Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako, priti në një takim Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbolit Armando Duka.
Në takim ishin të pranishëm Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Publike Drejtues i Lartë Altin Qato si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit Ilir Shulku.
Për rreth një orë , Çako –Duka , kanë diskutuar për marrjen e masave të përbashkëta për zhvillimin sa më normal të ndeshjes , si dhe për të garantuar rendin e sigurinë në çdo hap , që nga mbritja e lojtarëve , të tifozëve , të miqve nga Serbia, para , gjatë dhe pas mbarit të ndeshjes.
Drejtori i Policisë së Shtetit Çako , garantoi Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, se Policia e Shtetit do të marrë të gjitha masat, duke angazhuar të gjitha kapacitetet më të mira të saj , qoftë në burime njërëzore ashtu dhe në logjistikë.
Çako ka theksuar se ndeshja me Portugalinë ishte një test për këtë ndeshje dhe ne do të forcojmë akoma më shumë masat me qëllim që të parandalojmë çfarëdo lloj incidenti të mundëshëm që mund të ndodhë.
Masat janë të shumëllojshme , nga toka dhe nga ajëri , por i garantoj që të gjithë tifozët se masat e policisë nuk kanë për qëllim të dëmtojnë apo frenojnë tifozët, por kanë për qëllim vetëm të garantojnë mbarëvajtien e kësaj ndeshje duke i ardhur në ndihmë skuadrës tonë kombëtare.
Duka , ka theksuar se do të vendosë në dispozicion të Policisë së Shtetit, listën me emrat e të gjithë tifozëve që kanë blerë biletë, me qëllim që Policia të këtë mundësi të kryej verifikimet e nevojshme.
Njëkohësisht Duka ,ka vlerësuar masat që policia kishte marrë në ndeshjen me Portugalinë duke shprehur dakortësinë për forcimin e mëtejshëm të këtyre masave , gjithmonë në funksion të mbarëvajties së ndeshjes .
Në Takim u vendos që një grup nga Polica e Shtetit dhe një grup nga Federata Shqiptare e Futbollit të bëjnë riguanicionin e stadiumit dhe të ambienteve përreth duke përcaktuar në vend edhe masat konkrete për gjithë pikat e paraqitura në planin e masave.
Riguanicioni i stadiumit??? Cfare te jete ky riguanicioni valle !!!
Nuk na thate keni marre masa dhe nga “deti”?! cfare c’faqesh idioteske institucionale, po ndonje memorandum nuk lidhet.
Riguanicioni esht gabim, ka dashur te thot rigonicioni qe do te thot kontrolli i imtesishem dhe njohja me terrenin e stadiumit qe behet para ndeshjes.
Po hyri pellazgu ne stadium skualifikimin e Kemi ne xhep.