemi eshte qe as ai vete nuk i beson ato qe shkruan.

  6. LORA says:

    Ne gjithe keto pirueta qe ben more z.Vangjeli,nuk e gjen dot nje shteg ku ti vete te investigosh se ku vene parate e djerses dhe gjakut te shqiptareve????
    C’me duhen mua levizjet-kurvlliqe te subjekteve qe ti merr ne analize.
    Parate Lorenc,ku jane dhe kur do t’i kthehen shqiptareve????

  7. bujar says:

    Si do ta shtrijne hetimin rruga e parave tregon pisllekun

  8. ligji says:

    cfar pordhe me er livando!
    parfum bio mo!
    po nderkombtaret jan kriminelat me t mdhenj mer!
    se ata jan te mceft.
    shqiptarzi krimineli te pakten e bo krimin haptas me burrni n faqe t gjindjes,kurse perndimor hardhucka tartabiqet e bojn krimin mceftas dhe me varjantin doren n qaf gishtin n byth!
    po,perndimi e katandisi shqipnin ne eposin e krimit!
    perndimi i perkrah kriminelat shqiptare.
    se fjala perndim osht sinonim me fjalen krim.
    un i kam pa vet se cfar kriminelash te ndyre dhe te pacip e te pafe e te pander jan hetuesat,gjykatsat,prokuroret,avokatet pendimoro demokratik!
    ata jan edhe bythqira.
    mu me ka marr karin ne goj hetuesi zvicerran ne dhomen e hetimit.
    dhe kishte pi drog.
    dhe me tha do te t denoj sepse nuk e paske karin shum te madh.
    e donte mbi 20 cm te gjat qe ta lepinte “akulloren karnore” burrakurva hetusqire pernimore zvicerrore kurvotore .
    po nuk e pat njiher qe sa “e mori ne bes mbrojtse” amerikani Trebicken “i ndodhi aksidenti automobilistik” atij!!! aksident automobolistik ne maj te malit ku s ka as trafik kafshesh!!! aksident pa trafik.!!! si puna e mehmet shehut qe vrau veten me dy plumba!!
    o trapa shqipetare!
    po s ishit vet per veten tuj te hujt thjesht jan me jua qi breket juve. dhe ka plot bythqima tradhtare shqiptare qe behen grup ne kte bythqirje masive pasive publike…

  9. GerdecBomba says:

    Mos e prishni radhen! I pari sipas kanunit esht don Brisha I kudondodhur atje ku esht nje vrasje mafjoze, korrupsion, vjedhje kutish votimi me me radhe.

    MBANI RADHE. don Brisha i pari te tjeret nga pas nje nga nji si n’radh te qumshtit. OK I kan zdhduk gurret e radhes se nates ne radh t’qumshit.

  10. Xy says:

    Lorenc ! Kesaj qe thua ti i thon lesh me qime moj. Qazime . Perse nuk e ve piken mbi I apo te vjen keq per. Lilen .kk

  11. Lili says:

    Oh ,eshte shume e thjesht:eshte nje organizm ne Bruxelles qe lufton korruptionin neper apo nga shtetet anetare te be-se OLAF,e mbasi CEZ ka perdor fonde evropiane,mbasi sebastian fjale ka pasur- au minimum-nje konflikt interesi ketu ,Qytetaret shqiptare duhet t’i drejtohen OLAFIt per investigim te vjedheve qe Jane bâ !

  12. emigranti says:

    ja ke fut kot lenco, do te shperndash tym me porosi nga shefi yt meta

  13. Lili says:

    Edhe si per cudit do te lexoni se si OLAF,ne ku afer te ndihmave per Vendet jo alla n’evrope ka denuar nje shoqeri serbe-EFT ne e Fazlicit?- per korruptione e mbifakturime,skeme kjo qe po perseritet tek ne Aide extérieure
    Double facturation de travaux dans une centrale électrique en Serbie
    En juillet 2004, l’OLAF a été informé par la Cour des comptes européenne (CCE) d’une possible double facturation par un consortium privé participant à la modernisation et à la réhabilitation d’une centrale électrique en Serbie.

    Ces travaux étaient financés et gérés par l’Agence européenne pour la reconstruction (AER). L’entreprise censée délivrer le certificat final de réception des travaux a prévenu l’AER que les factures et rapports soumis par le consortium étaient «discordants, douteux et qu’il était difficile d’en rapprocher les données».

    L’OLAF a alors ouvert une enquête qui a révélé que des prestations avaient été facturées et comptabilisées plusieurs fois. Il a transmis le dossier au bureau du procureur compétent. L’AER a pu éviter de verser des montants dépassant le cadre contractuel. Le préjudice

  14. Ndok Llesh Preng Gjon Ndue Din Gjin says:

    Ky Lorenc zetrashi shkurtabiq ka disa dite qe perpelitet me keto artikujt e dhjere qe ben. Ca halli ke Lenco? Ngele pa buke?

  15. SuloKapedani says:

    Meta kerkon hetim nderkombetar pasi ai shpeton berishen dhe mbas tij meta,luli e me radhe.Ky eshte stili i derdellitjes ne popull dhe pastaj asnje nuk ndeshkohet.Z. Lu eshte miku i mikut berishjan i blere nga pooton books dhe podesta grup me parate e shqiptareve.Ju z. Lorenc i lini ca gjera pa i thone troç.Thuaji ne shtyp se te klani nuk te le fevziu me preçin e zogajve.

  16. tironci says:

    kur esht bo dhe ky legeni qe ne 2011 nuk lente asnji studio pa SHAR METEN HAJDUT..tani esht keshilltari i METES..cfar IRONIE me njerzit…OOOO ZOTTTT

    1. Ben10 says:

      Lale…., t’ka shku men’ja per carac….. Mos u boni kaq trima se jua dime bulëlëlinë…, i e futi nanji tas grosh, se ktij as ke maja e toçit i i vini…. O…. toç!

  17. stela says:

    S’kemi pare gje akoma????

    C’fare mo Vangjo, do dali Meta pa breke????

  18. Mini says:

    Te maresh Lorenc Vangjelin per analist eshte njelloj sikur te maresh kasapin per dentist.
    Me vjen keq qe po e them por ky qenka i trullosur fare. Shkoni ore merni ndonje ne shkollen fillore se me siguri eshte me i sakte eme stabel se ki mulli geshtenjash.
    Mos i botoni me shkrimet e tij se po na qesh dunjaja. Ky dhe dhite i nxirka me tri kembe e jo vetem kaq, por ngulmon qe ashtu eshte.
    Hik o Lorenc se po na vjen per te vjelle me budallalleqet e tua, hik o Lorenc gjej ndonje skute e fshihu e mos shkruaj me, se po qeshin dhe kafshet e pyllit.

  19. Likja says:

    Ky është nje tip Hurjaipi!
    Tepër i pështirë!

  20. Lsi says:

    Historit e kafeve te Sheratonit duhet te marrin fund nje dite.Opinioni publik duhet te di te verteten dhe jo te verbohet me ca perralla kafenesh.Lsi eshte me e forte se kurre dhe cdo sulm qe i behet e bene akoma me te te forte.Pyes veten kush se kush do jet pasardhesi i Bamit dhe Ismailajt.

  21. beni says:

    SHUME I ndyre duket ky vangjeli,i jep meta ca para e ky kerkon ter mbroje milionat qe vodhi meta,prokurrorria ta fuse dhe kete palcone burg bashke me meten,,,,

  22. Verteta says:

    Ky vangjely dhe zaloshnja Jane ne merzite shume se e Kane kuptu se ps e pd po ja fusin ilirit e lsi keta te dy Ishin kodoshat iku likja ne burg per Nja 20 vjet me gjithe gjithe komunistat e lsi Jane ba si isis te lsi te gjithe te korruptume te vine ne londer se edhe ketu ka shpija ilir meta ka ardhe Koha me dhane llogari ato shpijat qe ka ne gjirin e lazrit shtetl ti bajne shpija pushimi per pleqte e jetimat keshtu ashte Kur nuk ngopesh tu vjedhe gjak pirsat plehat .

  23. nuk e kam pasur idene se per cfare behej fjale,dhe i dhashe te drejte autorit te shkrimit,por kam qene gabim .
    Te gjithe qe e shajne kane te drejte !

  24. vang says:

    ASGJE NUK DO TE NDODHE SEPSE MBAS VETOS SE QEVERISE CEKE PER RRUGEN E SHQIPERISE NE B.E. SHQIPERIA U TERHOQ DHE CESHTJEN E MBYLEN. TANI TYM VETEM TYM .KERKON BERSHA HETIM NDERKOMBETAR KUR AMBASADORI AMERIKAN NE TIRANE,E KISHTE DHENE PERGJIGJEN E TIJ LIDHUR ME KETE.EDHE KETE RRADHE BERISHA DO SHPETOJE BASHKE ME GJITHE TE TJERET.TE GJITHA BEHEN PER KONSUM GAZETARESK OSE PER TU THENE NDERKOMBETAREVE SE NE PO PERPIQEMI TE BEJME DEKRIMINALIZIMIN.

  25. noah says:

    Çfarë i ka ndodhur Xelit?

  26. Bureto says:

    Dhe keshtu perralla e 1001 neteve vazhdon…!U harruan, ’97-ta, ’98-ta, Rruga e Kuksit, marreveshja e detit, Gerdeci, 21 Janari, etj me te vogla, ngaqe nuk kane patur edhe krime me vrasje njerezish brenda tyre, si psh ajo me protagonist Tome Doshin. Kjo ka qene dhe mbetet strategjia, e politikes mafioze shqiptare, e cila duke qene se eshte futur deri ne fyt ne pisllek, te vetmen menyre per te shpetuar eshte te hape shume ceshtje njeherazi, te ushqeje median me gjysem te verteta dhe media, si kreature e kesaj kase politike, e ben kete me zell, dhe keshtu i arrihet qellimit. Iken 25 vjet, te ikin dhe po kaq dhe keshtu kemi vdekur te gjithe. Bijte nipat dhe mbesat le te gezojne trashegimine e piste te eterve. Sepse atehere, kush do t’ia dije??! Do lindin probleme e halle te tjera dhe keto do t’i mbeten historise dhe do te tregohen si perralla qe do fillojne me: Na ishte nje here nje Berishe, nje Mete, nje Nano, nje Mediu, nje Frangaj, nje Nikoll Lesi& Frrok Cupi, nje Zeni etj etj dhe me keta mafioze, femijte do t’i zere gjumi…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje