HISTORIA/ Atletja amerikane që u kthye në prostitutë luksi

16 Shtator 2015, 19:12Sport TEMA
HISTORIA/ Atletja amerikane që u kthye në prostitutë luksi

Suzy Favor Hamilton, 47-vjeçe, ish-atlete amerikane në garat e 1500 metrave, ka publikuar biografinë e saj, në të cilën tregon edhe një detaj shokues. Ajo kaloi në profesionin më të vjetër në botë, atë të prostitutës, nga i cili fitonte 600 dollarë për seancë. Po ashtu, shpjegon se në Lojërat Olimpike të vitit 2000 u rrëzua gjatë garës dhe, që nga ai moment, vendosi të niste një tjetër “karrierë”.

Kisha nisur si shoqëruese luksi dhe po më pëlqente gjithmonë e më shumë. Ai rrëzim bëri që t’i përkushtohesha krejtësisht profesionit tjetër. Doja gjithmonë e më shumë dhe u bëra e varur nga seksi. Dëshira ime për të qenë më e mira në garë u zëvendësua me dëshirën për të qenë më e mira në shtrat”, – thotë Suzy.

Për momentin, Suzy Favor Hamilton nuk është më prostitutë. Pasi ka marrë trajtimin e duhur për varësinë e saj ndaj seksit, ajo po shijon një jetë familjare me bashkëshortin dhe vajzën e saj. Si pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike, në Olimpiadën 1992, 1996 dhe 2000, ajo ishte modeli për një jetë aktive dhe të shëndetshme. Por, fasada e saj, në dukje e përsosur, maskonte një të vërtetë të errët: depresionin maniak dhe çrregullimin bipolar, që e çuan në rrugën e gabuar, të prostitutës me para.

Ky obsesion, së bashku me sëmundjen e saj dhe humbjen e një miku të ngushtë, e vunë atë në një luftë emocionale, që e përballoi për vite në fshehtësi. Më 20 dhjetor 2012, Favor Hamilton u konsiderua seriozisht se po i jepte fund jetës së saj. Ajo u shtrua në spital në gjendje mjekësore të rëndë, për dy javë. Por, aty përfundoi duke marrë një kthesë në favor të jetës së saj. Për herë të parë moti diagnozën e duhur, atë të çrregullim bipolar, dhe mjekimin përkatës.

Ky moment ishte, gjithashtu, një kohë monumentale për familjen e saj, e cila më në fund mundi të fillojë të kuptojë origjinën e veprimeve të saj të çuditshme, të rrezikshme dhe të paparashikueshme gjatë disa viteve të kaluara. Ndërsa ishte duke punuar në Las Vegas si prostitutë, burri i saj, Mark Hamilton, ishte i vetëdijshëm për rrugën që kishte marrë gruaja e tij, ndaj e paralajmëroi të jetë e matur. Por, ajo ishte duke u bërë përherë e më e pamatur, në fakt. Kur emocioni i eksperimentimit seksual filloi t’i zbehet, ajo zbuloi identitetin e saj të vërtetë dhe një pjesë të vogël të klientëve./ Telesport

 

3 komente në “HISTORIA/ Atletja amerikane që u kthye në prostitutë luksi”

  1. hajdari says:

    Ne Amerike i thenkan crregullim bipolar! Ne nga anet tona i themi kurvllek…

  2. albani says:

    Lum burri qe e paska.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje