Nis në mbrëmje sezoni i ri i Ligës së Kampionëve në Tring

15 Shtator 2015, 13:58Sport TEMA
Nis në mbrëmje sezoni i ri i Ligës së Kampionëve

Mbrëmjen e sotme nis sezoni i ri i Ligës së Kampionëve.

8 përballje do të luhen sonte dhe po aq mbrëmjen e nesërme në një sezon që premton spektakël.

Ndeshjet këtë vit ndryshe nga vitet e tjera transmetohen në paketën “Tring” e cila ka blerë të drejtat për tre sezone dhe është i vetmi transmetues i kompeticionit më të bukur europian.

Ndeshja kryesore në mbrëmjen e sotme është Mancester Siti-Juventus

Kampionët e Italisë kanë bërë një nisje mjaft të keqe këtë sezon në serinë A, ku në tre ndeshjet e para nuk e kanë shijuar ende fitoren e parë duke grumbulluar vetëm 1 pikë.

Ndërkohë në kampin tjeter Siti ka një nisje spektakolare ku në pesë ndeshjet e para nuk numëron asnjë humbje dhe barazim. “Zonja e Vjetër” duhet ti bëjë mirë llogaritë në këtë takim pasi në gjirin e saj nuk ka më lojtarë si Vidal, Tevez apo Pirlo të cilët me eksperiencën e tyre sezonin e shkuar arritën të shpalleshin nënkampionët e europës.

Gjithashtu edhe tekniku Pelegrini në këtë sfidë do të ketë një mungesë shumë të rëndësishme në sulm pasi nuk do të ketë në dispozicion argjentinasin Sergio Agurro.

Ndërkohë në grupin A, Reali Madridit do të përballet në “Santiago Bernabeo” me Shakhtar Donjeks.

Një sfidë e lehtë për ekipin e Rafel Benetiz të cilët këtë sezon synojne me cdo kusht fitimin e këtij trofeu. Përballjet e tjera në mbrëmjen e sotme do të jenë.

Benfika- Astana

Gallatasary- Atl Madrid

PSG-Malmo

PSV-Manchester United

Sevillia-B.Myshenglabah

Wolfsburg-CSKA Moskës.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje