FOTO LAJM/ Shqipëria në Botërorin e Qitjes me flamurin me yll të kuq !?

15 Shtator 2015, 19:47Sport TEMA
FOTO LAJM/ Shqipëria në Botërorin e Qitjes me flamurin me yll

Federata Shqiptare e Qitjes merr pjesë për herë të parë në histori në një kampionat botërori në disiplinën e qitjes me pjatel.

Presidenti i Federatës Shqiptare, Stefan Rrufa, konfirmoi për mediat sportive shqiptare para disa ditësh përfaqësimin me një sportist në veprimtarinë që ka nisur të zhvillohet në Lonato të Italisë, që nga data 9, e që zgjat deri më 18 shtator 2015, raporton Albaniansport.net.

Sportisti i vetëm kuqezi do të jetë Rromir Xoxi, i cili do të konkurrojë në disiplinën “double trap”.

Por ajo që ka bërë përshtypje është se në rreshtin e flamujve të vendeve pjesëmarrëse në këtë veprimtari, flamuri kuqezi i vendosur është ai i para viteve 1990, ku mbi shqiponjën dykrenore qëndronte ylli i kuq me pesë cepa i komunizmit.

Natyrisht që ky përbën një skandal.

Ky skandal është denoncuar për mediat shqiptare nga emigrantët shqiptarë që ndodhen në Itali, ndërsa mbetet për t’u parë nëse përgjegjësia për këtë shfaqje të shëmtuar bie mbi organizatorët apo mbi Federatën Shqiptare të Qitjes.

Kjo, sepse në një numër veprimtarish ndërkombëtare, për të shmangur pikërisht këto lloj skandalesh, Federatës përkatëse i kërkohet të sjellë me vete flamurin dhe himnin e vendit që përfaqëson.

11 komente në “FOTO LAJM/ Shqipëria në Botërorin e Qitjes me flamurin me yll të kuq !?”

  1. mondi says:

    Normal vetem partizanet kan qen njerez te pushkes ata mbanin yll,ylli simboli bashkimit te pes kontinenteve, ballistet kan qen qefli pulash kur te behet konkursi puulave do çojm stemen e qeleshes me zhgab,kur te behet konkursi qflive dhe hajdutve esht fusha zogistave, se dhe mbreti bente orgji se ishte qefli, me te motren qe e akuzojn nuk e besoj.

  2. Ajaxs says:

    Nuk eshte skandal me shqiponjen me yll ne flamur. Pse? SHqiperine Komunistet e kane qe me 1944. Edhe sot te dy partite jane bijat binjake te PPSH.

  3. Klimax says:

    Ka dhe me keq! Ja mendoni sikur mbi kokat e shqiponjes te shikonim gjysmen e henes??!!
    “Normale” eshte kur vetem per 100 vite simbolin e Bizantit e bastarduan qe me krijimin e shtetit te pare e me pas me Zogun, Musolinin, Hoxhen e Berishen, eh, atehere “demokraci” eshte, perse mos te pretendoj edhe “shumica” per simbolin e saj fetar?

  4. kevin says:

    Kam degjuar se ylli ishte me 6 cepa para se ta ndryshonin komunistet

  5. neseba says:

    Nuk është skandal, është krenari.

  6. kaonia says:

    Ka lezet se per ate yll jane vrare djem nenash ,jo si keta pushtat e sotem qe na lane ne mes te kater rrugeve.

  7. Diu says:

    Jemi i vetmi shtet qe kemi disa lloje flamuresh, qe jane te vendosur ne te gjitha zyrat e shtetit,dyqane,zyra privatesh,shtepi ne qytet,fshat,stadiume,popull qe nuk di cfare flamuri ka dhe nuk njeh flamurin kombetar zyrtar.

  8. enter''" says:

    Jeni te sigurte qe nuk eshte ndonje fotoshop I rradhes sa per te krijuar nje tjeter lajm idiot????

    Kjo foto nuk verteton asgje.

  9. Odeta says:

    Krize ekonomike…skane pas fonde per flamur te ri e kane perdorur nje te vjeter ?

  10. Arber says:

    Eh, more djem, kur Shqiperia perfaqesohej me mjeshtrat e qitjes, dridheshin kundershtaret; u dilte ne gjume shkaba dhe ylli kuq ne balle. Ishte koha me e lavdishme e qitjes!

  11. Fotaqi says:

    Nqs Lajmi eshte vertet, ca te keqe ka ? Ne ate kohe Shqiperia ishte te pakten e respektuar ne bote. Tani alvanoz=qelbanik,kriminel, ne cilido shtet te shkosh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje