Nga një i arratisur te goli i tij i parë me fanellën e Chievos ndaj një skuadre të madhe si Juventusi.
Është kjo historia e Përparim Hetemajt, futbollistit me origjinë shqiptare që dhimbjen e ka kthyer në forcë, për të arritur aty ku është sot.
Ai gol i tij ndaj bardhezinjëve mund të vlente vendin e parë në kampionat për Chievon së bashku me Interin, por Dybala me finalizimin nga pika e bardhë ia prishi disi festën 28-vjecarit që luan për përfaqësuesen e Finlandës.
Jeta ka patur shumë pengesa për numrin 56-të të veronezëve, të cilin Hetemaj e mban që prej 2011-s dhe ja dedikon vitit të lindjes së babait të tij, i cili prej disa kohësh është ndarë nga jeta.
Djaloshi nga Skënderaj ka patur shumë ëndrra në jetë.
Disa prej tyre ka arritur ti realizojë, edhe pse i është dashur të kalojë një fëmijëri të vështirë:
“Ëndrra më e madhe ka qenë të bëhesha një futbollist profesionist, e dëshiroja një gjë të tillë që fëmijë dhe jam i lumtur që ja kam dalë. Unë dhe vëllai im Mehmeti shikonim gjatë gjithë kohës futboll në televizor madje edhe luanim shumë në fusha të vogëla me miqtë”.
Jeta e Përparim Hetemajt nuk ka qenë aspak e lehtë.
Në moshën 6-vjecare atij i është dashur të arratiset nga Kosova për shkak të luftës së bashku me të vëllain, dy motrat dhe prindërit:
“Fëmijëria ime ka qenë shumë e vështirë, babai fillimisht u operua në Kroaci, ndërsa më pas shkuam në Finlandë.
I shpëtuam luftës por problemet nuk morën fund për ne.
Babai ishte i sëmurë në atë kohë dhe nuk punonte dot më.
Për një vit shkuam në Olou në një qëndër që u vinte në ndihmë emigrantëve.
Më pas u zhvendosëm në Helsinki ku spitalet ishin më të mira për të kuruar sëmundjen e babait i cili u nda nga jeta në 2010-n kur ishte vetëm 54 vjec”.
Në pamundësi për të luajtur me Kosovën, Hetemaj zgjodhi të përfaqësonte Finlandën.
I pyetur nëse ndihet më shumë kosovar apo finlandez 28-vjecari u përgjigj në këtë mënyrë:
“Ndihem edhe kosovar edhe finlandez. Zgjodha përfaqësuesen finalndeze sepse Kosova nuk e kishte një të tillë, ndërkohë që nuk kam patur pasaportë shqiptare dhe e kisha të pamundur të luaja për Shqipërinë”./ SS
Ajo pjesa fundit eshte per te “legenos” si njeri!
Thuj mor qe per Shqiperine s’kishe dashuri dhe kaq..eshte me ndershme dhe te kuptojme…ne fund te fundit Kosova te lindi e Finlanda te rriti por mos bo ropshin me justifikime t’[email protected]@rit!
NUK KA NEVOJE te justifikohet,por edhe nese e ka thene vertet,dmth qe e mendon. Ndryshe, çdo ti plaste trapi ,sepse jeton jashte neper Europe e s’ka asnje lidhje me tifozet shqiptare.Ai thjesht po thote ate qe mendon .Mesa di une askush nuk eshte kujtuar ASNJEHERE per ta kerkuar te luaje me Shqiperine.Pastaj ajo fjalia e fundit ka pak shijen sikur eshte shtuar nga vete gazetari…kemi nje jete qe lexojme gazeta dhe keto gjera ndodhin jo rralle.
Pjesa e fundit nuk eshte e vertete o gazetar kartoni.une e lexova te “Gazzeta dello sport” dhe ky Hetemi jo vetem qe nuk thote qe “s’kisha mundesi te luaja per Shqiprine” por thote qe “as nuk e kam kerkuar ndonjehere te kem pasaporte shqiptare”.Prandaj mos na hapni barkun sikur u dogj Hetemi per Shqiperi.
Eshte zgjedhja e gjithkujt, dhe nuk duhet ti paragjykojme, veçse edhe ata (futbillistet) s’kan pse te justifikohen berci-marci, thuaj te verteten, nuk me intereson te luaj me shqiperine apo nuk e ndjej ne gjak krenarine shqipetare, por justifikime te tipit banal tani nuk shkojne sepse gjithkush te kupton Hajt zoti ta beft mbare