INTERVISTA/ Edmond Kapllani për TemA: E meritojmë si Komb kualifikimin për në europian. Tifozat? Ta lënë mënjanë urrejtjen dhe të mbështesin kombëtaren në suksesin që na pret

1 Tetor 2015, 12:42Sport TEMA

Nga Fatjon Baze

Edmond Kapllani, sulmuesi i kombëtares shqiptare që luan në Bundesligën e dytë gjermane, me skuadrën e FSV Frankfurtit, ka dhënë opinionin e tij për ndeshjen e tetë tetorit që kombëtarja shqiptare do të luajë me Serbinë në stadiumin “Elbasan Arena”.

Në një intervistë për Gazetën TemA, Kapllani, u shpreh se këta futbollistë si dhe kombi shqiptar e meriton që këtë ëndërr të nisur ta kthejë në realitet, për tu kualifikuar për në fazën e grupve të kampionatit europian që do të zhvillohet në Francë.

Ai tha se ndeshja ndaj serbëve si dhe ajo ndaj Armenisë, do të jenë tepër e rëndësishme, ndaj lojtarët duhet të tregojnë durim  dhe të zbatojnë në mënyrë të përpiktë detyrat që tekniku, Gianni De Biazi, do të udhëzojë.

Ndërkohë, përsa i përket masave të rrepta që policia e shtetit, në bashpunim me, Federatën Shqiptare të Futbollit, kanë marrë për mbarëvajtjen e këtij takimi, sulmuesi durrsak theksoi se tifozat shqiptarë duhet të tregojnë qytetarinë e tyre në mënyrë që të mos krijonë incidente siç ndodhën vitin e kaluar në stadiumin e Partizanit të Beogradit.

Ai i bëri thirrje të gjithë sportdashësve shqiptarë që të përkrahin përfaqësuesen shqiptare, ndërsa urrejtjen që mund të kenë të mos ta shpreh për respekt edhe të lojtarëve që janë në tapetin e blertë dhe suksesin që na pret.

Në fund ai dha edhe një këshillë për sulmuesin e kombëtares Sokol Cikalleshin.

 

Kam shumë besim tek kjo skuadër sepse e kanë merituar këto djem dhe stafi drejtues që të në historin e futbollit europian, sepse kam qënë dhe vetë pjesë e kësaj skuadre në katër ndeshjet e para kualifikuese. Por edhe ne si komb  e meritojmë diçka të tillë dhe besoj shumë që ketë ëndërr që kemi nisur që në fillim ta kthejmë në realitet

 

 

Kolektivi dhe zemra e kësaj përfaqësuesje është për mendimin tim çelësi i kësaj ecurie

 

 

Të gjitha ndeshjet kanë qënë të rëndësishme po ashtu edhe kjo përballje ndaj Serbisë si dhe ajo ndaj Armenisë do të jenë të njëjta. Duhet të jemi të durueshëm dhe të zbatojmë në fushë ato detyra që trajneri De Biazi do të këshilloj për të gjithë lojtarët që do të zbresin në fushë.

 

 

Për çdo masë që do të merret do të ketë edhe nga ata që do ta komentojnë negativisht. Por unë përkrah Federatën Shqiptare të Futbollit  sepse në shkallët e stadiumit apo edhe jashtë saj do të jetë më shumë se një ndeshje  futbolli. E pashë vetë me sytë e mi  në Beograd se çfarë janë në gjëndje të bëjnë njerëzit. Po neve si komb nuk na duhen këto gjëra në këtë moment. Por vetëm suksesi dhe kualifikimi për në Francë.

 

 

Të jenë të qetë në ato raste që do të kemi përpara portës sepse do të kemi mundësi dhe për këtë jam shumë i bindur. Për Sokol Cikalleshin që ka luajtur të paktën ndeshjet e fundit si sulmues i vetëm të ndahet pak me shpejt me topin në zonat e mesit të fushës apo nga krahët që të jetë më i freskët përpara portës.

 

 

Me dëshirën dhe kënaqësinë më të madhe por nuk  mundem sepse edhe ne kemi një ndeshje miqësore me një ekip të Bundesligës më tetë tetor. Por në televizor do ta shikoj.

 

 

Ta përkrahin kombëtaren si në ndeshjet e fundit. Të zbatojnë këshillat që do të marrin nga FSHF-ja apo drejtuesit e policisë. Dhe atë urrejtje që kanë ta mbajnë sa do të kenë mundësi për respekt të atyre lojtarëve që janë në fushë dhe suksesit që na pret

2 komente në “INTERVISTA/ Edmond Kapllani për TemA: E meritojmë si Komb kualifikimin për në europian. Tifozat? Ta lënë mënjanë urrejtjen dhe të mbështesin kombëtaren në suksesin që na pret”

  1. anticensurë says:

    boll mo me këtë nacionalizëm folklorik!!
    nuk ka komb që e meriton a komb që nuk e meriton!!
    ka skuadër që fiton dhe skuadër që humb!
    kush fiton shkon kush humb,rri në shtëpi dhe shef në TV!!
    çfar kemi më shumë a më pak e të tjerët për ta merituar a mos merituar!!
    luani futbolle mos bëni politikë!!
    shtrëngoni bithën dhe mos na flisni me nacionalizma!!ato përdorini thjesht për të pasur ju më tepër energji!
    jam i një mëndje me ty që dhe ne jashtë duhet të mbështesim lojën dhe jo të bëjmë debilllëqe!!
    jo një ditë patriot në elbasan dhe një vit mbushim dyqanet me mallra sërbe!!
    kësaj nuk i them aspak patriotizëm!!më mirë pa mallra sërbe tërë vitin dhe një një ditë pa urrejtje ndaj tyre!!vetëm sport!
    ndoshta kështu do të ishte më mirë!!me atë ditë pa urrejtje ndoshta do të fillonte e të shkurtohej viti i urrejtjes!!

  2. gencivl says:

    Na keni car bythen me kete ndeshjen…..populli nuk ka buke te haj …..ja dhe fituam po pastaj ? Si serbet ashtu edhe shqiptaret po marin rruget e europes per pune dhe te nxjerin buken e gojes …..ju ikni mbas disa idiotave qe akoma e kan mednjen tek sporti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje