DOSSIER/ Ç`kërkon “Skënderbeu” në Korçë?! – Historia e klubit sportiv të qytetit të serenatave

27 Shtator 2015, 19:35Sport TEMA


Nga Vepror Hasani

“Çdo Omonia në Lezhë?!”, do shkruante Abdi Baleta 14 vite më parë, teksa organizata e njohur e minoritetit përhapej me degët e saj edhe në veriun e vendit. Dhe ndoshta e njëjta pikëpyetje e madhe vlen dhe për “Skënderbeun”, ekipin e Korçës, ndërkohë që heroi ynë kombëtar dhe qyteti i serenatava, nuk kanë ndonjë lidhje të dukshme historike, e aq më pak logjike.

Asgjë nuk lind rastësisht edhe pse mund të duket si e parathënë. Në fillim u krijua Shoqëria “Dituria shqip” nën kujdesin e Orhan Pojanit. Kjo shoqëri hodhi hapin e parë të krijimit më 5 shtator 1908. Dhjetë ditë më vonë zgjodhi pleqësinë. Ata ishin: Ymer Zavalani, kryetar nderi, Orhan Pojani, kryetar e të tjerë, ndërsa pleqësia përbëhej prej: Thoma Eqimit, Qani Dishnicës, Hafëz Ali Korçës, Thimi Çikozit, Ismail bej dhe Tefik Panaritit. Mbledhja u bë në shtëpinë e Sami Pojanit. “Dituria shqip” synonte që nëpërmjet lëvizjes kulturore dhe sportive t’i vinte në ndihmë çështjes kombëtare. Dhe ia arriti qëllimit.

Pa u vonuar shumë krijuan shoqërinë muzikore “Banda e Lirisë”. Ajo u bë e njohur në Korçë, në Shqipëri dhe në kolonitë shqiptare jashtë vendit. U krijua lëvizja teatrore. Në skenë u vu drama “Besa” e Sami Frashërit dhe pjesë të tjera teatrale. Drama u dha edhe në qytetin e Manastirit. Nxorën gazetën e parë shqiptare me emrin “Korça”. U ngrit shypshkronja “Korça”.  U nxit lëvizja sportive. Këtu nis dhe zanafilla e “Skënderbeut” të Korçës. Ëndërrohej fort për një futboll të suksesshëm, por 6 vjet më vonë, më 7 dhjetor 1912, në Korçë hyri ushtria greke me andartët dhe gjithçka u ndërpre.

Nisi përsëri aty ku kishte mbetur më 1920, pas largimit të francezëve.

Fazlli Frashëri, një emër i njohur i qytetit të Korçës themeloi sportklub Korçën dhe Skëndërbeun. Sipas Mjeshtrit të merituar të futbollit, Todo Vaso, “Skënderbeu” u themelua në vitin 1925, por pa sjellë ndonjë referencë. Për mendimin tonë “Skënderbeu” është riformim i sportklubit “Korça” nga Faslli Frashëri.

Ndërsa për sportklubin e Korçës kemi këtë njoftim:

 “Këto ditë u themelua këtu në Korçë klubi sportiv nën kryesinë e z. Fazlli Frashëri, i cili kohët e fundit po tregon një energji me pasion për organizimin e sportit. Këto ditë do të kërkojnë lejen e qeverisë dhe do të nisin nga veprimet…”.(“Gazeta e Korçës”, 17 gusht 1926)

Sportklub “Korça” u bë një skuadër e njohur. Mori pjesë edhe në ndeshjet me skuadrat e vendeve fqinje: “Sot u nisën për në Manastir lojtarët e sportklub “Korça”, nën kryesinë e kryetarit të klubit z. Fazlli Frashëri për të dhënë një maç futbolli me lojtarët e sport klub “ Bitola ”, prej të cilit dhe u ftua. Maçi do të bëhet nesër pasdreke dhe lojtarët tanë do të kthehen pasnesër, të hënë. Ju urojmë sukses të plotë. (“Gazeta e Korçës”, e shtunë, 18 shtator 1926)

Sigurisht, para sportklub “Korçës”, më  1923 ishte themeluar shoqëria “Shpresa” e liceut francez. (Liceu pati jetën e vet edhe pas ikjes së francezëve). Dy vjet më pas, Bashkia nisi të ndihmonte ringjallejn e sportit. Shoqëria “Shpresa” bënte këtë falenderim:

 “Falenderojmë nxehtësisht Bashkinë e Korçës, e cila pati mirësinë të ndihmojë shoqërinë tonë për të realizuar programin e saj sportiv me një shumë prej 500 franga ar. Shpresojmë që gjithë përkrahësit e sportit të na ndihmojnë qoftë edhe me dhurata të vogla. Kryetari i shoqërisë “Shpresa”, Refi Kasimati”. (“Gazeta e Korçës”, e shtunë, 7 shkurt 1925)  

Më pas u krijua edhe një skuadër tjetër: Njoftimi i shtypit ishte ky:

“U formua në qytetin tonë (Korçë) një grup sportiv me emrin “Zhgaba” dhe dje mori pranimin duke u njohur zyrtarisht. I urojmë të suksesojnë dhe të përparojnë”. (“Zëri i Korçës”, 23 nëntor 1926)

Megjithatë asnjë nga skuadrat që ishte krijuar më parë dhe as ato që u krijuan më pas, nuk mundën të dilnin mbi “Sportklub “Korçën”. Kjo skuadër tërhoqi edhe vëmendjen e Presidenti të asaj kohe, Ahmet Zogut. Shtypi i kohës shkruante:

“Prej burimesh të sigurta informohemi se Shkëlqesia e Tij, Ahmet Zogu, Kryetar i Republikës Shqiptare, i dhuroi sportklubit “Korça” 1000 franga ari si ndihmë që të mund të zhvillohet dhe të përparojë. Shkëlqesia e tij ka përkrahur kurdoherë artin, sportin, muzikën moralisht dhe materialisht dhe djelmuria ka mbetur kurdoherë e kënaqur dhe çfaq falenderimet”. (“Zëri i Korçës”, e shtunë, 29 janar 1927)

Ndërkohë skuadra të tjera vijonin të krijoheshin:

 “U formua në qytetin tonë edhe tjatër shoqëri e re, me emrin “Klubi Sportiv Artistik” me qëllim që të merret me çvillimin e ndjenjave sportive dhe artistike të djelmurisë”. “Gazeta e Korçës”, e shtunë, 1 janar 1927)

Viti 1927 solli edhe skuadra të tjera të quajtura: “Leka i Madh”, “Pirro”, “Brekverdhit”, “Zjarri”, “Tigri”, “Diamanti” etj, por asnjëra prej tyre nuk e pati jetën të gjatë. Në vitin 1929 përmenden këto shoqëri sportive: Skënderbeu, Kastrioti, Monarkia, Pirro dhe Dominasten. (Gazeta “Zeri i Korçës”, 27 gusht 1929).

Viti 1930 nxiti skuadrat e vendit të hynin në një stad të ri më të kualifikuar e më profesional. Enti Kombëtar, organ qendror në Tiranë,  përcaktoi 16 prillin e vitit 1930 si datën e kampionatit të parë të futbollit shqiptar. (Federata Shqiptare e Futbollit u krijua më 6 qershor 1930). Në këtë kampionat mori pjesë edhe “Skënderbeu” ku bënte pjesë “Tirana”, “Bashkimi shkodran”, “Teuta”, “Urani” (Elbasani) dhe “Vlora”.  Për këtë arsye u bënë të gjitha përpjekjet që Skënderbeu të prezantohej denjësisht.

Mbi të gjitha, pritej ardhja e Qemal Omarit dhe e Servet Teufik Agajt, dy nga më të njohur të futbollit të skuadrave turke ku ata luanin. Ardhja e tyre u pasqyrua edhe nga gazetat e korçes:

“Sikundër patmë lajmëruar në një numë më parë, që prej disa ditësh çështja e riformimit të shoqërisë sportive të Korçës, “Skënderbeu”, kishte hyrë në rrugë të mirë dhe përfundoi brenda një kohe te shkurtër. Botimet tona u vërtetuan plotësisht prej fjalëve dhe çështja sportive e Korçës përfundoi në mënyrën më të mirë e më të pëlqyer. “Skënderbeu” u formua përsëri. Dje u bënë formalitet e duhura zyrtare pranë Prefekturës prej anës së Federatës Sportive të Korçës”. (“Gazeta e Korçës”, e shtunë, 13 shtator 1930)

Përgatitjet për t’u përballur me skuadrat e tjera të kamionatit ishin të mëdha. Në ndihmë u erdhi sërish Mbreti Zog: Ato ditë u përcoll ky lajm:

“Me gëzim muarëm vesh se Lartmadhëria e Tij, Mbreti, i ka dhuruar shoqërisë sportive “Skënderbej” të Korçës, një mijë franga ari. Interesimi i L.M.T. Mbretit, dhe simpathia që yshqen për sportistët korçarë ka bërë përshtypjen më të mirë në gjithë popullin e qytetit”. (Zëri i Korçës, e shtunë 6 dhjetor 1930)

Përpjekjet për një skuadër sa më të mirë vijuan edhe gjatë vitit 1931, ku sërish në krye të skuadrës së “Skënderbeut” qëndron Fazlli Frashëri, gjë që bëhet e ditur nga “Gazeta e Korçës”, 1 korrik 1931, ku  bëhet fjalë për një ekip të riorganizuar.

I shumëprituri Qemal Omari mbërriti në Korçë. Ai dhe Servet Teufik Agaj u bënë shpresa e Skënderbeut. Omari mori rolin e kapitenit të përgjithshëm. Në një nga kronikat e shtypit thuhej:

“Shoqëria sportive e Korçës “Skënderbeu”, duke dashur t’u përgjigjet lutjeve që i drejtohen, lajmëron të gjithë sportistët e qytetit, të cilët s’janë anëtarë të shoqërisë, se gjer më 4 korrik 1931 pranon të regjistrohen anëtarët të rinj futbollistë kundrejt një takse për hyrje, dy lekë. Pas asaj date nuk do të merret parasysh asnjë lutje. Dëshironjësit duhet t’i drejtohen kapitenit të përgjithshëm z. Qemal Omar ose Këshillës. Nga zyra e shoqërisë”. (“Gazeta e Korçës”, e enjte 4 qershor 1931)

 Kush ishte Qemal Omari e mësojmë më së miri nga shtypi i kohës:

“Kapiten Qemal Omari fillon rregullimin e skuadrës futbollistike të Skënderbeut. Me kënaqësinë më të madhe informohemi se shoqëria sportive e këtushme “Skënderbeu” emëroi si kapiten të përgjithshëm të futbollit anëtarin e saj të shquar z. Qemal Omari duke i lënë një kompetencë të gjerë. Z. Qemal Omari s’ka nevojë për rekumandime. Ndonëse në Shqipëri ndodhet vetëm prej dy muajsh, është i njohur mirë midis atyre që merren me lëvizjen tonë sportive dhe veçanërisht me futbollin. Megjithatë e quajmë të arsyeshme të japim disa informata të shkurtra mbi zotërinë e tij, sado që e dimë se kështu do të gjendemi në kundërshtim me modestinë që e karakterizon. Z. Qemal Omari ka njëzet vjet që po merret me futbollin. Disa vite më parë ka marrë pjesë edhe në skuadrën nacionale të Turqisë, vjete me radhë ka qenë sekretar i përgjithshëm i Federatës së Stambollit, ku shërbeu për sa u kthye në atdhenë e tij. Është një arbitër internacional me kartë arbitri FIFA-s (Federation Internacional de Football Association). Në kohërat e fundit organizoi në Stamboll një shoqëri të re sportive “Istambulspor”, e cila sot ndodhet në kategorinë e parë dhe skuadra e saj footballistike fitoi vjet kupën e atij qyteti”. (“Gazeta e Korçës”, e shtunë, 6 qershor 1931)

Shtypi vijonte të shkruante për Qemal Omarin:

“Kur ndodhej para pak kohe në Stamboll, me rastin që arbitroi matchin e championatit midis shoqërive Fenerbahçe-Gallatasaray, dy skuadrat më të forta të Turqisë, gazetat e atjeshme e komentuan më fjalët më të bukura arbitrazhin e tij. Për tregim, gazeta “Vëkët” datë 21 mars 1931 shkruan se “… matchi u arbitrua prej z. Qemal Omari, arbitrit më të mirë e më të drejtë të Stambollit”. “Politika” gjithë po asaj date, thosh këto: “Z. Qemal Omari e arbitroi matchin duke mos i lënë vend as parregullimit më të vogël. E përgëzojmë”. Kapiteni i skuadrës nacionale turke Zeqi bej, i pyetur prej bashkëpunëtorëve sportivë të gazetës “Xhumhuriet” midis të tjerave deklaroi edhe këto, në mbarim t’atij matchi: “Dua të flas dhe mbi një pikë kryesore, që ka shumë rëndësi për sportin e Stambollit. Me këto fjalë dua të hyj në çështjen e arbitrave, kundër të cilëve kemi patur ankime. Arbitronjësi i matchit z. Qemal Omari me shikimet e tij në vend dhe duke mos u lejuar lojtarëve as gabimet më të vogla, e drejtoi lodrën me të vërtetë si një arbitër i mbaruar i Europës dhe plotësoi detyrën e tij gjer në fund me zotësi të çquar. Do të qemë shumë të kënaqur sikur edhe arbitrat e tjerë duke vazhduar me këtë mënyrë ta plotësonin kështu detyrën që u përket, e cila lot një rol me rëndësi në përparimin e sportit. Me këtë rast e ndjej për detyrë të falenderoj z. Qemal Omar”. (“Gazeta e Korçës”, 6 qershor 1931)

Besimi i njerëzve për një Skënderbe të sukseshëm ishte rritur

“Shoqëria e Korçës mund të quhet e lumtur dhe mund të mburret që numëron midis radhëve të saj një sportsmen me zotësinë e z. Omari. Ne nga ana jonë i urojmë suksese në detyrën që ka marrë përsipër, duke qenë të sigurtë se aktiviteti i tij do t’i sjellë shumë dobira jo vetëm sportit të Korçës, por edhe atij të Shqipërisë përgjithësisht. Edhe një rekumandim të vogël sportistëve të “Skënderbeut”, na duket jo i tepërt. Në qoftë se ata duan të përparojnë vetë dhe të ngrejnë gjithmon lart ngjyrat e shoqërisë së tyre duhet të tregohen përherë sportistë të disiplinuar e të zellshëm. Kështu do të mundin t’ua lehtësojnë barrën udhëheqësve të tyre dhe do të plotësojnë detyrën që kanë kundrejt popullit sportdashës të Korçës, i cili po i ndihmon sikundër nuk ndihmohen sportistët në asnjë qytet tjetër të shqipërisë”. (“Gazeta e Korçës, e 6 qershorit 1931)

Kampionati përfundoi dhe “Skënderbeu” u shpall nënkampion i Shqipërisë me 14 pikë aq sa kishte edhe Tirana, skuadra që u shpall kampione. Skënderbeu edhe mund të kishte qenë fitues i kampionatit, por Qemal Omari nuk pranoi të merrte pjesë në ndeshjet e plejofit ku do të përcaktohej ekipi kampion. Korça nuk u paraqit as në Korçë më 29 qershor 1931 dhe as në Tiranë më 6 korrik, 1931, pasi korçarët patën pretendime për ndeshjen direkte midis Skënderbeut dhe Tiranës në javën e fundit të kampionatit. Për këtë arsye, Tirana doli fituese në tavolinë me dy fitore aforfe me të njëjtin rezultat 2-0.

Në vitin 1933 Korça u  shpall kampione.  Emocionet e atij kampionati po i sjellim më poshtë. Në përfundim të kampionatit të vitit 1933, skuadrat kishin arritur këto rezultate: Skënderbeu: 8 matche, fituar 5, barazim 2, humbur 1, goalsa 18:6, pikë 12. Bashkimi shkodran: 7 matche, fituar 5, humbur 2, goalsa 14:8, pikë 10. Teuta: 7 matche, fituar 2, barazuar 2, humbur 3, golasa 11:10, pikë 6. Sportklub Tirana: 7 matche, fituar 2, barazuar 2, humbur 3, goalsa 10:11, pikë 6. Sportklub Kavaja: 7 matche, fituar 1, humbur 6, goalsa 4:19, pikë 2. (“Gazeta e Korçës”, e shtunë 10 qershor 1933)  

Ja si përshkruhet fitorja e kampionatit: “Korça fiton kampionatin kombëtar të futbollit. Vullneti për fitim, kurajoja dhe fati janë tri gjërat që futnë këtë vit në kampionatin e katërt të futbollit skuadrën korçare “Skënderbeun”. Atje ku ka vullnet dhe kurajo, ka edhe fitim. Dhe kjo thënie kaq e bukur u vërtetua me fitimin e kampionatit. Skuadra e Korçës në fillim të kampionatit dukej një skuadër jo në formë dhe kjo provohet nga thëniet e shumë sportdashësve të cilët gjer në atë moment që shihnin skuadrën e tyre në fushë ishin të kënaqur me vendin e tretë, ose të katërt në klasifikim se lojtarët ishin dhe të papraktikuar, ardhja e papandehur e centërforëardit, Servet Teufik Agaj u dha një kurajo të madhe dhe i shtyti, si edhe disa arsye të tjera për një bashkëpunim më vllazëror. Fitimi i match-it të parë kundër skuadrës kampione të tri viteve me radhë ua shtoi edhe më tepër zellin për fitim. Vazhdojnë matchet e tjerë edhe skuadra kampione e përkrahur prej vullnetit, kurajos, sigurimit dhe fatit, korr njëpasnjë fitime të bujshme. Qendron në krye të klasifikimit, që në krye gjer në fund të kampionatit, dhe asnjë skuadër tjetër nuk mund ta rrezikojë për ta rrëzuar. Shkodra e ndjek këmba-këmbës, por fati i saj i keq, nuk e lë që ta arrinjë. Herë e ngre me një pikë diferencë dhe herë e rrëzon me dy pikë. Dhe së fundi në matchin me Durrësin mundet me një rezultat vërtet të shtrënguar 1-0, por që i kushtoi dy pikë të vlefshme se me këtë mënyrë Korça do ta merrte kampionatin vetëm nga golasat. Thamë më sipër faktorët krysorë të fitimeve të skuadrës korçare në kampionatin e katërt, por nuk duhet të harrojmë se njëmbëdhjetësihi i Skënderbeut kishte në gji të tij dy kollonat. Me këtë nuk duam të themi se skuadra përgjithësisht nuk lojti mirë, përkundër, shumica çvilloi një lojë të bukur- këto dy kollona janë patjetër Klani Marjani i çkathët, gjak ftohtë dhe kudroherë gati, ruajtës besnik i portës së tij dhe Halfi Fori Stasa i shpejtë, dredharak dhe kurdoherë i pari në vendin e rrezikut, të cilit i bën ballë fare bukur.

Kurse vija e parë ushqehet bukur prej vijës së dytë, Agaj është rregullonjës, shpirti i vijës së parë si edhe i tërë skuadrës”. (“Gazeta e Korçës”, e mërkurë 14 qershor 1933)

Gjithsesi, asgjë nuk ndodh rastësisht, Ardhja e Qemal Omarit dhe Tefik Agajt nga Turqia bënë të mundur shkëlqimin e “Skënderbeut”. Këtë shkëlqim do ta fitonte sërish vetëm pas viteve ‘90 me kapitenin e ekipit Bledi Shkëmbi.

Tesheshi.com

26 komente në “DOSSIER/ Ç`kërkon “Skënderbeu” në Korçë?! – Historia e klubit sportiv të qytetit të serenatave”

  1. Bond says:

    Skenderbeu eshte heroi kombetar i shqiptareve dhe i Shqiperise. Eshte e qarte qe korcaret jane shqiptae dhe pjese e Shqiperise. Ku qendron problemi ketu? C’jane keto tema te kota?

    1. Thomaidha says:

      Ja edhe nje zogist,qe shfrytezon emrin e “Skenderbeut”,per te bojatisur imazhin prej TRADHEWTARI E ANADOLLAKU te sa-TRAPIT Ahmet Zogolli!!!
      Pse nuk thote ky kalemxhi se sa STADIUME,PALLATE SPORTI,FUSHA SPORTIVE etj ndertoi sa-TRAPI ne kohen e tij???
      Cfar sportesh te tjera u krijuan dhe bene aktivitet atehere,sa moren pjese ne ndeshje apo kampionate ballkanike,europiane etj???
      Boll me mbrockulla te tilla nga koha e MERHUMIT Zogoll,se ajo ka qene MESJETE e kaluar MESJETES!!!

      1. albano says:

        THOMAIDHA ..NUK E NJIHKE MIRE HISTORINE …. SE NE KOHEN KUR ZOGU DREJTONE SHQIPERINE …NE 1929 BOTA ISHTE NE KRIZE ..ISHTE KRIZA E SHEKULLIT …MJERIMI PAPUNESIA ISHTE KUDO NE BOTE ..DHE ZOGU BERI SA BERI ..POR NUK MUND TE NDRYSHONTE NJE VEND QE SAPO KISHTE FITUAR PAVARESINE NGA TURQIT NE NJE VEND NE NJE VEND TE CIVILIZUAR …… POR EDHE ENVERI NUK E CIVILIZOI VENDIN .. BERI 5 STADIUME 5 UZINA POR EDHE NE AFRIKE I BENE 5 UZUNE NE 50 VJET ..NORMANDIA I SHKTATERRUA NGA BOMBARDIMET E LUFTES .. DHE PER 10 VJET U RINDERTUA E GJITHA …NUK SHIKONJE ME ASNJE SHENJE BOMBARDIMESH GJERMANE APO AMERIKANE ..DHE QEVERITEJ NGA .. KAPITALISTE …..???? DHE NUK KAM RREPSEKT PER ZOGUN …POR PO TE KISHE VAZHDUAR DERI NE VITET 90 NDOSHTA SHQIPERIA DO TE ISHTE ME E PERPARUAR SE SOT ..SE KAMUNISTET NA LANE ME TE PRAPAMBETURIT NE EUROPE ….SA PER EMRIN E SKENDERBEUT ….. ENVERI JA VUNI EMRIN PARTIZANI DINAMO EKIPEVE TE TIRONES ..DHE JO SKENDERBEU … DUKET QE KISHTE RRESPEKT PER HEROIN TON TE MADH ..?????

        1. Thomaidha says:

          Eh,more Alban sa MASHTRUES kerkon te hiqesh ne LENDEN E HISTORISE!!!
          Satrapi Ahmet Zogolli erdhi ne sundim duke e rrezuar qeverine e Nolit te MADH me ndihmen e BAJONETAVE TE OFICEREVE TE VRANGELIT CARIST dhe SERBEVE te Pashiqit ne vitin 1924!
          Me pas ai VRAU pas shpine te gjithe DEMOKRATET E MEDHENJ te kohes qe nga Avni Rustemi,Luigj Gurakuqi,Bajram Curri,Hasan Prishtina etj!
          Si shperblim i ndihmes serbe per te gllaberuar pushtetin,Zogolli i fali Shen Naumin Serbise,nje AKT TRADHETIE I LARTE ky i pa precedent deri ne ate kohe!!!Se kush ishte e cfare beri per Shqiperine ky TRADHETARI Zogolli,hapi syte e mesoje nje here e mire,meqenese e njihke mire historine:
          Marrëveshja antikombëtare e Ahmet Zogut !

          Marrëveshja Pashiç – Ahmet Zogu e gushtit 1924

          “1.Shqipëria impenjohet t’i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal.

          2.Kryetar i shtetit shqiptar do të jetë Ahmet Zogu, që më vonë do të njohi dinastinë Caragiorgvitch.

          3.Qeveria Jugosllave, me gjithë mjetet diplomatike dhe ushtarake, do të njohi Ahmet Zogun si kryetar shteti …dhe i atribuon me një herë një kontribut vjetor të shtetit.

          4. Ministria e Luftës Shqiptare do të anullohet dhe Shqipëria heq dorë që të ketë një ushtri Kombëtare.
          5.Shqipëria do të mbajë një gjindarmëri aq të fortë sa të mbaj qetësinë e brendshme të vendit për të ndaluar e çfarosur çdo lëvizje të ngritur kundëra Ahmet Zogut dhe kundra regjimit të vendosur prej tij.
          6.Në këtë gjindarmëri do të bëjnë pjesë edhe oficera rus të ish ushtrisë të Gjeneralit Ërangel që tashti ndodhet në Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do të mbajë atë gjandarmëri me mjete financiare dhe armë.
          7.Në gjandarmëri mund të hyjnë për të shërbyer edhe oficerat jugosllavë dhe të tjerë që qeveria Jugosllave do të pranoi në interes të dy vendeve.

          8.Midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë do të stabilizohet një bashkim doganal në bazë të së cilës akordohet liri e plotë e importimeve dhe eksportimeve të mallrave të dy vendeve. Edhe transiti nëpëmjet kufijve të dy vendeve do të jetë i lirë për ushtarët e dy vendeve.
          9.Përfaqësuesit e jashtëm Jugosllav do të ngarkohen edhe për interesat e Shqipërisë, e cila heq dorë që të mbajë zyra diplomatike dhe konsullata të saja jashtë shtetit.
          10.Qeveria shqiptare duhet të deklarojë pranë Konferencës të Ambasadorëve në Paris që tërheq pretendimin e saj për sovranitetin mbi Manastirin e Shën Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Klementit që mbeten në zotrimin e Jugosllavisë.

          11.Kisha Ortodokse Shqiptare do të tërhiqet nga Patriarku i Kostandinopulit dhe të bashkohet gjerarkisë Ortodokse të Beligradit, kështu dhe Myftinia Myslimane Shqiptare, do të varet nga ajo Jugosllave.
          12.Qeveria shqiptare do të heqë dorë nga një politikë ngushtësishtë kombëtare dhe nuk do të interesohet për elementin shqiptar jashtë kufijve të veta. Ajo impenjohet veç kësaj që të mos pranoi në tokën e saj kosovarët dhe elemente të ditur dhe të dyshimtë dhe segmentet e tyre kundërshtare të politikës jugosllave.
          13.Për çdo konçesion që Shqipëria do të bëjë vendeve të tjera ajo është e detyruar të marrë pëlqimin nga Jugosllavia.
          14.Në qoftëse Jugosllavia është në luftë me Bullgarinë dhe Greqinë, Qeveria Jugosllave, do të ketë të drejtën të rekrutojë në Shqipëri një ushtri prej 25 mijë vullnetarësh me qëllim për t´i përdorur në frontin bullgaro-grek. Në rast gjendje lufte midis Italisë dhe të Greqisë kundrejt Shqipërisë, ushtria, jugosllave do të ketë të drejtë të okupojë gjithë tokën shqiptare për t’i siguruar kështu Shqipërisë gjithë tokën e saj nga invadimi eventual italian ose grek.
          15.Qeveria Shqiptare nuk mund t´i deklarojë luftë asnjë shteti pa pëlqimin preventiv të Jugosllavisë.
          16.Ky traktat është sekret dhe nuk mund të zbulohet e të shtypet pa pëlqimin e dy anëve”.
          Dhe pasi u vetshpall MBRET,maloku i Matit,e la Shqiperine tek KANDILI e drita e PISHES,pa shkolla,spitale,drita,pa rruge te asfalktuara,pa hekurudha,pa porte e aeroporte,pa ushtri,pa Flote Detare,pa Aviacion,pa Stadiume,pallate sporti et!
          Pervec futbollit ne nivel MESJETAR asnje SPORT TJETER NUK U ZHVILLUA ne kohen e sundimit te tij!
          Ne fund ia shiti Shqiperine Italise fashiste,GRABITI FLORIRIN E BANKES KOMBETARE dhe kur Italia fashiste sulmoi Shqiperine ky TRADHETAR ia mbathi kembeve ku brodhi neper bote si cifutet ne shkretetire pa e NJOHUR ASNJE SHTET!!!
          Ja ky ishte Zogolli TRADHETAR,Albano dhe mos me trego mua historine ti,qe je vetem nje kelysh zogisti dhe kolaboracionisti!!!
          Shqiperine SHTET dhe shqiptaret NJEREZ TE ARSIMUAR DHE ME DINJITET i beri vetem HEROI ENVER HOXHA!!!
          URREJE SA TE DUASH,por te verteten nuk e mbulon dot!!!
          Historine e bejne TRIMAT DHE FITIMTARET e jo TRADHETARET E HAJDUTET si Zogolli yt!!!

          1. albano says:

            HA HA HA HA .. ME IPRESIONOVE ME HISTORINE …. NUK ME PLASI PER ZAGOLLIN DHE RRACEN E TIJE …..ZAGU E LA SHQIPERINE NGA FRIKA …POR SIKUR MOS TA MIRRTE FLORIRIN ME VETE ..KUSH DO TA MERRTE SIPAS TEJE ..KELUSH SPIUNI ….HE DUCJA …HITLERI SI KUJTON KATNARI I ENVERIT SE FASHISTET NUK E CVESHEN BOTEN DUKE VJEDHUR …SI KUJTON KOQJA E KOMUNISTAVE SE NAZISTET NUK E VODHEN ARIN E BOTES … ARTIN E BOTES … E NJIHKE MIRE HISTORINE … SA PE ENVERIN ISHTE NJERIU ME I QELBET NE EUROPE …ME SKIZOFRENI …ME HAJDUTI ..SE JA VODHI TOKAT .PASURITE POPULLIT TE SHQIPERISE ..DHE PER VETE JETONTE SI PASHA MORE KOQE FSHATARI .POR TI E MBRON SE JU NXORRI NGA MUTI KU BANONIN PRINDERIT TUA … MORE ..I BERI NJEREZIT TE ARSIMUAR HA HA HA HA HA .. BERI FSHATARET KOMUNISTA SPIUNA ME ARSIM …BEHET LOPA ME KULTURE MORE KOQE … SHIKO CFARE ARSIMI …RAMA META JANE ME KOQE.. EDHE LOPET NE NORMANDIE KANE ME SHUME CIVILIZIM SE KETA TE ARSIMUARIT E ENVERIT …TE VERTETEN …. MORE COBAN ..LEXOJE TE VERTETEN E HISTORISE NE FREGJISHT OSE ITALISHT PO TE DISHE …SE QENKE BOLE ..

            1. Elpiniqi says:

              O alban bolja!
              A mund te na japesh ndonje titull libri ne frengjisht per historine e Shqiperise ne kohen e Enverit???
              Si kembim une te jap informacione ne arabisht per trafikantin Leka Zogu!!!

            2. Zeus says:

              @albono!
              Me duhet nje pastrues per wc-ne time!
              A mund te vish me rroge te plote,siguracione dhe rroge te 13-te???
              Dukesh qe e LEPIN ME …….GJUHE wc-ne,prandaj te ofroj kete pune,ndonese kam shumme kerkesa!!!
              Mund te me dergosh CV-ne tende sa me pare!
              Do kesh shtese rroge ne se je HOMO me licence tek Lul Basha!!!

            3. Jeronim de Rada says:

              albano, kam te njejtin mendim me Ju.

    2. Nuk jane tema te kota por te plota. Skuadra e futbollit te korces mund te vente emrin e ndonje patrioti ose deshmori korcar dhe jo ate te Skenderbeut i cili eshte vertet hero kombetar por qe asgje nuk e lidh me Korcen ne vecanti.

      1. ai qe pallo tet'eme says:

        O Vepror Hasani,O BYTHQIR turkoshak nga Prizreni,o bir kurve i Turqise,u bone ti mer shurrabajge te krahasosh Skenderbeun me Omonian! O te shkerdhefte shqiptaria kurvat qe ke ne shtepi ?

  2. tfgs says:

    jashte sunitet me gjithe ”skenderbeun” prej tokes se G.Kastriotit…………..

    1. tifosi i skenderbeut pe Korce says:

      te q.. gomari te teme.

  3. KORCARI says:

    Vepror, mire ke bere qe solle Historine e “SKENDERBUT” ketu por BEN NJE GABIM TE MADH KUR KRAHASON KRIJIMIN E “SKENDERBEUT” NE KORCE ME DEGET E “OMONIAS”- “OMONIA” ESHTE NJE ORGANIZATE PRO GREKE ME QELLIME TE ZYMTA PERSA I PERKET JUGUT TE SHQIPERISE, NDERSA “SKENDERBEU” U KRIJUA NGA SHQIPTARE PER SHQIPTARE NE SHQIPERI.
    KRAHASIMI ISHTE SHUME I GABUAR DHE PA ASNJE LIDHJE

    1. Zigur Qarri says:

      Ke te drejte,krahasimi nuk ka asnje lidhje.Le te besojm se eshte nje lapsus i autorit te shkrimit.

      1. me thene te drejten says:

        Nuk eshte lapsus! Autori eshte nje antishqiptar i felliqur,turkoshak dhe islamik dhe cdo gje e ka bere me qellim te caktuar!

  4. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Ky shkrimi, me kujtoi pjesen humoristike,”Doni me per Belulin” !

  5. Tiku says:

    Skenderbeu eshte heroi i gjithe shqiptareve kudo qe jane. Per me teper Heroi yne Kombetar ndofta ju takon Korcareve, ketyre njerze patriote, njerez te pushkes dhe te penes dhe mbi te gjitha njerez me te punes ne Shqiperi.
    Cfare jane keto ndarje, eshte turp te permendet kjo pune. Skenderbeu u takon te gjitheve. Ishin Korcaret me te zotet e moren kete emer dhe ta gezojne ne jete te jeteve dhe suksese me te medha vazhdimisht.

    1. beni says:

      Skenderbeu esht i biri i vojsave brankovic i nipi i car stefan llazarevic dhe me gjysh gjyro gjergj brankovic nga vojsava e eme nga babaj pervecse epiriotve me mbiemer kastriot eshte me se realiteti pavarsisht kur thon gjon e gjoja katolik per ti mbajtur bashke te dy grupimet relegjoze dhe korcaret or vepror hasani nga bilishti historjan i ideologjis orjentale e kan origjinen nga vojsava e ema e gjergjit nga morava qe akoma nuk e ke mesuar e nishit ne serbi e poshte ne maqedoni ku esht quajtur serbia jugore pavarsisht se si rodhen e u identifikuan me gjuhen latine te italishtes e greqishtes per te nxjere ate shki…petare!
      Pra ne ka identitet me te sakte te shki…ptarise jan keta korcare pogradecare,kolonjare permetare e te tjere qe dikur esht qojtur peshkpi korca e kan zen ket toke pas pushtimit te shqipnise nga baballaret e stergjyshrit e tu bile bozhigradit ja vut emrin miras e tash po mundoheni edhe zvezdes tja ndryshoni ne kodoshllekun e enver kopilit qe volorekes ja vuri brilon!
      Keta korcaret jan nga nena e gjergjit skenderbeut kurse nga babaj gjei andej nga epiri prandaj e vun gjergjin mbret te tyren e boll fantazove per emrin skenderbeu qe ja ngjiti turku iskender!

      1. opa opa says:

        Ndersa ti je BIR KURVE e injorant historie ?

  6. arben says:

    Te te quajne budalla do besoja se te bejne nder por ti nuk e meriton se nuk je gje tjeter vecse njeri I lig dhe antisshqiptar.Si guxon te krahasosh krijimin e organizates Omonia ne Lezhe qe nuk ishte gje tjeter vecse per qellime politike me krijimin e skuadres se futbollit Skenderbeu ne Korce.Qyteti im I lindjes e ka per nder te mbaje skuadra e tij e zemres emrin e heroit tone kombetar.Skenderbeu per ne shqiptaret gjithmone ka qene misherimi I lirise dhe I bashkimit tone kombetar dhe askush ne bote nuk do guxonte qe korcaret te mos I quante shqiptare pervecse ndonje te ligu e anti shqiptari si puna jote.Turp dhe per gazeten Tema qe boton te tilla plehra.

  7. Aqif Kopertoni says:

    Urime per shkrimin Vepror.
    Kini sjelle shume fakte interesante rreth krijimit te sport-klub Skenderbeut te Korces. Jam dakort me komentuesin e mesiperm rreth emrit te klubit. Korcaret si gjithe shqipetaret e tjere e kane te drejten e tyre dhe sigurisht per nder ta kene emrin e te madhit Skenderbe ne klubin e futbollit te qytetit te tyre. Ata thjesht jane treguar me te shkathet ne gjetjen e emrit sic e kane bere dhe ne hapjen e shkolles te pare shqipe ne Shqiperi.
    Personalisht me beri shume pershtypje fakti qe Tirana e paska fituar kampionatin e pare ne Shqiperi mes dallaverave, ku Skenderbeu nuk eshte paraqitur ne 2 takimet e play off-it me Tiranen ne shenje proteste.

  8. roland says:

    ti ske emer per vete,e ke vepror,do te na spjegosh per skenderbeun hajde gruaqir hajde

  9. riti says:

    Skenderbeu nuk ka asnje lidhje me omonia-n ,Me emrin Skenderbe nderohet cdo qytet i Shqiperise po te kishte ekip me kete emer , Ndersa omonia eshte nje organizate greke e cila per tu dukur e madhe e duke financuar shume para ,eshte perhapur edhe atje ku nuk ka asnje grek ,ndersa Skenderbeu eshte nderi i Kombit Shqiptar ,

  10. kolonjari says:

    Pse disa prej jush shpreheni me nje gjuhe kaq banale?Keshtu do te behemi qytetare te Europes dhe botes pa respektuar njeri tjetrin dhe vehten? Turp.Niveli i kultures dhe edukates zero.Kane te drejte te tjeret qe na etikojne me epitete nga me te uletat.Por mos harroni se ato epitete ja veme vetes dhe te tjereve per dite.

  11. Martini says:

    Skenderbeu,ne Korce? Po ku tjeter,pervec sportit Rilindja kombetare ne korce ka shkelqyer,ruatja dhe zhvillimi i gjuhes shqipe,cetat dhe luftetaret reale te rilindjes,folklori dhe muzika patriotike si ne asnje treve tjeter.me von me ndjenjen e punes zhvillimi shume i larte per kohen i ekonomise,zejtarise dhe tregetise,jo vetem ne qyetet po ne gjithe treven.Emri i skenderbeut ashtu si ne gjithe sShqiperine nderohet me vepra ne Korce.

  12. Neku says:

    Per ata qe e perflasin emerin e ekipit Korcar eshte e veme arsye se ketyre ju vjen plasja qe Skenderbeu dhe Korca po korin sukses. Por duhet ta dine se nuk eshte emeri, por menaxhimi i sukseseshem i klubit dhe mbi te gjitha gjetja e donatoreve korcare qe e moren kete inisjative, per te cilen i pergezojme , po ashtu dhe inisjatoret e fillimit te organizimi te kesaj sipermarje si deputeti Gjergji Papa qe eshte inisjatori fillestar e me pas Bashkine e Korces, e, publikun me tifozet e zjarte ,por te edukuar e keshtu me radhe deri tek Shkembi eyj.. Sa per ata qe kane maraz per emrin po ju them: Edhe shkolla e pare ne Korce u cel, edhe Mbreti Egjyptit (Faruk) aty lindi edhe mbreti i Rumanise aty edhe nje Perandor i Austro Hungarise aaty(Voskopoje)edhe Hymni i flamurit aty edhe gjysma e Rilindasve aty (Veqilarxhi Negovani, Asdreni, Germenji…)edhe opera e pare aty edhe Bira e pare aty edhe serenata aty edhe Kuadrot e para te Liceut aty edhe Piktori me i mire aty (Miho)edhe Skluptori me i mire aty (Paskali) edhe opereta e pare Agimi aty (me Konon) edhe stafi i Operas te Tiranes prej aty erdhi edhe T. Tashko aty doli , edhe gjithe profesorati i Matematikes e Fizikes (Fundot , Cifligu, Pilika, …)aty doli edhe edhe industria e precizionit aty u ngrit edhe kengetaret me te pelqyer (Vellezerit Korcare) aty edhe guzhina me e mire aty , kam dhe shume aty …., por kam frike se do te quhem nacionalist. Jo keto nuk jane rastesi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje