Lorik Cana është bërë shumë shpejt personazh i mediave franceze. Në fakt, ai kishte lënë një përshtypje shumë të mirë në “Ligue 1”, ku kishte debutuar me PSG-në dhe ishte bërë kapiten e lider tek Olimpiku i Marsejës, para se të transferohej në Angli, Turqi e Itali, më pas. Këtë verë është rikthyer në Francë, te FC Nantes, me të cilën luajti edhe ndeshjen e parë në transferëtn e Rennes.
Vetëm tri ditë kishte te kjo skuadër, por trajneri De Zakarian e aktivizoi titullar. Këtë të diel, FC Nantes do të udhëtojë sërish në transfertë, për të luajtur ndaj Saint Etienne. Cana dhe Lenjani janë pjesë e 18-shes së grumbulluar dhe pritet të jenë titullarë, nga ora 17:00. Kapiteni kuqezi ka dhënë një intervistë për revistën sportive franceze “But” para kësaj sfide, duke treguar se është gati të marrë një rol udhëheqësi, lideri, mes të rinjve te FC Nantes. Ai është i vetëdijshëm për këtë.
Si e vlerësoni fillimin e sezonit të skuadrës suaj?
Kam biseduar pak me drejtuesit e klubit, por edhe me trajnerin, të cilët më kanë treguar pikat e forta dhe të dobëta të skuadrës. Unë, gjithashtu, kam ndjekur tri ndeshjet e para të sezonit. FC Nantes më duket shumë solide, me ide të qarta, edhe pse humbëm javën e shkuar në Renne. Kjo është një skuadër që luan shumë mirë futboll.
A jeni përfshirë tashmë në emocionet e klubit dhe tifozëve pas kalimit te FC Nantes?
Po, me siguri. Kam diskutuar tashmë me drejtuesit, me trajnerin. Unë do të përpiqem të jap më të mirën, ta vë përvojën time në funksion të grupit, por kjo nuk mund të bëhet në një ditë. Në trajnim fillova të njoh djem të rinj. Duke punuar së bashku do t’u afrohemi më shumë standarteve.
Por, përsëri, në qoftë se çdo gjë nuk ishte e përkryer kundër Rennes, ajo ndeshje nuk ishte aq e keqe. Djemtë kanë një dëshirë të madhe, çka më gëzon edhe mua. Konstatoj se jam lojtari më i vjetër i kësaj skuadre. Tingëllon paksa çuditshëm. Nga ana tjetër, kam qenë gjithmonë njeriu i duhur për të qenë një lider në fushë dhe jashtë saj.
Ju dukeni shpesh duke u dhënë udhëzime bashkëlojtarëve. Një shef i vërtetë, në fund të fundit…
Unë jam më së shumti te FC Nantes për t’u përshtatur me të tjerët, me lojën e grupit, jo e kundërta…
Por, me sa ju kemi parë duke luajtur, përshtypja është për të kundërtën…
(qesh) Jo, unë do të përpiqem të përshtatem me pjesën tjetër të grupit. Më pas, nëse udhëzoj dikë, kjo bëhet për të mirën e ekipit. Unë kam një marrëdhënie të madhe me të gjithë vijën mbrojtëse, qoftë Koffi, Leo, apo Lucas. Ne mund të punojnë mirë së bashku, ata janë duke më dëgjuar. Ata e dinë se jam këtu për t’i ndihmuar të përparojnë.
Dhe unë, gjithashtu, mund të mësoj shumë gjëra, sepse edhe në moshën time dhe me përvojën që kam, lojtarët mund të mësojnë. Ne kemi një frymë të mirë, por në futboll, mungesa e eksperiencës nuk të fal. Futbolli është një sport pa mëshirë në këtë drejtim! Lojtarët duhet që sa më shpejt të fitojnë përvojën e duhur, sepse të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme. Por, përsëri, më gëzon fakti se lojtarët këtu kanë dëshirë për më të mirën, karakteri është më i rëndësishëm në këtë mes.
A pret diçka specifike nga ju stafi teknik dhe drejtuesit e klubit?
Unë kam filluar të luaj me ca djem të rinj, edhe pse do të marr pak kohë për të gjetur “koordinatat” e mia. Duke folur me Rémy Riou, konstatoj se jam më i vjetri në skuadër. E përsëris, kjo tingëllon pak çuditshëm. Nga ana tjetër, kam qenë gjithmonë një lider në fushë dhe jashtë saj. Tani duhet të përpiqem për të sjellë përvojën time në skuadër, gjërat që kam mësuar gjatë këtyre viteve të gjata në ekipin kombëtar, në Kupat e Europës, apo në klubet ku jam aktivizuar jashtë vendit.
Ju mund të luani vetëm në rolin e qendërmbrojtësit apo edhe si mesfushor?
Për pesë vjet në një klub i dhashë drejtim tjetër karrierës time, duke luajtur në qendër të mbrojtjes. Unë nuk kisha aq përvojë te Marseja në këtë rol, edhe pse kisha provuar disa herë të bëja qendërmbrojtësin. Megjithatë, tani më pëlqen shumë ky rol.
Përpjekjet fizike nuk janë sa në mesfushë, kështu që më lejon të kem freski. Mbi të gjitha, kam pasur mundësinë për të luajtur si qendërmbrojtës në Itali, një nga vendet më të mira në botë për lojën mbrojtëse në futboll. Tashmë ndihem mirë, jap maksimumin në këtë pozicion. Dhe ky është roli, në të cilin do ta përfundoj karrierën time.
A jeni të vetëdijshëm se duhet të jepni më shumë te FC Nantes?
Po, sigurisht. E sigurtë është se këtu nuk do të ndryshoj rol, pra nuk mund të luaj si sulmues, fjala vjen. Roli im është në kohezionin e skuadrës, për të kaluar mesazhet midis trajnerit dhe grupit. Individualisht, siç kam bërë gjithmonë, duhet të jem fizikisht mirë dhe nuk kam asnjë shqetësime në këtë nivel. Do të bëj maksimumin për të dhënë më të mirën në fushë. Nuk mund ta gjykojmë performancën e Lorik Canës te FC Nantes në një apo dy ndeshje.
Cili është objektivi i klubit tuaj në këtë sezon?
Jam këtu për të dhënë kontributin tim, ta kthejmë klubin në pjesën e parë të renditjes së “Ligue 1”, edhe pse do të jetë e vështirë, sepse ka shumë konkurrencë. Për mendimin tim, FC Nantes mund të synojë të paktën pjesën e parë të tabelës së renditjes, çdo arritje tjetër do të ishte bonus./Telesport
suksese
Te qenit njeri te ka ndihmuar per te qene nje lider ne fushe!Dhe te jesh njeri nuk eshte kaq e lehte.
po ku na paske qen lider gjithmon more cana ne psg apo lacio apo ne turqi pa na thuaj
ça lideri thua ?! ( lider ne stolin e Lazios )