Fitorja 2-0 që skuadra e Partizanit mori mbrëmjen e djeshme ndaj rivales së saj për titullin kampion, Kukësin, nuk ka kaluar pa pasoja. Kjo pasi tifozat e kuq janë konfrontuar me policinë, për sjelljen që forcat e rendit bënë ndaj tyre.
Kjo solli që tifozeria e kuqe të braktisë stadiumin në shenjë proteste. Ky reagim I tifozave të Partizanit mori edhe mbështetjen e deputetit të, Partisë Socialiste, Erjon Braçe, i cili në një status në rrjetet sociale sulmoi policinë e shtetit për veprimet e tyre.
Sipas, Braçes policia as që nuk di të sillet në stadium duke mos bërë detyrën që i takon.
“Partizani mundi Kukësin dhe është përkohësisht në krye, por lajmi nuk është ky. Sot, në stadium ishin mbi 5000 njerëz, të rinj, prindër me fëmijë, gra e vajza; policia mbi 2000 prej tyre i detyroi të largoheshin.
Kur unë kam hyrë në stadium, para ndeshjes, mbi 2000 tifozë kanë qenë jashtë stadiumit. Policia ka ushtruar kontrollin personal duke tejkaluar çdo cak, madje dhe pa bërë detyrën. Kanë ndaluar banderolat tradicionale, që formëzojnë koreografinë e kuqe të Partizanit bashkë me mbajtësit e tyre të pajisur me biletë, kanë lënë njerëz jashtë stadiumit pa asnjë shkak.
Qartësisht, policia as që di të sillet në stadium. Nuk di detyrat e saj, ndaj shpesh nuk bën detyrën e akoma më shpesh bën gjënë e gabuar” përfundon statusin e tij Braçe i cili njihet si një mbështetes i zjarrtë i Partizanit./f.b
Dhe banderolat e kuksit nuk u pranuan.
Ky xhuxhi pse flet vetem per partizanin.
Do barazi fol per te dyja ekipet
Eshte tifoz i Partizonit per ata do flase! Eshte llogjike! le te dale ndonje deputet tifoz i Kuksit e te flase per tifozate tyre! Kjo eshte mese normale
Bere mire qe shkruajte pasi deshmon dhe ankesat e tifozeve kuksiane!Erjoni nuk eshte tifoz i kuksit qe ta beje nje gje te tille,ti qe mbeshtet kuksin(dhe eshte zgjedhja jote nuk ben aspak keq)ben lajm per ate qe ke thene,nuk ke pse ofendon dike tjeter per dicka qe mund ta besh vete,sikur dhe e bere.