Ish-mesfushori gjerman, Dietmar Hamann kritikon punën e bërë nga Pep Guardiola në stolin e Bajern Mynih, duke theksuar se klubi duhet ta largojë trajnerin spanjoll.
Guardiola ka fituar dy tituj kampion me bavarezët por ka dështuar në Europë, ndërsa sezonin e shkuar e eleminua në gjysmëfinalen e Kupës nga Borusia Dortmund.
“Mendoj se klubi nuk do të bënte keq nëse emëron nëj trajner të ri. Nëse më duhet të bëj një vlerësim nga 1-10 do t’i jepja notën 5 trajnerit aktual. Në kampionat ata kanë qenë të pakapshëm por në kupë u eleminuan nga Borussia me 10 lojtarë, ndërsa në Champions dështuan për dy sezone rresht. Nuk jam i sigurt nëse Van Gaal apo Heynckes do të ishin ende trajnerë nëse do të ndodheshin në këtë situatë. Mund të humbasësh ndaj kundërshtarëve si Reali apo Barcelona, por mënyra se si i pësuan disfatat ishte tronditëse”, tha Hamann.
Ish-mesfushori i rritur në radhët e Bayernit kërkon nga Guardiola që të tregohet i ndershëm dhe të pranojë përgjegjësinë pasi objektivi i vërtetë në krye të stolit është fitorja e Champions League. Gjatë muajve të fundit, zërat për një afrim të mundshëm të Jurgen Klopp janë shtuar, por 48-vjeçari beson se ish trajneri i Borussias mund të ulet në pankinën e Liverpoolit gjatë këtij sezoni.
“I gjithë problemi është se Klopp mund të marrë drejtimin e skuadrës angleze gjatë sezonit dhe besoj se ai do të ishte njëriu i duhur për një ekip si Liverpooli”, përfundoi gjermani./SS
si shume gjermane te tjere dhe ky qe si sportist nuk eshte se ka shkelqyer kete do te thoshte.une shpresoj qe PEP te largohet nga BAJERN dhe ateher te shohim sa te mire jane ata qe do gjeje BAJERNI,PEP eshte traineri me i mire ne bote per momentin megjithse mua sme pelqejne gjermanet ai e ka bere BAJENRIN nje super skuader,as ka te krahasuar ekipi i tanishem me ate te VANGAL apo HAIKENS,eshte me diferece me lart