FSHF u druhet “dronëve”, ja mesazhi në biletë për tifozët shqiptarë

17 Shtator 2015, 14:10Sport TEMA
FSHF u druhet “dronëve”, ja mesazhi në biletë

Teksa ka nisur shitja e biletave për ndeshjen Shqipëri-Serbi (që nuk dihet se ku shkuan), FSHF po merr parasysh edhe incidentet e mundshme që mund të penalizojnë kombëtaren tonë sikurse ndodhi në Serbi tetorin e shkuar.

FSHF ka shkruajtur një mesazh përkrah biletave ku u kërkon tifozerisë shqiptare që të sillen me qytetari dhe të shmangin incidentet.

Federata falenderon tifozët duke thënë se janë të privilegjuar që do të jenë në stadium, dhe këtu ka të drejtë pasi shumica e atyre që do të donin të ishin nuk kanë pasur mundësinë.

Më tej u kërkon një “sjellje model” pasi është një sfidë delikate.

FSHF i druhet një ngjarje si ajo e dronit të ngritur nga Ballist Morina dhe për këtë është angazhuar edhe Shërbimi Informativ i Shtetit që do të kryejë kontrolle të rrepta te tifozët.

Një humbje në tavolinë ndaj Serbisë do ta linte Shqipërinë me shumë mundësi në vend të tretë ndaj përveçse duhet të mendojnë për të arritur nbjë fitore në fushë, FSHF po kërkon që të njëjtën gjë ta bëjë edhe në shkallët e stadiumit./a.l

7 komente në “FSHF u druhet “dronëve”, ja mesazhi në biletë për tifozët shqiptarë”

  1. I RREGULLTI says:

    O bobobooo, cfare bejne keta! Po ku dine te lexojne ata nacionaliste te semure. Thuajani me qender zeri ne te gjithe qytetin se ndryshe do bejne ndonje prapesi.

  2. te mos lejohet asnji serb ne stadium,ashtu sic nuk u lejuan shqiptaret vjet NE SERBI!

  3. Leone says:

    Jo more jo ,dine shume mire te lexojne ,por nuk kane tru te tolerojne ,te sillen mire duke treguar qytetari . Ato bejne mire te mos lejohen ne afersi te stadiumit .
    Kuqezinjve i uroj fitore ,megjithese me ate Gani qe kane eshte shume e veshtire fitorja !!!!!!!

  4. Elton says:

    Po pse ofendoni kot tifozet shqiptar? Kudo kane qene model. U cudit dhe nje itali e tere see sa shume qe ishin dhe asnje trazire.
    Prapsite i Ben serbet me thirjet e tyre anti shqiptare dhe skeni pse ja veshni tifozeve kuq e zi te keqijat.
    Mgjth kot lodhemi se duka e ka kopsit muhabetin me serbet.

  5. ***** says:

    Droni me simbole fyese karshi serbeve kesaj here do ngrihet nga vete serbet.

  6. enter''" says:

    Qe kombetarja jone te kete shank per vendin e dyte, dhe per fitore, duhet qe asnje tifoz shqiptar te mos lejohet ne stadium.

    Kam frime se shqipot e pacivilizuar do lene kokrren e namit.

    P.S. Eshte thjesht nje ndeshje futbolli. Jane ata lojtar serb qe ju I beni lavdi kur shenojne gola per skuadrat tuaja te zemres.

  7. Eureka says:

    Duka mafioz dhe ngaterrestar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje