Ish-zv.presidenti i FIFA-s, Jack Warner përjashtohet përjetë nga futbolli

29 Shtator 2015, 15:15Sport TEMA

FIFA ka konfirmuar se Jack Warner është përjashtuar përjetë nga futbolli pas aktiviteteve të tij të jashtëligjshme, të cilat u bënë publike pas hetimeve mbi caktimin e botërorëve të 2018-s dhe 2022-t.

Warner, i cili ka qenë për 21 vite presidenti i Konfederatës së Futbollit të Amerikës së Veriut, dhe Federatës së Karaibeve (Concacaf), ishte një ndër zyrtarët që u akuzua nga FBI-ja për korrupsion në maj të këtij viti.

 

72-vjeçari do të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për t’iu përgjigjur akuzave kriminale mbi korrupsion, mashtrim dhe larje parash.

“Vendimi u mor në bazë të hetimeve që u kryen nga dhoma e investigimeve të Komitetit të Etikës, pas raportit të publikuar mbi organizimin e botërorëve 2018/2022.”, – shkruhej në deklaratën zyrtare të FIFA-s. “Zoti Warner ka shkelur disa nga normat dhe ligjet në mënyrë të vazhdueshme gjatë kohës që ka shërbyer zi zv.president i FIFA-s dhe president i “Concacaf”-it.”

“Në pozicionin e tij si zyrtar në institucionet e futbollit, ai luante një rol kyç në skemat e ofertave të paraqitura, pranimit të parave dhe pagesave të jashtëligjshme, ashtu si edhe skemave të tjera mashtruese për të përfituar para në mënyrë të jashtëligjshme. Ai u shpall fajtor mbi shkeljen e artikullit .13 (Rregullat e përgjithshme të Etikës), art.15 (Besnikërisë), art. 18 (Detyrat për raportim dhe kooperim), art. 19 (Konfilkti i interesave), art 20 (Pranimi dhe ofrimi i dhuratave dhe benefiteve të tjera) dhe artikulli 41 (Detyrimi që të gjitha palët duhet të bashkëpunojnë) të Kodit të Etikës së FIFA-s. Ky dënim hyn në fuqi që nga data 25 shtator 2015, datë në të cilën u publikua ky vendim.”/Telesport

2 komente në “Ish-zv.presidenti i FIFA-s, Jack Warner përjashtohet përjetë nga futbolli”

  1. Elton says:

    Si grek duket nga fytyra. Vllai tfgs enter dhe frank.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje