Baner provokues për Serbinë, por tifozët janë kundra

15 Shtator 2015, 10:13Sport TEMA
Baner provokues për Serbinë, por tifozët janë kundra

Ka filluar tashmë “fushata” e tifozëve kuqezinj në Facebook për ndeshjen e 8 tetorit ndaj Serbisë. Natyrisht, shumë prej tyre, sipas të gjitha gjasave, do të mbeten jashtë stadiumit në këtë datë, sepse mënyra e shpërndarjes së biletave po orientohet nga FSHF-ja më shumë nga zyrtarët, me qëllim që të shmangë incidentet e mundshme në “Elbasan Arena”.

Duke ditur se çfarë ndodhi në ballafaqimin e parë, të ndërprerë në minutën e 41-të, 14 tetorin e kaluar në Beograd, natyrshëm lindin dyshimet për një hakmarrje të serbëve. Kjo do të na bënte tepër “vulnerabël” para UEFA-s, e cila mezi pret të bëjmë gabimin më të vogël dhe të na ndëshkojë. Sepse, këtë institucion e sfiduam në KAS-in e Lozanës, kur hodhëm poshtë vendimet e tij dhe morën 3 pikët në tavolinë për ndeshjen e pambaruar me Serbinë.

Përderisa në lojë, në shpërndarjen e biletave, është futur edhe SHISH-i, pa llogaritur këtu policinë etj., gjithçka do të kalojë në “vrimën e gjilpërës”. E nëse tifozët e thekur e të zjarrtë të kombëtares, që nuk mund ta zhveshin veten nga adrenalina dhe mënyra e veçantë e përjetimit të një ndeshjeje të tillë, policia do t’i “krasisë” nëpërmjet “filtrave” të ndryshëm, askush nuk mund t’i ndalë të bëjnë tifo përmes rrjeteve sociale.

Kështu, “Albania Team”, një faqe e tifozëve kuqezinj në Facebook, ka hedhur së fundi një baner jo pak provokues për ndeshjen me Serbinë. Në foto është një montazh i flamurit që fluturoi me dron mbi stadiumin e Partizanit të Beogradit, 14 tetorin e vitit të kaluar, që mediat botërore e konsideruan “Shqipëria e Madhe”, si dhe kapiteni Lorik Cana, që e ka vënë përposhtë tifozin serb, i cili sulmoi me karrige Balën, me grushtin te koka e tij.

Domethënia e këtij baneri promovues është e qartë: ka në thelb triumfin në fushën e lojës dhe jashtë saj. Po ashtu, është një karikim kombëtarist, që mundohet t’u bëhet të gjithë tifozëve të kombëtares, të cilët kurrsesi nuk do ta humbisnin një derbi të tillë antagonist me serbët, por vështirë të jenë në stadium pjesa më e madhe, sepse numri i biletave që do të hidhet në shitje për ta do të jetë më pak se gjysma e kapacitetit të “Elbasan Arena”. Pjesa tjetër do të shkojë për zyrtarë institucionesh.

Rasti e ka sjellë që ballafaqimi i 8 tetorit të ketë shumë rëndësi për Shqipërinë. Një fitore ndaj serbëve do të thoshte konsolidim i pozitave për vendin e dytë në grup dhe kualifikim direkt në finalet e “Euro 2016”. Serbia, nga ana tjetër, luan sa për statistikë, sepse ka dalë jashtë çdolloj objektivi në këtë fushatë kualifikuesesh. Sidoqoftë, me siguri serbët do të kërkojnë “shpagim”, në mënyra të ndryshme, për tetorin e vitit të kaluar, kur e morën të tatëpjetën.

Vetë kryeministri i këtij vendi, Aleksandar Vuçiç, ka pohuar se do të jetë tifoz në “Elbasan Arena” dhe do t’i tregojë homologut të vet shqioptar, Edi Rama, se kombëtarja serbe fiton brenda në fushën e kuqezinjve. Se çfarë do të prodhojë fusha e blertë, kjo mbetet të shihet, por më me shumë rëndësi është që të mos ndodhë asnjë incident, qoftë edhe më i vogli, në të kundërt ndëshkimi për ne është gati, tërë kjo punë e mirë e këtyre kualifikueseve mund të hidhet në erë. Sepse UEFA nuk na fal!

Por tifozët janë kundra banerit, duke u shprehur se ne duhet te tregojme mikepritjen shqiptare./ Telesport

35 komente në “Baner provokues për Serbinë, por tifozët janë kundra”

  1. Jetoni says:

    Tifozet mund ti nidhmojne Serbise nese provokojne. Eshte hera e par ne histori qe Shqipwria ka gjasa te kvalifikohet ne nje kampionat evropian. Ne Serbi ende besojne dhe shrpesojne se ne Elbasan do te ndodhe nje incident i rende, se UEFA pastaj si pasoj do e perjashtoj Shqiperine nga gara dhe Serbia do shkoj si e treta ne barazh. Pra kemi ardh ne situate ku secili qe provokon eshte tradhtar dhe punon per Serbine. Duhet kuptuar se loja eshte ne Elbasan e jo ne Beograd dhe tash ne jemi mikprites dhe gjithcka kesja radhe i faturohet Shqiperise. Tifozet e vertete te futbollit duena kvalifikimin e Shqiperise e jo patriotizem te rrejshem.

    1. Pelasgian says:

      Shqiperia eshte kualifiku ne Europian ne Euro64 ….dhe ne “playoff” kishim kundershtar Gerrqine qe e shkepem 6-0 (3-0,3-0)

      Thuj ti ka kalu aq shume kohe sa na duket sikur e ka per here te pare.

      1. Shahisti Klasik says:

        Ti e ke mire, po Greqine e kemi shkep 2 here nga 3:0 ne tavoline, se ata nuk pranonin te luanin me ne per shkak te gjendjes se luftes. Po qe se nuk te besohet me gjej pak emrat e atyre qe shenuan 6 gola….

        1. Pelasgian says:

          Prandaj edhe ishte ne thonjeza “playoff”

          Nuk ishte faji jone….

          E rencishme eshte te mos anashkalohet ky fakt.

          Shqiperia ka marre pjese ne Europian..ne tetshe ku pastaj eshte mundur nga Danimarka!

  2. Dean says:

    Vari lesht serbise po u provokua.Ata,edhe mirmengjes t’u thuash ne Shqip,prap do thone Provokacja.
    Por problemi i vertet eshte UEFA,1 organizate gangsteresh kristian,e cila nuk do na e fali gabimin me te vogel dhe mezi eshte duke prit 1 budallallik nga ana Shqiptareve.
    Mos u’a jepni kete kenaqesi dhe lejani Kombetares te hakmerret.

    1. Claus says:

      UEFA nje organizate gangsteresh kristiane?????

      Po natyrisht qe organizate e shteteve kristiane eshte o Dane, pervec Bosnjes, Shqiperise dhe Turqise.
      Cfare deshiron te kesh ne EUFA qe te mos quhet kristiane Arabine Saudite, Afganistanin, Pakistanin apo shtetin me te ri ISIL?

      Po na beni per te qeshur tani ne keto kohe refugjatesh dhe “Kritzelei-sh” nga Mynihu o Dean.
      Nejse, njerez jemi.

      1. Pelasgian says:

        Eshte edhe Azerbaxhani,Izraeli,Kazakistan i sa per info o Kerrmaqis Grekaqis!

        Dino apo Dane..sido qe ta quash (me helm gerrku) ai te legenos ne mendime ,ne te shkruajtur,ne llogjike!

        Eshte i sinqerte …”Noble Soul” ,jo si ti ,zvarranik helmues i peshtire!

      2. Dean says:

        Pse a te duket U.E.F.A.,organizat Pacifiste ty?!
        Nese U.E.F.A.,eshte ashtu si eshte,mua s’me shqeteson ky fakt.Une thjesht po theksoj faktin dhe pse duhet te jemi te permbajtur ne ndeshjen e kthimit.
        Megjithate,a nuk ishte ky grupim Gangsteresh qe e denoj Shqiperine ne 2 shkall?!Dhe vetem e vetem se Shqiperia gjykohet duke u bazuar ke Stereotipet.Dhe me e bukura,Shqiperia u gjykua per “trazira” ne 1 stadium ku nuk kishte as tifoza Shqiptar.Imagjino ne Elbasan,ku do ket vetem Shqiptar,se si kan me i mbajt veshet perpjet,vetem e vetem me gjet 1 shkak.
        Me qe ra fjala,c’a mut identiteti ke ti?A je Shqiptar apo ndo1 gjo tjeter? Se mua personalisht nuk do ma ndinte fare nese ti do ironizoje me cdo lloj besimi fetar neper Bote,apo Shqiperi?
        Ti je Viktim e besimit tat fetar dhe bindjes se Verber,se ti je i Pagabushem dhe te tjeret jane gabim.Rritu,mer pallosh,dhe mos mendo dhe vepro si femij i 8- vjecares.Nuk ka asgjo te keqe te ngrihesh kunder Vetvetes.Te bo me te Vetdijshem per egzistencen tate,mer kar i lales.
        Gjith te mirat,plako.Dhe nese dua aq fuqishem qe Shqiperia te fitoj kundra serbve eshte vetem qe te shikoj te “gjakosura” turickat e tua te ndyra.

        1. Claus says:

          Duartrokitje frenetike!!!!
          Por vetem kaq.

  3. patrioti says:

    Besoj qe keta tifoze te cmendur me baner jane vetem Kosovaret.Ata shfrytezojne sportin per hakmarrjet e tyre . Natyrisht jo te gjithe Kosovaret,por nje pjese e mire e analfabeteve te cilet nuk e kuptojne ,qe keto sjellje vetem se demtojne shume Shqiperine dhe nuk ndihmojne aspak bashkimin e deshiruar te Kosovareve . Kosova eshte nje shtet i pavarur ,qe se shpejti do te behet e njohur dhe nga pala Serbe . MOSSSS BASHKONI POLITIKEN ME SPORTIN .TREGOHUNI TIFOZ TE NDERUAR ,ASHTU SI I KA HIJE NJE SHQIPETARI . KOSOVARET QE JETOJNE NE EUROPE JANE TIFOZE SHHME TE KULTURUAR ,JANE VETEM KETA INJORANTET ,TE PACIVILIZUAR QE PO NA PRISHIN IMAZHIN TONE NE EUROPE, SI NJE POPULL PAQEDASHES DHE TE KULTURUAR .

    1. kinezi says:

      ti qenke trap or daje

  4. DAJTI says:

    Ne duhet te marrim tre piket ne fushe e t’i leme keto folklorizma. Ti ben nje baner te tille dhe ata te fusin nga dy petulla qe se merr vesh nga shkon. Serbia ka ekip shume te forte dhe ketu do te vijne per fitore. Prandaj le te perqendrohemi tek ndeshja.

    Forca Kuq e Zi!

    1. Taulant/Tirane says:

      Nuk kam pike dyshimi qe nuk do te kete asnje incident jashte sportive. Thjesht kam friken e rezultatit se ata kane lojtare vertet te mire dhe qe do japing maksimumin ne fushe(besoj se ky eshte qellimi I ardhjes se Vucicit)

  5. Ja i jani says:

    X mendimin tim serbe t do paguajn ndonje trap shpiftar e te tille ka plot se x leka shet dhe familjen shpiftari x te bere remujat shpresoj qe mos te ndodhi sepse do jete nje goditje e rende si x sportin dhe x dinjitetin shpiftar

    1. Fotaqi says:

      Bie dakort me kte mendim. Ka shum karagjoze shqiptare qe per pak leka shesin edhe motrat, pse jo do bejn ndonje incident gjate ndeshjes ose me shpejt ?

      1. kd says:

        Fotaq ti je nje nga ata qe per leka ke shitur pragun e shtepise ore bajge dhe ke goje e flet per Shqiptare yyýyt gurabije Vurgu b…lepires e puthadoresh

  6. Toni says:

    Eshte shume e rendesishme qe te mos provokojme. Thirrjet duhet te jene vetem te lidhura me sportin dhe jo me politiken. Kjo duhet te jete mbeshtetja morale e skuadres tone. Pjesen e fitores do ja leme skuadres sone. Duhet te keni parasysh qe cdo gje tjeter jo vetem do I heqi vemendjen skuadres tone por dhe do penalizohemi nga UEFA. UEFA pret qe ne te bejme gabimin me te vogel qe ti provojne botes se kishin te drejte..Ne jemi popull I pjekur dhe patriotizmi do tregohet te zgjuarsia jone me dt 8 Tetor.. Forca Shqiperia !!!

  7. ILIRET says:

    Serbia do te fitoje sepse ne anen e saj ballistat te cilet patjeter do te provokojne.

  8. Kritiku says:

    Kosovaret duhen mbajtur larg!

  9. Na bashkoj kenga popullore says:

    Shqiptar ky esht moment shum delikat per ne jo per kualifikim por per dinjitetin ton qe tu ja bejm te ditur psikobastardid Serb se neve nuk jemi si ata tu pas parasysh krimet qe kan ber me shekuj ndaj nesh,te tregohemi shum gjak ftoht vetem keshtu do ta kuptojn se ça rrace psikobasdardash jan

  10. labi says:

    ndo person qe provokne serbine ne kete ndeshje nuk eshte me shume se nje serbi i maskuar si shqipetare! do jete budallalleku me i madhe ne historine e futbollit tone ne raste se do nderpritet ndeshje! jame dakorte qe kosovaret mos te lejohen te blejne bilete se nuk do i permbajne dot emocionet!

  11. Lum kacorri says:

    Mos u. Shqetesoni se te gjith keto qe provokojne kane me e pa ndeshjen nga taracat e pallateve …

    1. Nallbani says:

      O Kacorri, kendej ne Rrafshin e Dukagjinit themi: Keto gra, keta burra, keta femije, keto qika, cfar eshte ketu korrekt? A mos e ke fjalen per gra qe provokojne?

  12. Nallbani says:

    @labi, po mire mor viq bulli, simbas logjikes tonde u dashka te bohet “Apatheit” ne mes te shqiptarve te rajonit dhe atyre te Shqiprise,une dyshoj qe ti je shqiptar,huuuuuuuuuuuuuuup fare e keqe!

    1. Nallbani says:

      Corrigenda: “Apartheit” oshte korrekt!

  13. Pelasgian says:

    TKZ …..kjo qe po ju behet eshte DISKRIMINIM I PASTER …u ankum nga Danezet por e keqja eshte te FederMafia Shqiptare!

    Tifozet Shqiptar edhe pse te shumte gjate transfertave kurre nuk kan qene problematik…ndryshe nga mongolet serb …ndryshe nga Kroatet dhe Sllovenet…ndryshe nga Afghanet e zinj por tani ka ardh koha per te qene te tille ose kenaquni me Diskriminimin qe ju behet!

    Gjeja e duhur eshte BOJKOT dhe protesta te dhunshme para federates…ekstremja eshte prishje ndeshjesh …sidomos ne Euro2016 nese shkojne!

  14. frankuk says:

    Jo provokimeve le te tregohemi qe jemi me te qytetruar ne kte aspekt .

  15. Kol Tivari says:

    Edhe na kruhet, edhe na pëlqen, por edhe na djeg…!

  16. Nard says:

    Te mbahen larg stadiumit te gjithe keta njerez qe duan te provokojne dhe te sjellin probleme ne diten e ndeshjes. Te mos lejohen banerat,te mos lejohen tymueset, te mos lejohen monedhat,cakmaket apo sendet e tjera. Te vihen kamera ne te gjitha seksionet e stadiumit dhe ata qe sjellin probleme te arrestohen. Te bejme tifozllek si njerez dhe jo si kafshet serbe.

  17. eu says:

    Nuk duhet te futet kembe kosovari ne stadium ,Ata jane problematik nga injoranca shekullore .

  18. ! says:

    Per futjen ne stadium duhen vene disa kritere fizike.
    Nuk duhen lejuar kokcepshat.
    Mundesisht moshe +50 vjec.

    Nacionalizmat dhe patriotizmat le te lihen per ne kafenene e lagjes.

    Nacionalizmi dhe patriotizmi i vertete do jete te mos hidhet ne fushe as nje cimcakiz dhe ne stadium asnje flamur tjeter vec flamurit kombetar.

    Po u hodh qofte edhe nje fishkezjarr ne fushe, po u hap ndonje parrulle me pune Kosove UEFA do pezulloje ndeshjen dhe qajini me lot tre piket.

    Ne Armeni nuk besoj te fitojme sepse armenet na kane inat me shume se serbet dhe do japin shpirtin ne fushe per te marre 3 piket.

  19. juli says:

    Duhet te kemi parasysh edhe dicka tjeter ne aspektin sportiv
    Edhe nese humbasim kjo nuk ndryshon asgje ne lidhje me kualifikimin direkt te ekipit ne France
    Pasi ne mund te humbasim por ne te njejten kohe portogalia mund te fitoje apo te barazoje me Danimarken qe do te thote se ne do te kemi edhe nje rast tjeter me Armenin per tu kualifikuare
    E them kete pasi ndeshja mund mund te kete edhe kete rrjedhe
    Kjo vecse nuk do te thote katastrofe pasi ne kemi siguruar play off dhe po mundohemi per kualifikim te direkte
    Nje gje e tille nuk duhet te erresoje ndergjegjen e tifozeve per kete ndeshje pasi gjithmone duhet te kujtojne se ne jemi 11pike dhe kemi akoma ndeshje per tia harritur qellimit
    Patriotizmi moderne eshte shohim ekipin tone kombetare ne fushat e Frances
    Te shohim flamurin tone dhe himnin kombetare te degjohet ne veren e 2016 ne fushat franceze
    Te shikosh kombetaren tone duke luajtur me skuadrat e medhaja europiane ne nje kampionat qe ndiqet nga miliarda shikues ne tere boten
    Patriotizmi primitiv eshte ai qe shprehet se ajo qe e shpreh dhe e kenaq eshte te shaj apo terraj serbet ne Elbasan
    Ai qe do te tregoje vetem muskujte apo flamurin e madh dhe nuk i rruhet nese mund te denohet apo edhe te perjashtohet shqiperia ne rast incidentesh vetem e vetem te tregoje se sa patriote i madh eshte pa e kuptuare se ne kete rast ben punen e serbeve ,
    Prandaj gjakftohtesi kulture mbeshtetje e zjarrte per kombetaren brenda rregullave dhe normave sportive me besimin se me perrpjekjet e djemeve te kombetares dhe me ndihmen e fatit apo te zotit (nese luan edhe ai futboll)te harrijme te fitojme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje