UEFA, gati të njohë Kosovën. Në 2018-n, dy Kombëtare shqiptare

15 Shtator 2015, 17:20Sport TEMA

Për futbollin kosovar vjen një lajm sensacional nga UEFA.

Kërkesa e Federatës së Futbollit të Kosovës, për t’u pranuar në organizmin më të lartë të futbollit europian do të diskutohet në mbledhjet e Komitetit Ekzekutiv të këtij institucioni që do të zhvillohet këtë të enjte në Maltë.

Nëse qeveria e futbollit europian e pranon këtë kërkesë, atëherë Kongresi i UEFA-s që do të mbahet në muajin Mars të 2016-ës në Hungari pritet ta bëjë Kosovën anëtaren e 55-të të UEFA-s.

Përfshirjen e kërkesës së Kosovës në rendin e ditës në mbledhjen e ardhshme të Komitetit Ekzekutiv e ka pranuar edhe sekretari i përgjithsëm i UEFA-s, Gianni Infantino.

Presidenti i Federatës së Kosovës, Fadil Vokrri dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihi, janë ftuar nga UEFA në Maltë, pikërisht në kuadër të diskutimit të kërkesës së Kosovës për praninim në UEFA.

Nëse gjithcka shkon sipas parashikimeve, Kosova mund të marrë pjesë në eliminatoret e Botërorit 2018 që do të nisin në shtator të vitit të ardhshëm, vetëm dy muaj për përfundimit të finaleve të Euro 2016.

19 komente në “UEFA, gati të njohë Kosovën. Në 2018-n, dy Kombëtare shqiptare”

  1. BERISHA DHE I GJITH LLUMI I PD-SE LARGOHU. says:

    Jo dy shqiptare, por nje kombetare sulltash ajo e Kosoves, kurse nje ajo e Shqiperise. Pra, te ndahen keshtu.

    1. Pelasgian says:

      Harron qe edhe ajo qe ti quan “Shqiptare” eshte plot me talmente nga Dardania.

      Psikopat i SHK..erdhym ne djep!

      1. BERISHA DHE I GJITH LLUMI I PD-SE LARGOHU. says:

        Pelasgia ose plehre islamike, as edhe flamurin shqiptar nuk do e shikoni te valvitet ne Shqiperi, neqofse ISIS merr Shqiperine sepse nuk jeni trima per te mbrojtur vendin. Per fjalorin qe perdore, tregove se je i flliqur familjarisht dhe si rrace e ndyhre islamike. Mos beni patriotizem duke u fshehur si flliqersi sepse je i tille.

      2. Taulant/Tirane says:

        Kam bindjen qe dy”kombetaret” nuk do te jene me shume se dy vjet,sepse do te bashkohen ne nje te vetme.Shqiptaret meritojne vetem nje kombetare(u mjaftojne dy krenat e flamurit ,nuk kane nevoje per dy “krena reale”)

        Sa per injorantet qe shajne,mund tu them qe nuk po bejne asgje me shume se ate qe kane bere shume paraardhes te tyre qe nga Hamzai e deri tek Esati….URIME,por mos harroni qe asnjeri prej tyre nuk fitoi dot!

    2. meritoni says:

      berisha dhe gjithe llumi

      hahahahahahhahahah,deshe te thuash dy kombetare KOSOVARE?

  2. Nard says:

    Le te shpresojme por per fat te keq UEFA eshte kthyer ne vegel te Putinit dhe parave te Gazprom.

  3. Pelasgian says:

    Ne cilin grup? Ne ate me 5 skuadra?

    Nejse…i uroj “antarsim” sa me te shpejte Dardanise!

  4. sport dashes says:

    ajde dhe kombetaria e isis ne evrope
    te zhduken islamistat se na can trapin , me shume trazira se futboll

    1. Nard says:

      Shko mor kelysh serbi.

  5. Tirons says:

    Nese behet, ekipi i Kosoves do u marre jo vetem lojtaret por edhe tifozet Shqiperise… Po te marrin gjithe ata lojtare qe kane neper Europe, kane gjasa te kene skuadren me te mire ne Ballkan dhe nga me te mirat ne Europe.

  6. iBaba says:

    Antaresim te shpejte dhe askush mos harroje se kjo perben mundesi me shume per futbollistet nga Shqiperia!!! Çdo pjesemmarje e dy shteteve te kombit tone dyfishon, peshen, mundesite dhe forcën e kombit!

    Te shpresojme dhe ne fyrom e greqi te kemi peshen dhe vendin tone!

  7. KKK says:

    Shume mire, sa me shume kombetare aq me mire, aq m shume konkurrence per lojtaret e ardhshem….te kemi dy perfaqesuese shqiptare qe te japin emer pozitiv ne futboll.

  8. shqiptari says:

    Sa me shpejt aq me mire. Me keta talente qe kemi ne Europe jam i sigurte se shume shpejt do ti sjellim edhe titujt e munguar.

  9. Alba - Prishtine says:

    Ma n’fund!!Boll u ban padrejtsi kombtares kosovare.

  10. kaniku says:

    hajde per hajr na qofte sepse fadil vokrri e ka kamben e lehte (ka qene nje nder futbollistat ma te mire shqiptare te te gjitha kohve).

  11. shvejk says:

    Pse vetem dy kombetare Shqiptare dhe jo 5 ose 9 ose 30 ,ne fund te fundit sa me shume me mire . Nuk ka menyre me te mire per te lene nam se sa te perziesh futbollin me politiken. Perfundimi i vetem eshte qe edhe futbolli te behet i merzitshem si politika. Kosova luftoi per pavaresi dhe e fitoi, le ta perdori pavaresine e saj per tu konsoliduar si shtet qe nuk jeton ne kurriz te te tjereve po eshte i pavarur ne te gjitha fushat , edhe ne futboll. Kur te jete me tere mend shtet i pavarur politikisht dhe ekonomikisht. Kur ta kete te qarte nga do te orientohet, nga lindja apo perendimi, nga islami ekstrem apo europa moderne. Atehere po qe do te kete ardhur koha per nje dhe vetem nje kombetare ,te tjerat jane vetem barsaleta.

  12. Kristo says:

    Sipas ligjeve te UEFA-s dhe FIFA-s, nese kemi anetaresim te ri te nje federate si FFK-ja, lojtaret qe kane luajtur ne ekipin A te nje kombetareje, mund ta braktisin ate per kombetaren A te re te shtetit te anetaresuar.
    Kujtoni rastin e Malit e Zi, se si i iken Konfederates Serbi-Mali i Zi tere ata lojtare drejt Malit e Zi.
    Keshtu qe Shqiperia, Zvicra, Belgjika, Austria, Suedia, Norvegjia qe kane shqiptare te Kosoves ne kombetaren A, mund te braktisen nga lojtaret me origjine kosovare, per te formuar nje ekip dinjitoz kombetar.
    Kam nje parandjenje te keqe, qe Shqiperia do rikthehet aty ku ishte, duke konkuruar me Molldavine, Gjeorgjine dhe San Marinon.

  13. albgentius says:

    Po sikur te bjene ne grup Shqiperia me Kosoven me ke do beni tifo?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje