“Nuk na shërbejnë lojtarë që nuk lëvizin në mes të fushës. Nuk prisnim këtë nga ai.” Këto fjalë ishin drejtpërdrejt nga Franz Beckenbauer në adresë të Arturo Vidal, blerjes së kësaj vere të Bayern Munich, që sipas legjendës së futbollit gjerman, po luan nën nivelet e pritura.
Nuk ndalon me kaq “Kaizeri”, i cili shtoi: “Mund të luajë më mirë se kaq. Mund të gabohen pasimet dhe të humbasësh duelet, por impenjimi duhet të jetë maksimal”. Nuk është një periudhë e lehtë për kilianin, në qendër të shumë zërave që e shohin si protagonist në Kili dhe në Gjermani, si brenda dhe jashtë fushe.
Por në mbrojtje të “Mbretit” Artur del trajneri i Bayernit, Pep Guardiola, i cili shuan disi zjarrin duke larguar polemikat dhe i del në krah lojtarit të tij.
“Nuk jam dakord me fjalët e Beckenbauerit. Arturo është një lojtar i Bayernit, ishin drejtuesit që vendosën ta blinin dhe do të jetë një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Edhe statistikat flasin në favor të tij, siç mund të shihet edhe në ndeshjen e fundit. Por mua këto gjëra nuk më interesojnë, jam i lumtur nga paraqitjet e tij”, raporton Telesport.
Pra Vidal tashmë duhet të qednrojë i qetë dhe t’ia shpërbleje në fushë besimin e trajnerit të tij, i cili doli hapur kundër Beckenbauerit për t’a mbrojtur.
beckenbauer ,kur flet ,ngul gozhde ,nuk flet kot .
e kam te qarte qe snje pjese e madhe e futbollisteve jane rrugecer dhe e dashurojne shume parane .
ky kiliani ,nuk eshte se eshte thjesht rrugac ,por ai eshte dhe fodull ,kur kujton se eshte nje nga te miret e a.latine .
guardiola e ka sezonin e fundit me bajernin dhe nuk e ka problem qe ta mburr sepse do largohet si te fitoje si te humbase .
Bravo guardiola qe mbrone pa frike lojtaret e tu.