Katër javë pezullim për Taulant Xhakën për goditjen ndaj kundërshtarit

25 Shtator 2015, 10:17Sport TEMA

Shuplaka që mesfushori i kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, i dha kundërshtarit në ndeshjen ndërmjet Bazelit dhe Young-Boys, i ka kushtuar lojtarit kuqezi tre ndeshje pezullim.

Vendimi u dha nga komisioni i disciplines pranw Federatws Zviceriane të Futbollit, ku dënimit me tre ndeshje i shtohet edhe një tjetër takim, pasi Xhaka ishte ndëshkuar edhe me kartonin e katërt të verdhë rradhazi, që shoqërohet me një pezullim tjetër, duke e cuar në katër ndeshjet që 24-vjecari do të mungojë me kampionët e zvicrës.

Ndërkohë, Bazeli, do të apelojë vendimin për ti ulur dënimin titullarit të saj i cili është një nga lojtarët më të rëndësishëm  në ekip.

Pezullimi nuk do të ndikojë në formën e lojtarit për kualifikueset e Francë 2016, pasi do të ketë mundësi të aktivizohet në ndeshjen e Europa League, që Baseli do të luajë javën e ardhshme përballë Lech Poznan./f.b

2 komente në “Katër javë pezullim për Taulant Xhakën për goditjen ndaj kundërshtarit”

  1. futbollist nga Kuksi i Ri says:

    Gani Abazi(Gianni De Biasi),te kete kujdes me kete xhuxhin mistrec,sepse ky,mund te provokoje ne ndeshjen Shqiperi-Serbi, qe, do te ishte me pasoja per fatin e Kombetares.

  2. Aleksander says:

    Truke te vjetra qe te rinjte po i mesojne .Nje shpulle(e dhene ne perfundim te ndeshjes!!!) qe te lejon te besh pushim e te mos rrezikosh 2 ndeshjet e JETES :Shqiperi-Serbi dhe Armeni-Shqiperi. Para nje muaji mjeshtri i ketyre trukeve(edhe marjes se kartonave kur kjo duhet)Lorik Cana,i theu hundet Marchetti-t ,dhe keshtu Berisha u be titullar te Lazio .Kush ka kujtese te forte mund te kujtoje shume te tjera …mendoj qe Taulantit i eshte sygjeruar ky veprim shume perpara ndeshjes .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje