Një ndeshje me rrezhikshmëri të lartë si ajo Shqipëri-Serbi ka nevojë për masa të rrepta sigurie dhe kjo është pikërisht ajo cfarë i ka kërkuar UEFA, Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Policisë së Shtetit për sfidën e 8 tetorit që do të zhvillohet në Elbasan Arena.
UEFA ka kërkuar marrjen e masave ekstreme ndaj cdo tifozi që do të përpiqet të shkaktojë edhe incidentin më të vogël.
Sic zbulon vetë qeveria e futbollit europian, Kenny Scott, shefi i sigurisë së UEFA-s, gjatë vizitës së tij të para pak ditëve në Tiranë u ka bërë të ditur drejtuesve të Policisë së Shtetit shqiptar që të nxjerrin menjëherë jashtë stadiumit cdo tifoz që mund të japë shenja të ndonjë një problemi të mundshëm, pa u dhënë asnjë shpejgim këtyre të fundit.
Në Shqipëri kërkojnë të evitojnë edhe incidentin më të vogël pasi kjo ndeshje mund të rezultojë historike për kombëtaren kuqezi sa i përket shanseve të saj për tu kualifikuar në Euro 2016.
Në këtë mënyrë Policia e Shtetit ka konfirmuar se do të jenë 5 snajperë nga një për cdo pallat afër stadiumit dhe një helikopter që do të monitorojë ndeshjen nga ajri.
Ndërkohë një polic do të qëndrojë në cdo ballkon të pallatave rreth stadiumit në mënyrë që edhe ata persona që kanë shtëpitë e tyre pranë Elbasan Arenas të kenë mundësi ta ndjekin ndeshjen, por pa praninë e miqëve apo shokëve.
Kenny Scott, shef i sigurisë së UEFA-s, u ka bërë të qartë drejtuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit se nëse ndodh edhe incidenti më i vogël do të mbajë përgjegjësi pala shqiptare si organizatore e ndeshjes së 8 Tetorit.
Prandaj për këtë arsye në stadium nuk do të lejohet të hyjë asnjë tifoz që mban veshur një fanellë me mbishkrimin “Autochtonous”.
Përsa i përket tifozëve, të gjithë ata që do të pajisjen me një biletë për sfidën Shqipëri-Serbi do të jenë kontrolluar më parë nga Shërbimi Informativ Shtetëror SHISH, për të mos lejuar hyrjen në stadium të personave me precedent penal.
Unë them të vihen në gadishmëri luftarake dhe bazat e NATO-s në Itali, Greqi e gjetkë…(?!), sepse nuk i dihet, mund “të mësyjnë” serbët, apo grekët “që na kanë halë në sy” dhe të na pushtojnë…! Nuk e di, a është lajmëruar Obama, veçanërisht zonja Klinton (si mikja jonë e besës), për këtë “eveniment”…???!!! Po zonja Merkel, do të vijë ta shikojë këtë ndeshje…???!!! Kujdes çuna, se tërë bota “ka mbajtur frymën”, sepse nuk e durojnë dot “Shqipërinë baçe me lule”…!
Kol greku
i ke te kota keto ironira dy lekshe. Ruajtja behet me shume per provokimin nga ana e serbeve, sepse e kupton edhe nje budall qe serbet do provokojne, qe si e si te krijohen konflikte me pasoje mos kualifikimin e Shqiperise. Birazeret e tu sllave nuk kane ça te humbin, se jane jashte kulaifikimit, por do bejne çmos qe Shqiperia mos te kualifikohet.
Ne rast se kualifikohemi, do jemi shume te lumtur, jo vetem per pjesmarrjen per here te pare ne nje kompeticion nderkombetar, por edhe per helmin qe do ju shkaktoje juve grekve dhe birazereve tuaj serrbeve kjo ngjarje.
Çdo Person qe gjendet ne shkallet e stadionit e ka per detyre me kontribu sepse ka mundesi qe Serbija ka pagua per me bere ndonji Skandal
Ik mer trap, ferko mollaqet e Papuse se mos te jep ndonje tas pershesh.
I dashur @Arber, grekët dhe serbët, të paktën në sport, janë kaq larg nga Shqipëria jonë, sa është e kotë të flasësh për “helmin” që do t’ju shkaktojë PJESEMARRJA PER HERE TE PARE, e Shqipërisë në Kampionatin Evropian të Futbollit…(?!) Nuk duhet të jemi kompleksikë, duke menduar se e tërë dynjaja “na urren” ne shqiptarët, sepse “nuk na arrin dot”…!
Kol Tivar greku,
qe greket dhe serbet jane me lart ne sport, eshte e vertete, po ne shqiptaret s’kemi pse te ndihemi inferiore nga kjo gje. Eshte e perkohshme, do ngrihemi edhe ne nje dite sepse talentet i kemi, na mungojne investimet ne fushen e sportit.
Qe serbet dhe ju greket na urreni, nuk e them une, eshte fakt. Aresyet i dini ju, gjejini vete, puna juaj..
haa haaa!!!
hajde masa policore hajde!
po na kujtojn kohet e diktatures se proletariatit kur beheshin festa dhe behej “pllan masash” nga ministrija e mrendshme..
po mir me te tjera po snajperat c duhen?”!
apo me u gjet kola n pun.
o keqe o shqipetare
loqe bolesh katunare
bota para
ju zagare
hajt se do palloheni n futboll
ka gallat.
se policat me snajpera jan vet tifoza dhe kur shqipnija t haj golin e tret do ti iki truni nanjonit dhe do vrasi nanji futbolljer serb.
store keni me pa
vertet “histori ballkanike”!
haaa
do plasi lufta masanej se Tahiri dhe Ramam jan kalamoj te papergjegjshem.
dhe nuk din me majt tensjon . s kan nerva.
Heem! Ceshte gjithe kjo zallomahi sikur do behet lufte???!!!!
Ndeshje futbolli eshte dhe duhet trajtuar vetem si e tille..
Ceshte ky presion I hapur I ketij perfaqesuesit te UEFA-s ME PARAGJYLKIMIN SE “PER CDO GJE QE DO NDODHE FAJI DO BJERE MBI PALEN SHQIPTARE ”
E PSE NUK U LEJUAKA TE VISHEN BLUZA ME MBISHKRIME perfshi ate AUTHOKTONUS… Edhe ketu ne vendin tone do na diktojne se cfare do veshim … Ajo fjale nuk eshte as fyese e as denigruese thjesht kemi te drejte te krenohemoi se jemi autoktone ne trojet tona. ne te gjitha trojet shqiptare ….
E them kete pasi ndonjeri mund ta fshehi mire kete bluze dhe ta veshe ne shkallet e stadiumit mos valle kjo do jete “incident I rende”???!!
Thjesht ! Trajtojeni si ndeshje futbolli dhe kaq Ska nevoje per me shume se nganjehere masat e tejmasshme pjellin belara te tejmasshme
PO snajperat c’duhen,ke do te vrasin?
Po ne ngritem flamur ne Beograd me mbishkrimin autoktonus,perse u dashkan ndaluar bluzat?
Atehere pala Shqipetare duhet te pranoje qe u be shkaktare e incidenteve ne Beograd,per shkak te Autoktonus-it.