Mauro Ikardi, është njeriu që i dha tre pikët e rradhës skuadrës së Interit, të cilët fituan në transfertë përballë Kievos.
Skuadra e drejtuar nga tekniku Italian, Roberto Mancini, pas kësaj fitoreje konfirmonë edhe një herë formën e mirë që po kalojnë në këtë fillim sezoni, duke kryesuar të vetëm renditjen e Serisë A.
Goli i vetëm i takimit u shënua në mintutën e 42-të, të pjesës së parë, ku sulmuesi argjentians, Mauro Ikardi, pas një kontrolli të mirë të topit mes mbrojtësave të Kievos, u tregua i saktë në goditjen e tij duke zhbllokuar shifrat.
Ndërkohë, pjesa e dytë nuk pati asnjë ndryshim në rezultat, ku loja u luftua më së shumti më mesfushë, edhe pse në mintën e 90-të, Kievo, rrezikoi të barazointe rezultatin, pas goditjes me kokë të, Cezarit, që u ndal nga portieri, Samir Handanovic.
Me këtë fitore Interi kryeson i vetëm kampionatin Italian, ku në katër ndeshjet e para ka marrë katër fitore duke grumbulluar 12 pikë të plota. Ndeshjen e ardhshme zikaltërit do ta luajnë në “San Siro” përballë Veronës./f.b
https://www.youtube.com/watch?v=PBoJuxMhrfM
Kshu fitoi dhe Roma 10 ndeshje rrjesht pastaj kampionatin e mori Juvja
ppo juve ket radh do merrni koken e peshkut..!
e vertete Milani dhe juve favorit