Paris Saint Germain, po përgatit një ofertë johëshse për të bërë të sajin sezonin e ardhshëm teknikun portugez të Chelsea-s, Jose Mourinho.
Special One udhëhoqi Bluetë e Londrës me fitimin e titullit të katërt edicionin e kaluar, por këtë sezon në “Premier League” ka pësuar një fillim të vështirë ku diferenca me kryesuesit e kampionatit Manchester City është 8 pikë.
Fitorja 2-0 e së shtunës kundër Arsenalit ishte vetëm triumfi i dytë i tyre nga gjashtë ndeshjet e pare.Mourinho, ka nënshkruar një marrëveshje të re në Stamford Bridge muajin e kaluar, deri në vitin 2019, por drejtuesit e kampionëve të Francës janë duke menduar një lëvizje për 52-vjecarin verën e ardhshme.
Sipas të përditshmes britanike “Ekspress”, pronarët e klubit parizin janë të etur për të afruar Mourinhon në skuadrën e tyre dhe mund të ofrojnë atij një shumë marramëndese që të largohet nga “Premier League” për të zëvendësuar Laurent Blanc në krye të PSG-së.
Kjo pasi pronarët besojnë se me portugezin ekipi do të ngrihet në nivelin e larta dhe do të ketë suksese në kompeticionet europiane./f.b