30 euro për ta parë Shqipëri-Portugali nga...ballkoni

14 Shtator 2015, 16:12Sport TEMA

Shqipëria ka shënuar progres të madh në futboll, viteve të fundit. E vërteta është se Kombëtarja shqiptare ka bërë hapa të shpejtë e të mëdhenj në zhvillim dhe, me të drejtë, Europa tashmë po e konsideron si një kandidate potenciale për t’u kualifikuar në “Franca 2016”, – shkruan sot gazeta Zëri.

Por, është për çdo kritikë shteti shqiptar, i cili nuk është në gjendje t’ia bëjë një zgjidhje adekuate e të merituar skuadrës kuqezi dhe tifozëve të zjarrtë të saj, të cilët po heqin të “zinjtë e ullirit” në një stadium, që nuk i zë as 13 mijë shikues, siç është “Elbasan Arena”.

Shqiptarët, nga të gjitha trojet e tyre dhe Diaspora, gjithnjë kanë qenë pranë Kombëtares së tyre, edhe kur kjo e fundit ishte inferiore në krahasim me shtetet e tjera. Ndërsa, tani, kur po lufton për kualifikim në “Euro 2016”, euforia ka arritur në majë. Mijëra shqiptarë duan të jenë pranë kuqezinjve, por vetëm rreth 12 mijë prej tyre u prin fati që të sigurojnë bileta, kurse mijërave të tjerëve po u pamundësohet shprehja e dashurisë për ngjyrat kuqezi, me shkak kapacitetin shumë të ulët të stadiumit të Elbasanit.

Mungesa e një stadiumi adekuat i ka vënë në siklet gjithë tifozët shqiptarë, nga të gjitha anët. Por më së keqi po e pësojnë ata nga Kosova, prej nga vijnë lojtarët kyçë të Shqipërisë dhe buron zëri thuajse më i lartë i tifozërisë. “Zëri” raporton se prej kësaj situate fitues po dalin veç disa pronarë të pallateve e banesave përreth stadiumit.

Ata po ua mundësojnë tifozëve kosovarë t’i përcjellin ndeshjet nga ballkonet e tyre. Për t’u vendosur në ato ballkone, secili tifoz duhet të paguajë nga 20-30 euro, varësisht prej marrëveshjes që arrijnë me pronarët e atyre apartamenteve. Pra, çmimi i hyrjes në ato ballkone është më i lartë sesa ai i biletave që ua vendos Federata Shqiptare e Futbollit.

Ne shkuam në Elbasan një ditë para ndeshjes për të siguruar bileta. Pas dy orësh u lodhëm duke kërkuar bileta, sepse nuk kishte askund. Shkuam për të fjetur, për çka paguam nga 20 euro. Të nesërmen, në ditën kur luhej ndeshja, nga mëngjesi kërkonim bileta. Numri i tifozëve gjithnjë shtohej. Kurse, duke e parë krizën për bileta, disa njerëz nisën “misionin” për t’i zhvatur njerëzit, pasi shisnin bileta në të zezë, me çmim marramendës, 250 deri në 300 euro”, – rrëfen Driloni për “Zërin”.

Fillimisht nuk pranuam, por pastaj tek ne u shtua entuziazmi i lojës dhe u kthyem në atë ballkon, i cili ishte mbushur me tifozë kosovarë. Të gjithë ata ishin të lumtur që nga ai ballkon gjetën mundësinë për ta shijuar atmosferën e stadiumit. Atyre iu bashkuam edhe ne, tre shokët, dhe paguam nga 20 euro secili për ato vende që i zumë në ballkon”, – tregon Driloni. Kurse Fisniku tregon se të gjitha banesat pranë stadiumit po e praktikonin një gjë të tillë, duke ua mundësuar kosovarëve që ta përcjellin ndeshjen nga ballkonet e tyre me çmim prej 20-30 eurosh.

Drilon Matoshi, Fisnik Berisha dhe një tjetër shok i tyre, kur kishin hyrë në ballkonin e objektit me pamje kah stadiumi, kishin gjetur aty 21 tifozë tjerë nga Kosova. “Të gjithë ata kishin paguar nga 30 euro. Vetëm unë me dy shokët e mi paguam nga 20 euro. Dhe, të gjithë ishim të lumtur që po e shikonim ndeshjen nga aty”, – shprehet Fisniku për “Zërin”.

Dy të rinjve kosovarë, Drilon Matoshit dhe Fisnik Berishës, u kishte ardhur inat për përvojën e tyre të 7 shtatorit në Elbasan, pasi veç një ditë më vonë kishin shkuar në Shkup për ta shikuar Spanjën në duel me Maqedoninë, ku kishin hasur rrethana krejt të tjera. “Inati më është shtuar vetëm ditën tjetër, më 8 shtator. Shkuam që të shikojmë ndeshjen ndërmjet Maqedonisë dhe Spanjës.

Askund nuk pamë shitës të biletave në treg të zi. Përkundrazi, një orë para lojës në biletarinë e stadiumit blemë bileta me çmim prej 6 eurosh dhe ndeshjen e shikuam prej një pozicioni të mirë, – thekson Matoshi. – Unë e di që në Shqipëri askush nuk na ka shty me zor të paguajmë nga 20-30 euro për ta shikuar ndeshjen nga ballkoni i një banese, por të paktën të jenë më korrekt. 30 euro hyrja në ballkon të një banese, është çmenduri”, – shtoi ai.

Tre të rinjve kosovarë nuk po u pritet ndeshja e 8 tetorit, që Shqipëria do ta zhvillojë ndaj Serbisë. Por, ata vështirë se do të marrin rrugën drejt Elbasanit, për shkak të mundit që kishin përjetuar më 7 shtator. “Ajo formë më ka zhgënjyer. Kështu që nuk e di nëse do të shkoj në ndonjë ndeshje tjetër, deri sa të përmirësohen kushtet”, theksoi Drilon Matoshi.

6 komente në “30 euro për ta parë Shqipëri-Portugali nga…ballkoni”

  1. Gopisti i NSHRAK-ut says:


    @ The Patriots

    Boll sakrifikuat për Kombin
    Boll na bëtë
    Për të vjellë.
    Kombëtaren,
    Nga Lartësitë
    e Penxhereve të WC-ve
    Booooll e keni Përcjellë !!

  2. ben says:

    Ja paskan fut kot me kete shkrim.Ai eshte privat,sipas ofert-kerkes shko ky muhabet.

    1. albani says:

      O ben
      mos ja fut ti kot tani.
      Po flasim per nevojen e nje stadiumi te madh tani dhe per shemtiresine qe biletat shiten ne treg me cmime dhjete-fish.
      Mos duhet te nxirren ne ankand sipas teje biletat?
      Perse ne Maqedoni nuk ka treg sipas teje,ku dhjete kokrra mund te marrin 90% te biletave dhe ti shesin sa tu teket.
      Ndize trurin o ben,se e paske te fikur me duket………………..

  3. Leo says:

    Sa te kemi edviner salinj ade mand duka edhe ne maje te pemeve me nga 30 euro keni me e pa ndeshjen

  4. Bobo says:

    Futja pordhes kot.Ne ballkonet e dritaret e pallateve prane ka gjithmon njerez po kurrsesi te futen me lek.papafingo mbushet plot me kosovare qe vijne nga Kosova apo Europa por nuk paguajne te pakten ne Elbasan.Kush do ti kerkoi lek Isai apo banoret e tjere qe rrijne vet me shoke,miq ne ballkon.Aty rrijne edhe familjaret e vet.Turp si genjeni per te bere interesant lajmin.Stadiumi eshte vertet shume i vogel per ndeshjet e kombetares.Ai ne Shkup eshte me i madh dhe nuk mbushet ndonjehere.Sa per biletat ne tregun e zi ato shperndahen nga Fshf ne Tr.Shume pak tifoze ka nga Elb prandaj gjejne mundesine tek ballkonet e miqve,shokeve,te afermve te shohin ndeshjen po kurrsesi me lek.

  5. Bufi says:

    Ky eshte shteti shqiptar shtet mafioz dhe pleh…..edhe Maqedonia na e kalon per rregull e njerzillek…shqiptaret jane pleh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje