“Ligji 2B për ‘hetim ndërkombëtar’ nuk zbardh, por e varros aferën CEZ. Arsyet janë të qarta”

28 Shtator 2015, 20:07Politika TEMA

Deputeti socialist Erjon Braçe, thotë se projektligji i propozuar nga ana e Partisë Demokratike për hetim ndërkombëtar për aferën CEZ, nuk synon gjë tjetër, veçse varrosjen e këtij hetimi.

Sipas tij, projektligji i paraqitur nga demokratët, në fakt është një amnisti për rrjetin e kompanive CEZ dhe familjarët e zyrtarët e Berishës.

“Ligji 2B për “hetim ndëkrombëtar” nuk zbardh, por varros “aferën CEZ”.

Është amnisti për rrjetin e kompanive CEZ dhe familjarë e zyrtarë të Berishës të përfshirë në lobim, vendimmarrje e përfitim në marrëdhënie me CEZ.

Nuk e di ende se kush eshte “eksperti” qe ka hartuar ligjin e PD per “hetimin nderkombetar” te “Ceshtjes CEZ”.

Dhe ne fakt as qe me duhet.

I gjithe projektligji reflekton shume qarte; Hem padije mbi “ceshtjen CEZ”, hem perpjekjen e forte per te mos hetuar plotesisht “ceshtjen CEZ”.

Ja perse;

Se pari, nuk ka CEZ, por ka “CEZ Shperndarje”, ka “CEZ Albania”, ka “Cez Trade”, ka “CEZ Service”; cilen nga keto do hetoje PD nderkombetarisht?;

Se dyti, nuk ka CEZ, por ka nje rrjet kompanish paralel me CEZ, te cilat, kane qarkulluar miliona euro si shpenzime duke zbrazur disa arka e mbushur disa te tjera, por jo arka publike ne Shqiperi;

Se treti, nuk ka CEZ pa privatizimin, ndaj hetimi i plote nis atje ku filloi kjo histori, tek privatizimi i OSSH, procedura, konkurimi, kontrata, anekset-posacerisht “deklarata rregullatore”;

Se katerti, nuk ka CEZ pa vendimet favorizuese te njerit prej ministrave te Qeverise Berisha dhe posacerisht ERE, nga viti 2009 deri ne pranveren e vitit 2013; vendimmarrja e ERE perfshin: vendimet per tarifat e furnizuesit publike me shumice te energjise elektrike, nivelin e humbjeve ne perputhje ose jo me deklaraten rregullatore, nivelin e investimeve, nivelin e humbjeve;

Se pesti, nuk ka CEZ pa vendimet e disa gjykatave gjithnje ne favor te CEZ dhe ne dem te qarte te kompanive publike ne sektorin e energjise apo Buxhetit te Shtetit;

Se gjashti, nuk ka CEZ pa rrjetin e plote te kompanive te kontraktuara per mbledhjen e borxheve te keqija te CEZ; nuk eshte vetem DIA por 7 te tjera me te njejtin status kontraktual, madje disa prej tyre te parapaguara e me perqindje perfitimi deri ne 50% te vleres se cdo fature te rikuperuar;

Se shtati, nuk ka CEZ pa vendimet ne seri te Qeverise Berisha per shlyerjen me force, permes bllokimit arbitrar dhe marrjes se parave publike te dhe nga llogarite financiare te kompanive dhe institucioneve publike, shoqeruar me bonuset respektive per kompanite e mbledhjes se borxheve te CEZ.

Pas tyre; pa asnje hezitim te hetohet edhe marreveshja e lidhur nderkombetarisht mes Qeverise dhe kompanise CEZ!

Nuk ka hetim pa hetuar gjithe sa me siper. Kur thashe “hetim gjithperfshires” jave me pare ne Kuvend e dija se: Sali Berisha nuk do pranonte kurre nje hetim te tille!!

Ky ligj eshte prova!

Ky ligj nuk synon te hetoje ne menyre te plote gjithe aferen CEZ! Jo! Ky ligj synon te varrose perfundimisht aferen CEZ. Keshtu, as qe e marr mundimin ta votoj-meqe Basha donte pergjigje.

Nese do te hetohet plotesisht, atehere po ua them sot:

Gjithë familja bilologjike dhe politike e Sali Berishës, përfshirë në lobim, vendim e përfitim, do të merret e pandehur”, shkruan deputeti socialist.

17 komente në ““Ligji 2B për ‘hetim ndërkombëtar’ nuk zbardh, por e varros aferën CEZ. Arsyet janë të qarta””

  1. feniks says:

    Kjo eshte nje prove e forte per EDI RAMEN qe te mos beje te PADITURIN!!!
    EDI RAMA!!
    Degjoje mire Erion Bracen se do marresh mbi vete gjithe URREJTJEN E POPULLIT ashtu sic e mori krimineli Sali Berisha ne 1997!!!

    1. ganiu says:

      erion kjo qe ben eshte diversion per te treguar ne syte e njerezve qe une jam ai i meparshmi antikonformist dhe i rrepte per zbatimin e ligjit. Ne fakt keni dy vjet qe keni ardhur ne pushtet me premtime te medha dhe mendoj se edhe ti je i njemendie se ajo qe ju solli ne pushtet ishte premtimi per te denuar berishen si individ dhe berishizmin si menyre qeverisje. Ju premtuat se per ta shpene ate perpara drejtesise do te paraqitnit prova te pakundershtueshme perpara gjykates por deri me sot nuk keni bere vecse keni zhgenjyer pjesen me te madhe te atyre qe ju votuan dhe haracin do ta merrni pas dy vitesh. Vetem per te qene kryemiister ai i gjati kryetari i partise tuaj pervec marreveshjes se felliqur te 1 prillit me megahajdutin meta gjate ketyer dy viteve nuk ka bere thuajse asgje, Nuk ka vendosur shtetin ligjor teksa sot degjojme ende te bilbilosin kriminele si berisha basha mediu bode ruli tafaj imami e deri tek fullani. Ju nuk keni deshmuar se jeni te vendosur te cbeni koncensionet kriminale te cilat vazhdojne te furnizojne me financa kriminelin berisha bode dhe familjet e tyre, ende minierat jane ne duart e pd, po keshtu burimet e naftes, ku jane premtimet per lotarine kombetare, per rapuscanin, per armon, per cez, dhe per shume histori te tmerrshme korruptive te berishes dhe familjes se tij. Eshte skandaloze sesi kryeministri ka nje jave qe rri ne usa me parate tone dhe shkon ne lloj lloj seminaresh me gra e burra me klerike e lgbt nderkohe qe vendi zien nga lajme per korrupsionin e deri tek ai per destabilizim te sigurise. Ceshte me ky kryemisniter skandaloz mos ndoshta ka ndermend edhe atje ku s’po e pret askush te hapi ndonje ekspozite ? Ju e patet mundesine per te bere dicka te mire erion por e humbet ate, voten time e humbet e bashke me te edhe te mijra shqiptareve te tjere qe i mashtruat dhe i goditet shpresen per tecilen ju votuan dhe jo pak. Turp dhe zhdukuni edhe ju mjaft me me estrada se puna e kesaj qe ben ti.

  2. SuloKapedani says:

    Ju z.Braçe i deklaroni keto gjèra po deri tani kartoni juaj nuk ka vepruar.Po veproni ne favorizim te bemave te saliut me bashibozuket e tij.Ligje e saliut kane qene per shkaterrim te vendit dhe per tu pasuruar ai me ane te vjedhjes se shtetit.Te shohim z.Braçe por bathet thote populli nuk tregojne mirè.

  3. Lili says:

    Bravo! Ma se e vertet!

  4. goni says:

    Kur do te vije ajo dite qe te gjithe hajdutet te futen brenda.

    1. kuq e zi says:

      Kur te jesh gati te injorosh cdo ngjyre politike dhe te votosh per cka bejne dhe jo per cka thone
      Dhe ne fund te protestosh i pari kunder atij qe ke votuar nqs nuk mban premtimet

  5. perralla me sali says:

    Nuk e di nuk arrij te kuptoj.Po nuk ka akoma ligje ne Shqiperi per tu hetuar dhe ndeshkuar ata qe e shkelin ligjin.Nuk paska akoma ligje ne Shqiperi per tu ndeshkuar hajdutet?Po çjane keto hetime nderkombetare dhe jashte tokesore qe duan te na mbushin mendjen per pastertine e politikaneve tane shkerdhata?Cfare ben dhalla?Nuk mjaftojne tere keto bema per te filluar nje hetim kombetar pastaj te fillojne hetimin nderplanetar te Sali Plehut?

  6. Demokrati says:

    Privatizimi I Sistemit te Shperndarjes, qe konsiderohet si hapi me I rendesishem, strategjik ne kete hallke te rendesishme te Sistemit Energjetik te vendit tone, fatkeqesisht eshte realizuar me konkurence ZERO?! Ne momentin e hapjes se dokumentave per vleresim, komisioni ka patur vetem nje oferte, ate te kompanise Ceke CEZ !?
    Mjafton vetem ky fakt per te kuptuar dhe pritur gjithcka qe ka ndodhur e rrjedhojat qe pasuan kete bicim privatizimi!?
    Gjykimi duhet te filloje qe nga ky moment!? Duhet gjykuar shkaku dhe pastaj pasojat,sepse fillimi I gabuar e katandisi ne faliment sistemin e shperndarjes.

  7. Albi says:

    Ore zoteri, jeni ju ne pozite jo Berisha. Ligjet, per aq kohe sa hetimi beheshka me ligj, i kaloni ju. Merrni pjesen e mire te asaj qe propozon PD-ja, shtojini keto pjeset e tjera qe keni merak ju, dhe bejeni hetimin gjithperfshires. Kujt po ja kerkon ligjet ti si mazhorance?

  8. Mentari says:

    Brace mos spekullo se me dukesh qe po kerkon te cvendosesh vemendjen e korrupsionit te Ilir metes dhe ate krimine e tuaj se ps qeveria juaj e bleu ate CEZ duke firmosur humbjen e shtetit shqiptar te me shum se 500 milione eurosh.nje vendim .amator, korruptuar dhe kriminel.Tani po na kerkon te na besh hetimin se si eshte krijuar CEZ? ore fokusohu te gjish se kush I ka amrre ato parate qe ka depozituar Ismailaj dhe aty do te gjish qe pse qeveria e juaj e ribleu ate CEZ?kush ishte ne ate riblerje? dhe pse u be ajo riblerje me humbje te medhaja te shqiperise,dhe tjera eshte qe pse ne ate riblerje u fut garantimi qe shqiperia eshte pergjegjese per ate gjygjin e Arbitrazhit qe e denon shqiperine me 130 milione Euro.Kush ishte mbrapa asj kontrate qe shqiperia duhej te kishte ne shpine ate Arbitrazhin qe ishte nepermjet CEZ dhe Ismailajt? ketu eshte korrupsioni dhe mos kerko te na denigrosh ate te verten.

  9. nini says:

    Brace ,po kalon nga nje deputet, qe lufton te dale e verteta ne pah,ne nje njeri te bezdishem ,qe vetem jep informacion. Populli e di kaq mire skandalin CEZ- it sa dhe ju nuk jeni ne nivelin e tij .Populli ju ka dhene voten per ta perfgaqesuar ne kuvend dhe ju duhet te veproni. Qe tia beni te qarte Saliut dhe Lulzimes ,ju sduhet te hapni rruge ,por te kerkoni ,qe hetimi te filloje qe nga privatizmi kriminal dhe deri sot. Sa per kompanite qe grumbullonin debitoret ,nuk ishte vetem kjo e Ismailit ,por dhe 6 te tjera ,qe duhet me cdo kusht te hetoen. Jeni mazhorance dhe ja impononi me vote ,ndryshe Brace mbyllni gojen dhe shkoni ne zgjedhje te jashtezakoneshme ,se ju nuk perfaqesoni elektoratin socialist ,por interesat e ngushta te Rames . Kjo tregon se PS e vertete nuk ekziston ,por jeni nje konglomerat qe ju sundon Rama dhe cunat e bllokut.

  10. Aliu says:

    Po ik more Brace se po na i nxjerr Berishen te pakapshem .Ke rreshtuar mundedite dhe pamundedite dikur te jesh gjygjetari i Strasburgut . I beni te gjitha me qellim qe te shplani trurin ketijpopulli ,gjoja e nisem ,por Berisha po narreshqet si njale ,ben dredha ,eshte i pakapshem ,jo vetem nga ne por dhe nga nderkombetaret .
    O POPULLL DEGJONI DHE MBANI VESH TELLALLXHIUN ERION BRACE . ESHTE PA SUKSES KJO PUNE ,MIRUTAKOFSHIM NE PROCESE TE TJERA .HA HA HA KY POPULL I HAN TE GJITHA . SERIOZISHT E MORET JU QE DO TI KAPIM SALIUN DHE METEN ??? PO JO DO TE KAPIM DHE TAHIR MAFIOZIN .
    PRIT GOMAR TE MBIJ BAR .

  11. daku says:

    Ky vetem llafe ka. Bla Bla Bla ka kaq vjet me letra e fakte neper duar dhe llomotit kot se koti. A ka nje emer qe eshte vene para pergjegjsise?

  12. bra,ho,ho says:

    Sa te vi Braçe ne pozite pa do ta shikoni,te gjithe PD ka per te hetuar. Por fajin ja ka Berisha qe nuk kalon ne opozite.

  13. Bashkim says:

    HETIM, HETIM HETIM GJITHE PRIVATIZIMEVE TE KOMPANIVE TE MEDHA KU KANE LEVIZUR MILJONA E MILJONA DHE RRUGA TE CON TEK SALIU I CILI KA PUNUAR E PUNON ME PLAN PER TA SHKETERRUAR SHQIPERINE. PARTIA E TIJ E PERDORUR SI MASHE PER REALIZIMIN E QELLIMEVE TE TIJ KEQDASHESE ESHTE KATANDISUR SI NJE OPOZITE KARAGJOZE QE MERRET VETEM ME THASH E THEME DHE KETE E BEN PER TE HUTUAR OPINIONIN PUBLIK. POPULL MOS RRI DUAR KRYQ NGRIHU E PROTESTO E NE PROTESTE TE BASHKOHEN TE GJITHE, DEMOKRATET E VERTETE , SOCIALISTE E TE TJERE QE E DUAN ME GJITHE MEND SHQIPERINE

  14. luis says:

    Mos u merakosni se Rama ka per ti paketuar te gjithe horrat.Nuk keni pare gje akoma,nuk e ka thene kot.

  15. Kol Tivari says:

    Me këto “hetime ndërkombëtare”, provojmë dhe njëherë para botës, se nuk jemi të aftë të vetqeverisemi…(???!!!) Pra, a është i vërtetë “sllogani” që qarkullon prej kohësh midis nesh se “nuk bëhet Shqipëria me shqiptarët”…???!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje