VIDEO/ Taulant Xhakën se mbajnë nervat, godet kundërshtarin me shuplakë

24 Shtator 2015, 13:57Sport TEMA

Një natë për t’u harruar ajo e Taulant Xhakës me Bazelin në ndeshjen e javës së nëntë të Superligës së Zvicrës. Mesfushori i Kombëtares shqiptare, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Young Boys-Bazel, ka goditur me shuplakë kundërshtarin, i cili është rrëzuar në tokë, natyrisht, edhe duke e dramatizuar situatën.

Menjëherë ka ardhur edhe reagimi i gjyqtarit, i cili e ka ndëshkuar me karton të kuq “pitbullin”. Kështu, e sigurtë do të jetë mungesa e Xhakës në ndeshjen e radhës Bazel-Lugano, pa llogaritur që dënimi mund të jetë më i rëndë nga Komisioni i Disiplinës.

Taulant Xhaka e ka nisur titullar ndeshjen, ashtu si Aliji dhe Gashi. Xhaka është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 76-të, në një ndeshje plot tension, ku edhe Aliji në pjesën e parë kishte marrë karton të verdhë.

Gashi është zëvendësuar në pjesën e dytë. Bazeli e ka humbur ndeshjen në transfertë 3-4, që ishte edhe humbja e parë në kampionat pas 9 javësh, teksa më parë kishte arritur 8 fitore radhazi. Gjithsesi, Bazeli kryeson kampionatin me 24 pikë dhe nuk mendohet se skuadrat e tjera mund ta konkurrojnë për titullin kampion, edhe pse Grasshopper është 4 pikë prapa në vendin e dytë. Xhaka, pas ndëshkimit me karton të kuq, nuk e ka vijuar sherrin, por u është drejtuar dhomave të zhveshjes./Telesport

– Taulant Xhaka, shqiptari zemer luan (Y) !- Këtu tregohet se ka gjak shqiptari ^_^ !

Posted by Valmir Mjaki on mercredi 23 septembre 2015

4 komente në “VIDEO/ Taulant Xhakën se mbajnë nervat, godet kundërshtarin me shuplakë”

  1. the Punisher says:

    Simulim i paster.Vari Janullen.

  2. KATOLIK says:

    Ja, dhe nje koment i ketij Valmir Mjakit qe e pergezon dhunen ne futboll…

    1. Aleksander says:

      Truke te vjetra…i duhen ca dite pushim perpara ndeshjeve me Serbine dhe Armenine !-Cana eshte mjeshtri i ketyre trukeve,heren e fundit te Lazio i theu hundet Marchetti-t per ti hapur vendin Berishes si titullar .Sa e sa kartona ka mare kur i duheshin !-Pres te ndodhin edhe “incidente” te tjera me lojtaret e tjere te kombetares para ketyre dy ndeshjeve…ndonje karton “pa dashje” apo “demtim” !

  3. Drenicak says:

    Taulanti duhet te zghedh ne mes boxit apo futbollit!
    Nese vazhdon me qe kaq i pa kulturum nuk i duhet futbillit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje