Kristiano Ronaldo dëshiron ta mbyllë karrirën e tij në Amerikë

21 Shtator 2015, 18:02Sport TEMA

Largimi i tij nga Reali i Madrid është folur shpesh herë, por sulmuesi portugez Kristiano Ronaldo për momentin nuk e mendon dicka të tillë pasi ndihen mirë në “Santiago Bernabeo”.

Por, kjo nuk do të thotë që ai do ta mbyllë karrirën e tij tek merengues, pasi në një intervistë të dhënë për mediat amerikane, Ronaldo u shpreh se do të ishte i lumtur që një ditë të luante në “Major League Soccer.”

Ai theksoi se amerika është një vënd i mrekullueshëm dhe do ti pëlqente një aventurë në këtë shtet.

Kontrata që 30-vjecari ka me “Los Blankos” është deri në vitin 2018-të që sipas gjasave luzitani do ta respektojë deri në fund.

Dhe pas përfundimit të kontratës me Realin, kjo do të ishte periudha ideale që 3-herë fituesi i Topit të Artë të transferohej në kampionatin amerikan për të vijuar karrierën.

Gjithsesi deklaratat e Ronaldos për mediat amerikane, nuk përputhen me ato të menaxherit të tij Jorge Mendes i cili para pak javësh u shpreh se klienti i tij do ta mbyllë karrierën te Reali.

Ndërsa i pyetur për një transferim të Ronaldos në futbollin amerikan ai tha se dicka të tillë vetëm zoti mund ta dijë./f.b

4 komente në “Kristiano Ronaldo dëshiron ta mbyllë karrirën e tij në Amerikë”

  1. enter''" says:

    Cdo ne Amerike more djale, mos ler kokrren e namit te shkosh ne ate vend cope cope

  2. TOTILA DIREKTAN PRENOS says:

    Mire ben Tema qe na hedh lajme ne skakiere per kete tipin .
    Kur ben nje Pordhe MESSI ,kjo Vajza jo vetem qe i mer ere por shterzon dhe mezi ben nje FENDE qe aromos ata qe i bejne fresk .
    6 Vite beri kjo Tipja tek BARDHOSHKAT e REALIT dhe mezi mori Nje LA-LIGA dhe NJE CH-LEAGUE ku ironikja ishte se nuk pati asnje lloj ndikimi vjet kur e mori Ch-leaguen dhe Kupen e Mbretit qe nuk lujati fare .
    Kete sezon ka bere 4 ndeshje ne La-liga dhe ka shenuar 5 Gola vetem ne nje ndeshje me ekipin qe sezonin e kaluar u pozicionua i XII-ti : Nje ndeshje ne Ch-League ku shenoi 3 gola me ekipin me te dobet te Grupit te Realit : 2 ndeshje beri me ekipin Perfaqesues dhe nuk shenoi asnje gol .
    Perfundimisht ne 7 ndeshje ka shenuar 8 gola vetem ne 2 ndeshje !!???.
    Kesaj here ja ka fajin Anceloti ,here gazetaret ,here Orari i ndeshjeve ,here Referat Qe nuk Tregojne me gisht per tek Pika e Bardhe kur kjo Simulon ,here ja ka fajin BENITEZI qe nuk e vendos ne pozicionin qe ajo do ,here ja kane fajin Tifozet ,here ja ka fajin PEREZI .
    Qe nga 2009 ne gusht ka shenuar 1.03 gola per ndeshje kundrejt 1.026 gola qe ka shenuar MESSI per ndeshje por ka mare Trofe dhe Tituj 2.5 X me pak se MESSI .
    Kush mund te ma spiegoje kete handikap .
    Do ta shohim se deri ku do ta kete vrapin kete sezon sepse benitezi jo vetem Nje X ka treguar se eshte i PA -AFTE qe te udheheq ekipe per trofe .
    Me mire po ja le kohes .
    Sa me fillu sic thone nga veriu ,edhe sivjet MESSI e fitoi TOPIN e PESTE te ARTE kurse NALDA ngeli me Tre ku NJERIN A ATE TE 2013 nuk e meritoi por ja dha PJESHKA e PJEKUR e IRINES ,te cilen per ca kohe e DEGUSTOI JARANI PLAK BLATER !

    1. GMT says:

      @TOTILA DIREKTAN PRENOS,
      Shumë herë e kam pyetur veten se cila është arsyeja që disa personazhe nuk lënë pas vetes diçka nga shkrimet e tyre edhepse shkruajnë pa rreshtur në vijimësi gjëra shumê me vlerë qofshin këto analiza sportive,histori futbolli,përshkrime karakteresh etj,etj.Një zë nga brenda sikur më thoshte”Don’t question with your answers”Unë do shkruaj po kush do lexojë”

  3. komiti i shaptikait says:

    ne epoken e sotme te super -kibernetikes ,njerzimit nuk i pelqejne me faktet kokeforta ose aksiomat e transformuara ne postulate ,por i pelqejne kortet edhe ashtu te sheqerosura ,por te helmatisura nga brenda .
    “let everybody in their freedom “,let they to choose what they want @ what their don’t want to do .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje