FIFA zhytet më thellë në vorbullën e kaosit. Jerome Valcke u pezullua nga detyra. Pak ditë pas deklaratave të Prokurores Amerikane, Loretta Lynch, e cila u shpreh në lidhje me hetimet, që majin e kaluar cuan në arrestimin e 7 drejtuesve të FIFA-s se organi amerikan i akuzës parashikon ngritjen e akuzave të tjera, Federata Ndërkombëtare e Futbollit Botëror bëri të ditur se Sekretari i Përgjithshëm është pezulluar nga funksionet e tij me efekt të menjëherëshëm dhe deri në marrjen e një vendimi të dytë.
“Fifa është vënë në dijeni të një serie akuzash që i përkasin Valcke dhe ka kërkuar nisjen e një hetimi nga Komisioni ETI”, – lexohet në një komunikatë të qeverisë botërore të futbollit.
Sipas të përditëshmes angleze “The Guardian” Valcke ka nxjerrë përfitime të paligjshme nga një xhiro e shitjes së biletave për Botërorët me cmime të fryra, më të larta se vlera e tyre reale, akuza këto që janë hedhur poshtë nga vetë Valcke.
54-vjecari francez kishte lënë të kuptohet nëpërmjet një deklarate korrikun e kaluar se dëshironte të jepte dorëheqjen pas 26 shkurtit të ardhshëm kur do të zgjidhet edhe presidenti i ri i FIFA-s./SS
Keta jane plera! I’a dijne shume mire njeri-tjetrit se c’pislleqe kane bere, dhe kur e shohin qe po i vjen rradha kolegut per tu ballafaquar me drejtesine, i fusin shkelmin. Ja, kjo eshte FIFA e Blatter kermes! Te gjithe per ne litar!
Pastaj, mjere ne po erdhi platinovici ne vend te Blatter-it!
SI KY PLEHRA ESHTE DHE PLATINIA ….. JA LEPI BYTHEN PUTINIT SE I JEP DOLLARE ….. JA KUSH ESHTE FIFA ME HAJDUTA ..