Prokuroria Kombëtare e Brazilit, i ka bllokuar llogarinë bankare 42.5 milionë euro futbollistit të Barcelonës Neymar dhe babit të tij, i cili njëheresh është edhe menaxher i tij, për shkak të fshehjes së tatimit.
Siç shkruan gazeta braziliane “O’Globo”, Neymar dyshohet se ka fshehur të ardhurat për tju shmangur tatimeve nga viti 2011 deri në vitin 2013.
Konkretisht, futbollisti brazilian, Neymar, pretendohet se ka fshehur të ardhurat që ka fituar nga trasferimi i tij nga klubi Santos në Barcelonë, dhe si rrejdhojë i ka shkaktuar një dëm shtetit të Brazilit rreth 14.3 milionë euro.
Nëse dëshmohet faji, Neymar do të mund të paguajë 150 për qind gjobë të shumës së fshehur..
Përveç kësaj, në Spanjë ka vazhduar hetimi për fshehje të të ardhurave dhe mos pagim tatimi në Barcelonë për të njëjtin rast. Prokurori spanjoll i ka kërkuar hetim të hollësishëm ndaj Sandra Rosell-it, ish presidentit të klubit të Barcelonës dhe ndaj atij aktual Josep Marie Bartomeu.
keshtu eshte kur bie ne pare i papari
Zbatimi i ligjit njelloj per te gjithe eshte kudo ne bote.
Tek ne,megjithse OSHEE dhe UK jane shoqeri aksionere,ne nje kupon, kane FATUREN TATIMORE DHE KUPONIN TATIMOR !!!!!!!!!!
Tek keto shoqeri aksionere,TVSH-ja nuk dihet se ku perfundon,por nje gje eshte e sigurt,ne sistemin e taksave JO !!!!!
Neymar eshte kokrra e “budallait” qe nuk merr neshtesi Shqiptare si Xh. Belushi e ndonje tjeter qe i bie te te tatohet me zero lek.