Biletat për Serbinë, ja truket e (mos)shitjes online

16 Shtator 2015, 10:51Sport TEMA

Që në shpërndarjen e biletave për ndeshjen Shqipëri-Serbi do të ketë kontroll të rreptë, kjo dihej. Po ashtu, që do të bëhej përzgjedhje e atyre që do të kishin fatin ta merrnin një të tillë, edhe kjo është mësuar ditët e fundit. Por që të përdoret një truk i FSHF-së, për “të larë duart” si Ponc Pilati në këtë çështje, duke thënë se hodhi për shitje biletat online, por ato “avulluan” për 3 orë, kjo nuk ka shumë hije në raportin me tifozët e kombëtares.

Këta të fundit, sikurse dihet, janë shpirti i kuqezinjve, nuk kanë ngurruar t’i mbështesin idhujt e tyre deri në fund të botës, ndërsa tani zëvendësohen me zyrtarë, miq, shokë e të afërm të drejtuesve të FSHF-së, qeveritarëve, deputetëve, avokatëve, gjyqtarëve e prokurorëve. Më konkretisht, dje pasdite u njoftua për daljen në shitje të biletave të kësaj ndeshjeje të shumëpritur. Vendi i blerjes, ai i zakonshmi: te faqja e FSHF-së, në mënyrë online.

Mirëpo, pas 3 orësh, biletat kanë mbaruar. Në vendin përkatës ka dalë shënimi “Unavailable on line”. Në fakt, në njoftimin e FSHF-së, se nisi shitja e biletave online, ditën e djeshme, 15 tetor 2015, shkruhet se ky proces do të përfundonte më 10.07.2015, ora 11:59, ndërsa si datë e nisjes së këtij procesi figuron 8 tetori 2015, ora 20:45 (????). E vërteta është krejt ndryshe dhe për këtë janë të gjithë koshientë. Biletat janë bërë të aksesueshme online, në faqen e federatës, vetëm dje, rreth orës 16:00. Pas tri orësh, ka dalë njoftimi “Unavailable on line”. Pra, biletat janë të padisponueshme online.

Mësohet se rreth 300 bileta janë shitur në këtë mënyrë, ndërsa pjesa tjetër do të shpërndahet “nën dorë” e me porosi nga vetë drejtuesit e FSHF-së. Shumë institucione shtetërore, ministra, qeveri e organe ligjzbatuese në vend kanë prenotuar numër të konsiderueshëm biletash, që do t’u shpërndahen më pas personave të interesuar, të cilët me siguri do të jenë spektatorë të “gdhendur” në stadium, vetëm për të parë, por për të bërë tifozllëk, kjo do të jetë shumë e vështirë.

Tifo-grupit “Tifozat Kuq e Zi”, si herët e tjera, do t’i dorëzohen biletat dorazi, rreth 1500 të tilla. Ato duhet të jenë të personalizuara, që korespondojnë me emra të përveçëm, së bashku me numrin e kartës së identitetit apo pasaportës. Blerësit e tyre do të kalojnë një “skanim” edhe nga SHISH e Policia Shqiptare, me qëllim që ata që paraqesin probleme të mos lejohen të hyjnë në stadium.

Në lidhje me këtë sjellje “dribluese” të FSHF-së kanë reaguar edhe tifozët në internet. Konkretisht, në “Faqja zyrtare e kombëtares shqiptare” në Facebook shkruhet: “Ajo që bën habi është fakti se faqja online e FSHF-së funksionon normalisht, ndërsa faqja e shitjes së biletave nuk funksionon, ndonëse të dyja ndodhen në njëjtin server. Dhe, nëse njëra prej tyre bie, duhet të bjerë dhe tjetra. Tifozët, ndonëse presin me padurim të blejnë biletat për ndeshjen Shqipëri-­Serbi, e kanë të pamundur ta bëjnë këtë online, ndaj shtrojnë pyetjen: Pse ndodh me faqen online të FSHF-së?

Ndërkohë, nëse qëllon ta hapësh atë, atëherë shihet se nuk ka bileta online, sepse ato janë shitur të gjitha! Jemi dakort të ketë kontroll dhe të hyjmë me pasaporta, por të mbushet stadiumi vetëm me ministra e fëmijët e tyre, që nuk shohin futboll kurrë, në një ndeshje me Serbinë, ky është turp. Ato mijëra supertifozë, që do të ishin të gatshëm të paguajnë shuma të mëdha vetëm për të parë kombëtaren, që nga kosovarët deri tek ata jashtë shtetit, nuk mund ta ndjekin, sepse nuk të lënë tipa që s’dinë gjë çfarë do të thotë të mbështesësh kombëtaren.”/ Telesport

9 komente në “Biletat për Serbinë, ja truket e (mos)shitjes online”

  1. Titi says:

    Nuk eshte eshte mbeshtejte duke hedhur gure e duke share nga rraca e fara…me mire qe po behet keshtu,ndryshe me siguri do benin ndonje budallik dhe do na perjashtonin,Telesport mendon me bythe jo me koke.

  2. Elton says:

    Shenja e pare qe ndeshja me serbine esht e shitur nga duka.
    Po mbush stadiumin me manekin.
    Tifozet shqiptar nga gjith trojet ndjekin kombtaren ne gjith europen por smunden ne shtetin ame?
    Ku esht patrioti canaj qe sreagon per ket ceshtje?
    Duka e ka prone private kombtaren?

    1. Titi says:

      Po ndeshja qe percakton fatin e Shqiperise ne Europian eshte shitur…hajde mendje hajde…nqs tifozet jane kufizuar kete here eshte per shkak te rremujerave qe mund te krijojne o tyryryry…

      1. Elton says:

        Kur kan krijuar rremuje shqoptaret o ttyyyy.
        Nje here te vetem permend?
        Nuk ishin po kta tifoze ne zvicer, Portugal apo dhe itali e danimark?
        Ti e shef nga televizori or mik se sbesoj se ke shku nonjeher ne stadium ose do shkosh ksaj rradhe me honger fara

        1. Titi says:

          Nje cakmak te hedhin mbi serbet e morem fund o tyryryry…por kjo nuk eshte vetem ndeshje futbolli,por dhe civilizimi.

          Qe nga vershellimi i himnit,deri tek te sharat dhe hedhjet e sendeve ne fushe etj…a nuk u ankuam per keto ne ne Serbi?

          Tani duhet te marrim masa ekstreme qe ti shmangim ketu,se vetem idiotet nuk i mungojne ketij populli.

          Duhet te jesh i lumtur qe po merren masa,shperndarja e biletave per administraten,eshte pikerisht per te kontrolluar tifozet duke shmangur incidentet nga njerez te papergjegjshem.

          Keto teorite jo shitje jo blerje as qe ja vlen ti komentosh,komplet qesharake.

          1. Elton says:

            Tani qe po fut manekinet ne stadium ata serbet a spo ta hedhin cakmakun?
            Hajde ekspert Hajde. Me siguri punon ne shtet ti shoku.
            Nejse sja vlen me u Marr me ty

  3. lala says:

    Gjyshe macia le te lahet prap do te thahet gjeli le të këndoje !!! prap do te bjere shi nbi dhe!!!

  4. tani says:

    federata eshte e korruptuar,nje mik i imi e blejti bileten ne zyrt e fshf kur kishin “mbaruar”te gjitha biletat ai paguajti 150 euro per bileten danimark shqiperi.bileta i meritojn ata qe fluturojn me ore ne avion dhe me dhjetera ore ne rruge per te ndjekur shqiperine.shqiperi e qelbur qe jam ber pishman qe shkova deri ne danimark

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje