Ndeshja Shqipëri- Serbi, s'do të ketë tifozë serbë në stadium. 100 mijë kërkesa për biletë

1 Tetor 2015, 11:28Sport TEMA

Në ndeshjen Shqipëri- Serbi të 8 tetorit nuk do të ketë tifozë serbë në stadium. Kjo u bë e ditur nga Ilir Shulku, sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, gjatë një konference për shtyp, ku bëri publike edhe masat e marra për këtë ndeshje.

Nuk është e vërtetë që do të ketë tifozë serbë në stadium. Bëhet fjalë për në grupim studentor që nga një marrëveshje e iniciuar nga qeveria shqiptare dhe serbe në një mbledhje të organizuar në Berlin me kancelaren Merkel”, tha Shulku.

Ka pasur afërsisht 100 mijë kërkesa për bileta nga tifozët e kombëtares, tha Shulku, dhe për këtë janë detyruar të bëjnë përzgjedhje.

Procesi i shitjes së biletave është pikë shumë e rëndësishme e këtij procesi.

Për këtë ndeshje mbajtëm të njëjtat çmime si ndeshjet e tjera.

Kemi shitur online 20% të biletave, dhe me grupimet e dedikuara, që tashmë dihen që janë mbështetësit kryesorë të ekipit kombëtar, kemi ruajtur marrëdhënie konstante”, vijoi Shulku.

Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së tha se janë marrë masa që të mos ketë asnjë veprim jashtë fushe që të ndikojë në ecurinë e lojës.

Të gjithë duam fitore dhe duhet të përkrahim fitoren”, tha Shulku.

Grupimi i vetëm në stadium do të jetë ai i “Tifozëve Kuq e Zi”, të cilët në bashkëpunim me Federatën do të bëjnë një koreografi. I ftuar në këtë ndeshje do të jetë dhe zyrtari i lartë i UEFA-s, sekretari i përgjithshëm i saj, Gianni Infantino.

1 komente në “Ndeshja Shqipëri- Serbi, s’do të ketë tifozë serbë në stadium. 100 mijë kërkesa për biletë”

  1. Anxhi says:

    biletat ia keni dhene kujt keni dasht

    http://bit.do/kurvat-e-Federates

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje