Një pagë në një vend mund të jetë e lartë, ndërsa në një tjetër mund të të bëjë të konsiderohesh… varfanjak. Talenti i Kombëtares U-21 i Shqipërisë, i transferuar këtë verë tek Interi, Rei Manaj, është ndër lojtarët më të varfër të Serisë A, sa i përket pagës vjetore.
Në këtë listë të lojtarëve të elitës së futbollit italian, në krye të saj, është një tjetër futbollist me origjinë shqiptare, Kastriot Dermaku.
Mbrojtësi shqiptar i Empolit përfiton një pagesë vjetore që shkon përafërsisht në 90 mijë euro. Një pagesë e konsiderueshme nëse flasim për standardin shqiptar të jetesës, apo edhe nëse flasim edhe për një person që është emigrant në Itali. Megjithatë, kjo gjë nuk mund të thuhet në futbollin profesionist.
Futbollisti i Empolit renditet ndër të parët lojtarë me pagë më të lartë kur bëhet fjalë për kategorinë e futbollistëve që paguhen më pak, shkruan Panorama Sport.
Ndër të fundit është talenti i zikaltërve. Megjithatë, Manaj mund të ketë edhe një shpjegim për këtë pagesë të ulët, për vetë faktin se është ende një lojtar i akademisë së Interit, por që me talentin e tij e ka bindur trajnerin Mançini që të jetë pjesë e ekipit të parë. Jo më larg se nga muaji janar, për talentin shqiptar do të ketë një tjetër kontratë, kjo edhe në bazë të performancës së tij gjatë kësaj periudhe.
Tashti do fleme rehat. Kjo eshte kureshtja me e madhe e shqiptareve. Por prape nuk na e sqaruat, 20000 ne jave apo muaj a ne vit!. Jo per gje , por te jemi fare te qarte.