Jose Mourinho nuk e ka në stilin e tij të bëjë modestin. Edhe pse Chelsea ka arritur të grumbullojë vetëm 4 pikë në 5 ndeshjet e para të Premier Leagues, portugezi mendon se është një ndër trajnerët më të mirë në qarkullim.
Këtë deklaratë 51-vjecari e dha pas suksesit 4-0 me Makabi Tel Aviv, në sfidën e parë të fazës së grupeve të Championsit.
“Ka persona që nuk janë të kënaqur me kaq shumë suksese në kaq shumë vite. Kjo është natyra njerëzore. Për Wayne Rooneyn pati kritika të ashpra, por ai theu rekordin e golashënuesit më të mirë të kombëtares dhe tashmë konsiderohet më i miri i historisë së futbollit anglez. Në karrierë mund të kesh ulje-ngritje. Rooney është një futbollist fantastik edhe kur nuk shënon. Unë jam trajner fantastik edhe kur nuk i fitoj ndeshjet. Analistët paguhen jo për të thënë gjëra të pasakta, ata duhet t’i meritojnë paratë që marrin”, tha portugezi
Mourinho bëri ndryshime të mëdha ndaj skuadrës izraelite, duke lënë në stol lojtarë të rëndësishëm si John Terry, Diego Costa dhe Nemanja Matic.
“Skuadra ishte më agresive me dhe pa topin në kontroll, ndërsa linjat lidheshin më mirë. Edhe kur e humbisnim topin, reagonim shumë shpejt”, shtoi Mourinho.
I pyetur për marrëdhëniet me kapitenin Xhon Terry, Mourinho ngulmoi se nuk ka asnjë problem me 34-vjecarin, duke hedhur poshtë raportimet në media./SS
Si te fitosh me Macabin …looool…ket Chelsea ka per ta q….iii m’byth edhe D.Zagreb se Barca Real Bayern do e dhunojne ashper
Boll me fjalorin vulgar o shqiptar I ndyre
Oooo enter ! Nuk te shau babane, !!!!!!
murinjo ka menyren e tij per te bere protagonistin edhe atehere kur behet qesharak .
le ta gjykojme se si do ti veje fundi kesaj pune ,mi dhjefsha temen .