"New Yorker": Ringjallja e futbollit në vendin e përvuajtur

13 Shtator 2015, 14:25Sport TEMA

Përfaqësuesja shqiptare, duke grumbulluar lojtarë nga diaspora e madhe, është radhitur tani sipër Francës, Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në listën e FIFA-s: ka mundësi të mira për kualifikim për Evropianin që do të mbahet vitin e ardhshëm në Francë. Do të ishte suksesi i parë i madh i Shqipërisë në futboll që më 1946 kishte fituar Kupën e Ballkanit. Shqiptarët po ndjejnë se po përjetojnë një ringjallje futbolli

Në natën e pesë gushtit në stadiumin e qytetit antik, Elbasan, KF Skenderbeu i Korçës është bërë ekipi i parë shqiptar që ka hyrë në fazën e grupeve në garën evropiane prej rënies së komunizmit më 1991 në Shqipëri. Përfaqësuesja shqiptare, duke grumbulluar lojtarë nga diaspora e madhe, është radhitur tani sipër Francës, Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në listën e FIFA-s: ka mundësi të mira për kualifikim për Evropianin që do të mbahet vitin e ardhshëm në Francë. Do të ishte suksesi i parë i madh i Shqipërisë në futboll që më 1946 kishte fituar Kupën e Ballkanit. Shqiptarët po ndjejnë se po përjetojnë një ringjallje futbolli.

Para ndeshjes vendimtare të Skënderbeut, u takova me Frederik «Alfredo» Rucon, një shtatëdhjetëvjeçar që kishte dalë për shëtitje në Rrugën e Kavajës, ku ka plot dyqane dhe kafene në qendrën e ngarkuar të Tiranës. Alfredo dikur llogaritej si e ardhmja e futbollit shqiptar, por ishte detyruar prej Partisë së Punës së Shqipërisë të linte futbollin. Ishte viti 1959 kur regjimi leninist i diktatorit Enver Hoxha e detyoi atëherë 21-vjeçarin të hiqte dorë prej ëndrrës së tij të madhe. Alfredo është gëzuar fort me suksesin e Skënderbeut dhe ndikimin që ka kualifikimi në Shqipëri. «Nuk mund ta luftoja regjimin», thekson ai, por lojtarët e rinj, ndjen ai, janë «kolegë të tij». «Kisha një ëndërr dhe kurrë nuk e realizova. Tani jam i lumtur me këtë që po ndodh».

Pasi partizanët e Hoxhës shporrën fashistët e Italisë, dhe pastaj nazistët pushtues, në fund të Luftës së Dytë Botërore, Hoxha nisi vënien e bazave të qeverisë që e shndërroi Shqipërinë në një Kore Veriore të Ballkanit. Ishin ndaluar mjekrat, si dhe feja. Shtatëqind mijë bunkerë ishin ndërtuar anembanë vendit. Në një rrjet gulagesh ishin mbajtur të burgosurit politikë, shumë prej të cilëve vdiqën në duart e Sigurimit, një forcë sekrete policore që kishte rreth tridhjetë mijë oficerë brenda popullatës që gjatë periudhës komuniste u rrit nga 1.1 milion në 3.1 milionë.

Babai i Alfredos, Tuqo Ruco, veteran i luftërave antifashiste, ishte burgosur. Ishte viti 1946 kur Shqipëria fitoi Kupën e Ballkanit. Ishin vrarë të dy vëllezërit e Tuqos – njëri në pusi, tjetri ishte fundosur. Ai ishte arrestuar dhe dënuar nëntë muaj burgim.

Alfredo, atëherë vetëm tetë vjeç dhe i treti prej pesë fëmijëve, kujton se në qendrën e burgimit, pa babanë për herë të parë pas arrestimit. «Ishte shtatëgjatë, shumë i pashëm dhe i hijshëm. Detyrohej të flinte në këmbë, me pranga në duar e këmbë». I lodhur e rraskapitur prej muajve të tërë me tortura, babai pothuajse nuk njihej. Alfredo kishte zgjatur dorën që ta prekte, por nuk e arriti dot. Zor se do ta shihnin më njëri-tjetrin. Tuqo vdiq më 1966, pas njëzetë vitesh në kamp torturimi.

Derisa ecim krah për krah, Alfredo, hundëgjatë, u flet për dore miqve dhe lojtarëve të dikurshëm të futbollit, duke i përqafuar e puthur në faqe në shenjë mikpritjeje, qysh edhe e do rendi në Shqipëri. Ai më tregon shtëpinë ku nënë Elpiniqi, i kishte strehuar dhe ofruar veshmbathje atyre që ishin arratisur prej komunistëve. Pas kapjes së Tuqos, familja kishte nisur të shpërndante broshura antikomuniste nëpër qytet. Fëmijëve vlerësoheshin me nota të dobëta në shkollë. Alfredo ishte përjashtuar prej fakultetit të inxhinierisë. «Partia e Punës e Shqipërisë nuk do studentë me biografi të keqe», i kishte thënë një ligjërues, kujton plaku.

Futbolli ishte bërë mundësia më e mirë dhe e vetme që Alfredo të nxirrte dufin kundër të zezave që ia kishte lëshuar shteti mbi shpatulla. Njihej si futbollist me teknikë të lartë driblimi dhe me manovrim të mirë në hapësirë. Ai merrte përsipër gjuajtjen e penaltive dhe thotë se i shënonte të gjitha.

«Madje edhe tash, po të luaja, nuk do ta huqja penaltinë», më thotë burri. Më 1953 kur ishte pesëmbëdhjetë vjeç, Alfredo u kishte rënë në sy drejtuesve të klubit të 17 Nëntorit të Tiranës. (Hoxha e kishte ndryshuar emrin e klubit për nderim të 17 Nëntorit, ditës kur trupat e Hitlerit ishin detyruar të lasrgohehsin nga kryeqyteti.) Ai shumë shpejt debutoi, duke shënuar në fitoren 301 në Elbasan, që nuk është më larg se një orë vozitje me makinë.

Por Hoxha kontrollonte çdo aspekt të jetës në Shqipëri, përfshirë edhe sportin. Vitin pasues, ai urdhëroi që lojtarët më të mirë të dërgoheshin të luanin për klubet e porsaformuara, Dinamo dhe Partizani të Tiranës. Një shok i vëllait të Alfredos, që kishte shërbyer si sekretar partie në një fabrikë lokale të suvenireve, kishte nisur të shqetësohej. «I thuaj Fredit të mos luajë futboll», i kishte paralajmëruar ai. «Nuk i besoja», më thotë Alfredo. «Isha i ri».

Alfredo ishte futbollist i lindur për të shënuar, por ishte djalë me shenjë. Shokët e skuadrës flisnin për Sigurimin në zhveshtore. Disa madje i sugjeronin që t’i bashkohej. Ai gjithnjë tregohej i matur, duke pasur në mendje tmerrin e babait. Më 1959, derisa po luante për Dinamon për tri vjet, iu afrua një anëtar i stafit të ekipit. «Mos eja më këtu», kujton Alfredo urdhrin e drejtuesit. «Partia e Punës nuk do që ju të luani përsëri».

Alfredo nuk ishte i vetmi lojtar që pati fat të tillë. Katër vëllezërit Starostin, që kishin luajtur për Spartakun e Moskës, ishin dërguar më 1942 në Siberi, të akuzuar së pari për tentim-vrasje të Joseph Stalinit, pastaj për «lavdërim të sporteve borgjeze». Yllit gjeorgjian, Mikheil Meskhi, vazhdimisht i ishin mohuar transferimet te ekipet perëndimore, përfshirë Real Madridin, për shkak të frikës së Kremlinit nga promovimi i nacionaliteteve «më të vogla» brenda Bashkimit Sovjetik. Lutz Eigendorf, një gjermanolindor që ishte arratisur në Perëndim më 1970, ishte vrarë më 1983 në një aksident trafiku, që më vonë u zbulua se ishte komplot i organizuar nga Stasi.

Ka pasur edhe lojtarë të tjerë që janë frikësuar prej Hoxhës. Alfredo më ka dërguar në një kafene të vogla në një rrugicë që të takoja disa miq të vjetër futbollistë, me të cilët ende ruan shoqërinë. Nuri Bylyku, një rrëfimtar i jashtëzakonshëm, kishte luajtur me Alfredon te 17 Nëntori. Ishte detyruar dhunshëm të zbriste prej aeroplanit para dy fluturimeve drejt Gjermanisë Lindore dhe Holandës më 1958 e ’59. «Isha në aeroplan», thekson Bylyku, me zërin e ngritur në shenjë zemërimi. Një i panjohur i ishte afruar dhe i kishte thënë: «Ku po shkon?»

«Ku po shkojnë të gjithë», ia kishte kthyer ai. «Nëse ti luan me Tiranën», i kishte thënë kërcënueshëm burri, «do t’ju nxjerrë sytë».

Por Bylyku, megjithëse ishte detyruar të qëndronte në atdhe, kishte bërë karrierë të suksesshme. Ai ka thënë se Alfredo «ishte ndalur prej injorancës politike. Kemi luajtur bashkë njëherë ne Elbasan. Ai shënoi dy gola e unë një. Fredi ishte lojtar shumë i mirë, me fizikus të jashtëzakonshëm dhe mjaft mençnuri për të luajtur futboll modern. Ishte model».

Pasi Shqipëria prishi marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik më 1961 dhe me Kinën më 1978, ekonomia shqiptare pësoi goditje shkatërrimtare. Ishte ndaluar udhëtimi jashtë vendit, hiq një pjesë të anëtarëve të politbyrosë. Nuk ëhstë çudi që ekipet e futbolit kishin suksese të vogla atëherë. Të rralla ishin ndeshjet dhe kur zhvilloheshin, luheshin vetëm kundër shteteve komuniste: Kinës, Vietnamit e Gjermanisë Lindore. Shqipëria është shteti i vetëm që ka bojkotuar katër palë lojëra olimpike. Kurrë nuk ka fituar asnjë medale.

Sigurimi do të shoqëronte lojtarët që kishin mundësi të udhëtonin jashtë vendit. M egjithë këtë përcjellje, lojtarët ia dilnin t’ia mbathnin. Më 1950, pas një ndeshje ndërkombëtare kundër Hungarisë, mbrojtësi Bahri Kavaja notoi distancën e ngushticës së Bosforit në Stamboll që të arratisej. Ai ishte vendosur në Zelandë të Re. Më 1987, Arvid Hoxha (nuk ka lidhje gjaku me Enver Hoxhën) dhe Lulzim Bersheni ikën prej një hoteli në Athinë, rrugës së kthimit nga një ndeshje luajtur në Finlandë. Familja e Bershenit ishte dërguar në rajonin verior malor të Dukagjnit. Ekipi i tij nuk do të luante më në Evropë derisa të binte komunizmi. Bersheni tani është trajner i të rinjve në Athinë. «Në çdo pikë, ne i rezistonim ndëshkimit», më ka thënë ai.

Alfredo mendonte se kishte mundësi të udhëtonte më 1956, kur ishte ftuar për një ndeshje ndërkombëtare kundër Gjermanisë Lindore në Egjiptin e Gamal Abdel Nasserit. Sidoqoftë, kriza e Suezit u bë shkas për anulimin e ndeshjes. «Po të kisha mundësi të luaja në atë ndeshje, do të mund të arratisesha», thekson ai.

Pasi e detyruan të linte futbollin, Alfredoi punoi si mekanik makinash në Tiranë. U martua dhe u bë baba i dy djemve. «Kurrë nuk doja më të shihja futboll», thekson ai, «sepse duhej të shihja lojtarë që nuk e kishin teknikën e mirë si timen».

Më 1985, në moshën 76-vjeçare, Enver Hoxha vdiq prej komplikimeve të diabetit. Atëherë, Shqipëria ishte vendi më i varfër në Evropë. Radhët për qumësht zgjateshin ndanë blloqeve, madje edhe spitalet duhej të mbijetonin me racione. «Kishim vetëm dhjetë vezë dhe një pulë në javë», thekson Lluka Heqimi, ish-kirurg dhe përfaqësues sportesh. «Si mund të rriteshim?»

Gruaja e Alfredos gjithashtu vdiq më 1985. Para dy vitesh i vdiq papritur edhe djali i madh pas një sulm në tru. «Tragjedia e futbolit ishte diçka që duhej ta kaloja», më thotë plaku, me zërin që i meket për herë të parë gjatë tri takimeve. «Këto dy tragjeditë tjera, ishin shumë të rënda».

Tani shumicën e ditëve i kalon në një ëmbëltore të vogël në anën lindore të Tiranës, ulur me miqtë e vjetër, duke diskutuar për futbollin. Ende e do lojën dhe flet për shumë yje që i adhuron: Ronaldo, Messi e Zidane. Megjithatë, lojtari më i adhuruar është Loro Boriçi, që ishte kapiten i Shqipërisë gjatë triumfit të Kupës së Ballkanit më 1946 dhe që kaloi dy vite në ekipin  e njohur romak, Lazio. «I kishte të gjitha: mirëqenien dhe dashurinë për atdheun», thekson ai.

Më 1991, studentët e Tiranës hynë në grevë urie dhe shtatorja e madhe prej bronzi e Enver Hoxhës në sheshin Skënderbej ishte rrëzuar përtokë, një seri skemash primdiale do të ngriheshin gjatë viteve të para të demokracisë derisa do të pëlciste flluska më 1997, duke shkatërruar ekonominë e shkaktuar luftë civile, ku ra Qeveria dhe më shumë se dy mijë persona u vranë. Armët u nxorën prej depove ushtarake dhe shumica prej tyre përfunduan në duart e luftëtarëve matanë kufirit verior në Kosovë, ku luftohej kundër Serbisë. «Ishte më zi se në kohë komunizmi», thekson Ermal Kuka, gazetar lokal i sportit. «Të gjithë kishin nga një armë. Njerëzit qëlloheshin pa kurrfarë arsye. Ishte tmerruese». Rreth tetëqind mijë shqiptarë u larguan në drejtim të Perëndimit, në mesin e të cilëve kishte edhe djemë që luanin futboll në Zvicër, Gjermani, belgjikë dhe vende të tjera.

Ndasitë rajonale ende janë të thella. Tetorin e kaluar, gjatë një ndeshje kualifikuese ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, një fluturake që fluturoi sipër stadiumit të partizanit, me një flamur iridentist me «Shqipërinë e Madhe», përfshinte edhe territorin e Kosovës të banuar me shqiptarë etnikë. Mbrojtësi serb, Stefan Mitroviq, e kapi dronin dhe flamuri në fushë. Shpërtheu përleshja dhe ndeshja u ndërpre. Shqipëria pastaj mori fitoren 3-0 zero në tavolinë. Ndeshja kthyese do të luhet në Elbasan më 8 tetor.

Përfaqësuesja kombëtare përndryshe ka qenë burim i papritur krenarie në vitet e fundit. Gianni De Biasi, një lojtar i dikurshëm i njohur italian, është angazhuar për menaxhimin e ekipit të kombëtares së Shqipërisë më 2011. Ishte detyrë e De Biassit për të kthyer talentët në Shqipëri. Rregullat e FIFA-s për lojtarë janë në mesin e dekreteve më kundërthënëse, falë natyralizimit të të huajve për përfaqëuseset me mungesë të lojtarëve cilësorë. Rregullat u lejojnë lojtarëve që të kenë të drejtë të luajnë për vendin prej nga kanë rrënjët. De Biasi ka krijuar një ekip të vogël me lojtarë të stilit të lojës perëndimore që ta fuqizojë ekipin e Shqipërisë. «Po, në fillim ka qenë shumë e vështirë», më thotë De Biasi në hotelin luksoz «Kotoni». Ai ishte në Shqipëri që të shikonte Skënderbeun, pasi ndeshjen e parë e kishte shikuar nga shtëpia në Itali. Shumica e lojtarëve të ekipit të tij luajnë jashtë vendit, por po shikon gjithnjë e më shumë që të marrë yje edhe nga ligat lokale. Tri vjet e gjysëm pas emërimit në krye të Shqipërisë, po bëhet më e lehtë që të joshen talentët. «Kur po shohin gjendjen që po ndryshon, lojtëratë mendojnë, ne punojmë mirë, kjo është e rëndësishme».

Tani Shqipëria radhitet në vendin 22 të listës botërore – megjithëse duhet të thuhet se shpeshherë lista nuk konsiderohet fort relevante. (Uellsi, që po përjeton një miniringjallje, është në vendin e nëntë; Sllovakia, që zor se ndodnjëherë ka lënë shenjë në futbollin botëror, është në vendin e katërmbëdhjetë.) Më me rëndësi është pozita e Shqipërisë në grupin kualifikues për kampionatin evropian të vitit të ardhshëm. Pas gjashtë ndeshjesh është në vendin e tretë, duke mbetur pas Danimarkës dhe Portugalisë favorite. «Bota jonë nisi para tri vjet e gjysëm», ka thënë De Biasi, duke u qeshur. Barazimi zero me zero në Danimarkë e ka bërë më të zorshëm kualifikimin dhe duhet edhe pak fat.

Pas mposhtjes së Portugalisë në shtatorin e kaluar, De Biasi ishte tallur se duhej nderuar me shettësinë shqiptare. Menjëherë njerëzit nisën t’i drejtoheshin me emrin e lokalizuar si Gani Abazi. Në këtë mars, Qeveria i dha atij pasaportën shqiptare.

Elbasan Arena qëndron në këmbët e Bulevardit Qemal Stafa, rrethuar me kodra të gjelbra. Normalisht është stadium i ekipit lokal, KF Elbasani, por më pesë gusht ishte shtëpi e Skënderbeut, stadiumi më i vogël i të cilit, në pjesën në kufi me Greqinë, nuk mund të pranohet për ndeshje të garave evropiane.

Më 2011, Skënderbeu fitoi për herë të parë titullin e Superligës shqiptare që nga viti 1933. Prej atëherë e ka fituar çdo vit edhe falë investimeve të biznesmenit lokal, Ardian Takaj, paratë e të cilin kanë mundësuar që korçarët të kenë në skuadër një amerikanojugor dhe afrikanë. Pas shumë vjetësh të shkatërrimit komunist, klubi ka arritur të shijojë suksesin sipas formulës së thjeshtë: çanta me para.

Kjo i dha Skënderbeut mundësinë të fitonte luftën karshi Milsami Orheit, kampion i Moldavisë, për një vend në Europa Leage, gara e dytë më prestigjioze evropiane e futbollit. Shqiptarët kishin fituar ndeshjen e parë si mysafir me dy gola epërsi dhe mbrojtja e rezultatit do të ishte mundësi për t’u sfiduar për një vend në Ligën e Kampionëve, turneun më të madh të kontinentit.

Skënderbeu zakonisht ka rreth katër mijë tifozë, por derisa terri ia merr anën dritës, rreth tetë mijë tifozë ia mësyjnë stadiumit të veshur me ngjyrat eklubit kuq e bardhë. Siguria ishtee nivelit të lartë: klubi tjetër shqiptar, Kukësi, një javë më parë vuajti ndëshkim me humbje 3 me 0 ndaj Legias së Varshavës pasi dikush prej tifozëve qëlloi me gur një lojtar brenda fushës.

Kjo në fakt nuk ishte aspak garuese. Pa svetëm katërmbëdhjetë minutash, Gheorghe Andronic u nxor jashtë me karton të kuq për ndërhyrje të rrezikshme. Dy minuta më vonë, sulmuesi i kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi i dha epërsinë skuadrës së tij. Atmosfera ishte kallur kur Skënderbeu shënoi edhe njëherë. Stadiumi shpërtheu kur referi përfundoi lojën.

Mëngjesin tjetër, takova Alfredon në shtëpinë italiane të shndërruar në restorant në Tiranë të quajtur «Villa Goldi». Ishte i lumtur që Shqipëria po tregohej në Evropë. Liga e Kampionëve ishte hap i madh i radhës: Skenderbeu u mposhtë natën e së martës 4-1 nga Dinamo e Zagrebit, që në ndehsjen e dytë kompletoi suksesin me rezultat të përgjithshëm 6-2. Takaj ndau preminë prej pesëqind mijë eurosh për fitoren e skuadrës ndaj Milsamit. NJë milion kishte ndarë nëse do ta fitonin luftën me Dinamon.

Por lojtarët e tij mund të janë të kënaqur me tërheqjen e shortit, pasi në grup në Europa League do të jenë me Sporting e Lisbonës, Beshiktashin e Stambollit dhe Lokomotivën e Moskës. Edhe Alfredoi po shikon kah e ardhmja: ai mendon se nipi i tij pesëmbëdhjetëvjeçar, Serxhio, ka gjithçka që i ishte mohuar atij në jetë. Ai ka prodhuar vetë disa shtanga dhe po e këshillon si të bëhet i regjur, i shkathët dhe i fuqishëm.

«Futbollin e kam në gjak», thekson Alfredo, duke rrufitur kafenë turke. «Kurrë nuk heq dorë nga futbolli».

13 komente në ““New Yorker”: Ringjallja e futbollit në vendin e përvuajtur”

  1. martin says:

    eshte kriminale te perziesh sportin me politiken.

    kurre nuk kam qene enverist ….por dhe ne ate kohe ka patur rezultate edhe me befasuese kujtojme barazimin ajaks-tirana,barazimin me gjermanine,eleminimi i partizanit beogradit dhe qindra te tjera qe per mungese vendi nuk po i numeroj

    i kujtojme ketij enver-bolengrensit qe ne kohen e sistemit socialist (diktatura e eger stalinste si thone kete elezbibere) kishte klasa sportive qe ne klase te pare dhe rezultatet ishin te sportit shqiptar dhe jo te mbledhjes neper europe te ketyre shqiptarve ae luajne jashte vendin..pra jo merite e vete shtetit shqiptar.

    kam vene re se keto kanibale kardhi enver hoxhes jane shtuar shume kohet e fundit…por sa te jete perbindeshi berishe jashte dyreve te burgut ai diktatori enver hoxha duhet te shenjterohet.

    Njoh qindra raste kur njerzit me biografi te keqe per shkat te talentit te tyre jane toleruar…pse ky Sean Williamsi shkon vetem te rasti i keq….

    Nuk u ngopet o hijena me kockat e enver hoxhes…

    1. Pelasgian says:

      o Berto ….he mo ta dhane ksaj rradhe pensionin apo prap te gjatin me tre gunga ???

      hahhahahahahahahahaha …..he mos u merzit se bijt e verit jan

      cupat po punojne ndonje cik ne itali ???

      e di qe ka rene klientela po hajt se me mire do behet ….thuaj te bejne shtanga me p…dh se ju forcohen buzet hahahahahahahahhahaha

    2. Zeus says:

      Jo vetem futbolli,por te gjitha sportet ne Shqiperi kane vdekur,por nuk jane VARROSUR!!!
      Kombetarja qe quhet e Shqiperise,ne fakt eshte e SHQIPTAREVE TE EUROPES dhe vete Shqiperia,per me keq akoma,FSHF-ja nuk ka asnje merite ne kete drejtim!
      Keta futbolliste u bene talente neper Europe e jo ne Shqiperi!
      Po te ishte ndryshe,pse nuk ringjallen BASKETBOLLI,VOLEJBOLLI,QITJA SPORTIVE,SHAHU,RADIOAMATORIZMI,ALPINIZMI,HIPIZMI,WATERPOLI etj,etj???
      Ky Fredi qe na del sot si talent eshte vetem nje DORDOLEC i se shkuares qe perdoret per te trembur laraskat!
      Asnje futbollist i kesaj kombetareje nuk mund te krahasohet me futbollistet e SOCIALIZMIT si PANAJOT PANO,SULEJMAN MALIQATI,PERLAT MUSTA,SHEFQET TOPI,ROBERT JASHARI,GANI MERJA,REFIK RESMJA,ARBEN MINGA,DHIMITER DIMROCI,SAFET BERISHA etj!!
      Ishin keta futbolliste qe benin te mbusheshin PLOT stadiumet dhe pallatet e sp[ortit ,ndersa sot vetem me KOMBETAREN me shume mbushen me kosovare!

  2. mali me bore says:

    Do not save us cock , O elezbiberud-bash mik i serbiser!

  3. ben says:

    Perkthimi-mere me long se mishi maroi.

  4. Kukumjacka says:

    Tani vijne komentet e klyshave komuniste te mbrojne perdhunuesin e tyre, Enverin…

    Duhet ti kishte shfaros kapitalizmi kete bij kurvash….

    1. marion says:

      Bravo kukumjacka,e nxorri ne shesh plehun qe mban ne bark!
      Ti doje qe kapitalizmi te na kishte shfarosur ne bijte e komunisteve???
      HAAAAAAAAAAAAAAA!!!
      Po kush do ta bente kete gje ne Shqiperi?
      Ju MORRACAKET E SPACIT apo TRU SHPLARET e kampeve te perqendrimit???
      Po a nuk e provuat,o kelyshet e FASHIZMIT ne 97-ten se nuki ishit ne gjendje te dilnit ne rruge e jo te na shfarosnit ne???
      A nuk te eshte mbushur mendja o koqe kandari,se PROVA ME E MADHE se kush jane TRIMAT DHE SHQIPTARET E VERTETE ne Shqiperi,ka qene LUFTA E LAVDISHME NACIONAL-CLIRIMTARE ku PARTIZANET HEROIKE ME NE KRYE HEROIN KOMBETAR ENVER HOXHEN,u dhane DERRMEN pushtuesve nazi-fashiste dhe bashkepuntoreve me ata ballisto-zogistet duke CLIRUAR Shqiperine dhe duke u nbere pjese e KOALICIONIT FITUES BOTEROR ANGLO-SOVJETO-AMERIKAN???
      Do te ishte mire per Shqiperine qe ju PLEHRAT E FASHIZMIT ta GRRICNIT SUMEN per here te fundit,qe t’u SHFAROSNIM ME KUC E ME MAC nje here e pergjithmone si rrace e poshter!
      Provojeni qe ta merrni vesh se sa ju vlen lekura,o te ZGJEBOSUR!!!

  5. vedeta says:

    nuk kon per te fillu o kukumjaçk jo se jetojn me mir se ty sot dhe nese do ti te kthehet ai sistem, nuk do saliu qe ishte komunist se nuk fshi as bythen me ty dhe me ata qe kan tridhjet vjet qe e lidhin gomarin tek emri ENVERIT, jetojn me mir se ty komunistet sot mor çun mos i jep gojes te shash qysmen e SHQIPTARVE se nuk te lavderon njeri mos u gric me kte tem se nga do rrotullohesh ata te kan ne dor prap se ngelesh pa pun dhe buk, se te bejn qefin dhe qeshin me ty po ti mbyllin rruget,keshtu esht kjo historia jon sistemi komunist mbante me mir ata me biografi te keqe, kapitalizmi po ata me biografi te keqe mban me shum pra komunistet,ty nuk te fuste ne der ambasada AMERIKANE ata i mori te ter ti suguronin ambasaden nuk jan kaq te thjeshta sa duken ne siperfaqe punet e politikes jan te ngaterruara.

  6. fshatari says:

    Besoj se flitet per ish futbollistn,por dhe mekanikun e shkelqyer Alfred Ruci.Ka qene vertet nje njeri shum i mire,e me sa mbaj mend ne ate periudhe ka qene i persekutuar dhe vertet ishte person qe nuk donte te binte ne sy.Alfredi ishte nje burre qe kishe qef te beje muhabet e ta shikoje,shtat larte dhe i pashem dhe nje burre fjale pak,por dhe nje mekanik shume i mire.Mbaj mend nje rast,atehere isha djale i ri dhe punoja shofer me saurrel,me ishte prishur kutia e shpejtesise(kamjua),Fredi i beri nje modifikim,qe vertet ishte nje cmenduri per kohen,se ose do te dilte kamjua jashte perdorimit,dhe kuptohet pasojat per ate kohe.Por i beri nje modifikim qe deri sa une punova me ate mjet,vec kamjon se gjeti gje,por dhe shume raste te tjera.Me vinka verte keq qe paska humbur gruan dhe djalin e madh Tanin,ne mos gaboj.Dhe djali i vogel me sa mbaj mend luante shume mire futboll,por Fredi nuk ja ushqente shume,sic duket e dinte qe skishte te ardhme.I dergoj ngushellimet nga larg per humbjen e gruas dhe te djalit,gjithashtu i uroj te kete shendet dhe jete te gjate.

  7. Bora says:

    O kukumjacke nuk po mbron njeri enverin, por kur thua nje histori o thuaje ate tamam ose mos e thuaj sepse ne moshen qe ka Alfredo per gazetarin dhe Riku ose Fredi per ne shoqerine nuk genjehet me per post apo per kariere. Riku luajti futboll dhe nuk e ndaloi njeri, por e keqja ishte se ishte si njeri pak 9 uje nji kos i kemi pas thene ne, dhe nuke e dime pse e la futbollin. Por edhe si mekanik punoje ne disa vende dhe ne fund punoi te qendra e grumbullimit kombetar (Sportive). Po te ishte se partia e leshit apo qeveria e leshit donte ta sikteriste mendon ti kukumjacke se kishin frike tja benin.po ja leme rikut ta thote se i tregoka historite bukur.

  8. GerDecBombA says:

    Perkthim futja kot. Enveri ngalonte futbollsitet me biografi te keqe te luanin futboll. Ky eshte banalitet qe u shitet atyre qe nuk jetuan ne ate kohe. Por edhe keta te rinjte e kane kuptuar propaganden hipokrite te tipi alla elezbiberaj.

    Mor shoku, po te donte Sigurime nuk te dergonte njeri te te thosh mos luaj por te kapte fiu pa te thene asnje fjale.

    Por keto jane propagande banale Servile, nje Konformizem bajat i ngjashem me propaganden e shtetit monist kunder armiqve te partise dhe te popullit. Dhe kuptohet se kjo gjelle del nga e njejta kuzhine. Ish komunistet jane bere ‘antikomuniste” te eger dhe ta hane me demek me kete propagande te qelbur. Duhet me i thur lavde pa fund jetes se lire si dikur i thurej lavd jetes se re.

    Kush i perkthen keto artikuj se n’a e shpifet.

  9. coli says:

    Enver ka.. Sali roc.. Edvin tra.. Fatos top.. Etj etj deputet e deputete rop….

  10. Kukumjacka says:

    Ik mo gomar pi ilacet se qenke rend… Shqiperia pati zhvillimin me te madh ne histori gjate pushtimit fashist o plehre!

    Erdhen italianet ndertuan infrastrukturen vendit e ju mbanin me buke, ju halerave nderkohe qe partizanet rrinin maleve fshehur duke vrare shqiptaret per i cope buke! Plehra mosmirenjohese! Ca lufte bene vrromat, e POPOVICIT DHE MUGOSHES.

    Ate zhvillim qe i dhane italianet shqiperise ne 3 vite nuk e beri as 1% zhvillim ne gjys shekulli krimineli Enver qe ua merrte ne goje serbeve!

    Shqiperia ishte vendi me i dhjere i Europes dhe i tere botes o vemje! Kapitalizmi ta jep te drej ten te shkruash mendimin tend si shkerdhate qe je…po klyshat e komunizmit mbeten shkerdhata. Armiqte kryesore te Shqiperi, u shfarofshi fare kurvash sllave!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje