Kërcënimi i UEFA-s për Shqipëri-Serbi: Kush gabon, e pëson rëndë!

23 Shtator 2015, 14:30Sport TEMA

Ndeshja kualifikuese e 8 tetorit, mes Shqipërisë dhe Serbisë, nisur nga e shkuara e afërt e përballjes së tyre në Beograd, ka angazhuar tërë resurset ligjzbatuese dhe të sigurisë në vendin tonë.

Kjo u konfirmua edhe dje, në takimin mes presidentit të FSHF-së, Armand Duka, dhe drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako. Ky i fundit tha se do të ketë monitorim të rreptë të tifozëve e të stadiumit “Elbasan Arena”, nga toka dhe nga ajri, si para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj kualifikueseje.

Vetë FSHF-ja po kryen shitje të kontrolluar të biletave, me qëllim që ato të mos bien në duart e personave, të cilët paraqesin rrezik dhe mund të krijojnë incidente.

Për çdo biletë të personalizuar e të shitur është vënë në dijeni edhe policia, e cila, nga ana e saj, do t’i çekojë e do të ketë një informacion të saktë për cilindo person, që do të jetë në shkallët e stadiumit ndaj Serbisë.

Megjithatë, ky duel ballkanik, që pritet të jetë i nxehtë, ka ngritur një sistem “alerti” edhe tek UEFA. Kjo e fundit mori masat që dihen për ndeshjen e parë, të ndërprerë në minutën e 41-të në Beograd, por u shfaq dukshëm në anën e serbëve.

U desh KAS-i që të vendoste drejtësinë në vend, t’ua jepte 3 pikët në tavolinë kuqezinjve, duke lënë në fuqi dënimet e tjera të UEFA-s për të dyja palët. Eshtë e famshme deklarata e Mishel Platinisë, direkt pas incidenteve të rënda, që bënë xhiron e botës, e cila nënvizonte: “Po sikur në dron të kishte qenë një bombë…?!”

Kjo i detyroi tifozët shqiptarë të ndërmarrin nisma kundër kreut të UEFA-s në rrjetet soiciale, por nuk munguan as protestat para zyrave të qeverisë europiane të futbollit. Nisur nga të gjitha këto zhvillime, Mishel Platini ka pasur një takim me dy krerët e federatave respektive, të Shqipërisë dhe Serbisë, gjatë mbledhjes së UEFA-s me anëtarët e vet, e mbajtur në Maltë më 13 dhe 14.

Numri një i futbollit europian ua ka bërë të qartë të dyja federatave se për ndeshjen e ardhshme në Elbasan, më 8 tetor, UEFA nuk do të tolerojë asnjë incident si ato të 14 tetorit të kaluar. Platini i ka këshilluar të dy presidentët dhe institucionet e tyre që të jenë të kujdesshëm. “Kush gabon, e pëson rëndë,” – ka qenë këshilla prej ultimatumi e francezit të mirënjohur.

Platini ka përdorur gjuhë të ashpër për të sqaruar edhe një herë se 14 tetori i vitit të kaluar duhet të jetë fundi i historisë së dhunës në futboll, në ballafaqimet e kombëtareve të dy shteteve ballkanike. Palët janë angazhuar të marrin të gjitha masat dhe të zhvillojnë një ndeshje model, sipas të gjitha rregullave të aktivitetit./Telesport

32 komente në “Kërcënimi i UEFA-s për Shqipëri-Serbi: Kush gabon, e pëson rëndë!”

    1. Dean says:

      Nuk po na del Claus,se I mbeti qejfi qe i quajta “gangster”,keta te U.E.F.A-s.
      Mezi po presin edhe U.E.F.A., dhe claus qe te bojne Shqiptaret ndonji budallallik.

      1. Pelasgian says:

        Ai ka komplekse inferioriteti karshi teje o bro !!!

        Do me u kap me ty per cdo gje pa cka se ska kapacitetin e duhur !!!

        Love it kur e ve me shpatlla per muri gerrkun e zi !!

        1. Dean says:

          S’jam un qe e vej “me shpatulla ke muri”.
          Eshte Injoranca dhe urrejtja e tij.Ai eshte nga ajo Rrace budallenjsh qe don me zgjidh 1 ekuacion me 100 te panjohura,por me kusht qe pergjigja finale te jete:Ortodoksia.Perndryshe te bo “armik” dhe te “sulmo” nga kompjuteri dhe hajt e gjej vend me u mshy…..lol

      2. Pelasgian says:

        Ah se harrova , Kerrma u prek ne seder ngaqe e quajte “Organizate Gangstere Kristiane”

        Papapaaaaaa kur i prek Kristianet s’duron fare ai , merr flake si pushka jevgut!!!!

    2. mesinho says:

      vetem leku eshte ne mes te tjerat jane me kanell

  1. the Punisher says:

    E kemi zgjidhur problemin. Do fusim ne stadium vetem te ashtuquajtur Minorikare ose shurrtore 300, te cilet do te brohorasin vetem per Serbine.

    1. Ben10 says:

      Fut te t’ome me mire, mbase 300 minorikaret do rrine urte, mor laskar

      1. the Punisher says:

        Te dogji more Benaqis? Qetesohu, qetesohu…ehhh nje pyetje kisha. E solli ne shtepi gruaja thesin e orizit, qe ja fali pronari?

  2. Ben10 says:

    Mafie a jo, mesazhi eshte i qarte. Andaj vetem ate qe sduan Shqiperine, do duan te bejne rremuje, e ketu ska vend per nacionalizma atdhetarizma e karizma si keto. Kush te doje ti beje jashte stadiumit, atje uefa sdo tja dije, brenda sus e buza gaz, perndryshe….

    1. Pelasgian says:

      Cudi mer lal , se ishte po kjo MAFIE qe para syve te botes akuzoi Shqiperine per rremujat ne Beograd !!!!

      Ore thuj qe jemi ne situate te veshtire dhe se humbim shume , se t’ishim pa shpresa per Euro2016 edhe lojtar te vriteshin se vetem do gezoja !!!

      E ka toleru TEPER MAFIA kte skuader dhe kto bisha qe kudo ku kan shku vetem skandale kan bere !!!!

      Mos te hidhen gjera ne fushe , vetem kjo mos te behet , pa per fishkllime te himnnit , sharje serbesh e gjera te tilla , mos u ndalofshin per nje sekond !!!!

  3. Birn says:

    Ne jemi nje popull model ne gjen ,por bota nuk na njeh per te tille, se biografine tone ,prej gjaku blu, na i kane prishur armiqte qe e rrethojne Shqiperine .

  4. EDVIN says:

    O ZOTI PLATINOVIC QE QIFSHA MOTREN TY DHE TE GJITHE SERBEVE QE DO VIJNE

    NE JEMI POPULL QYTETAR DHE DO TI OFENDOJME VETEM ME GOL

  5. TOTILA DIREKTAN PRENOS says:

    Nuk ua qe te heq paralele qe me kohe jane kthyer ne perpendikulare ,por me duket se me shqip se sa kaq UEFA nuk mund te flase , sepse me gjase ,Ajo UEFA nuk don qe ta kaperdije vendimin e CAS-it qe na dha ne DREJTESISHT 3 PIKET e mohuara .
    Sec me kujton ky paralajmerim i UEFAS ,ultimatumin e HITLERIT bere Eduard Beneshit ,thelle ne marsin e 1939 .
    RIBENTROPI i propozoi hitlerit qe te pinin nje Kafe-birre tek nje klub ngjiyur me SUDETET.
    Aty Ribentropi i propozoi Hitlerit variantin e famshem qe pas 24 oresh u be realitet .
    Vrasim tha Hitleri ne nja 200-300 Sudete dhe me pas akuzojme qeverine e Eduard Beneshit ((( per ata qe nuk jane inkuadruar ne kohe ,SUDETET ,jane minoritet i madh Gjerman ne ish Chekosllovakine e dikureshme ))),ku me pas dihet historikisht se cfare ndodhi kur HITLERI e pushtoi Chekosllovakine me shpejt se sa mori Polonine ne 2 shtator 1939.
    Ja kam shume friken ketij skenari improvizues te UEFA-s qe mund te behet realitet dhe te rezultoje fatal per ne
    Nuk eshte e veshtire qe te gjenden 1 apo 2 Shqiptare gjakprishur apo edhe Serbe nga ata qe jetojne ne Kosove ,qe te flasin shqip njelloj sic kosovaret flasin serbisht dhe te bejne incident te cilin UEFA mezi cpret qe ta amplifikoje .
    Perndryshe , NE nuk kemi nevoje per PATRITIZEM FALS te cilin dhe ne kohen e QOFTELARGUT e kemi pasur me teperi .
    Ata qe e duan kete Patriotizem te shkojne dhe ta Gjejne apo fitojne atje ku mungon : Ne fushen e Burrave dhe jo ne Avlline e Grave !

    1. Pelasgian says:

      Cekosllovakia e kishte parashiku shume me perpara eliminimin dhe asimilimin e gjermanve etnike te Sudeteve !!

      Gerrmo pak ne histori , vecanerisht tek takimi ne Teheran mes Stalinit,Roosvelt dhe Churchill !!!

      Koningsberg ishte vendos me kohe qe do ta merrte Rusia dhe zemra e Gjermanise , Prussia duhej zhdukur pergjithmon!!!!

      1. Agroni says:

        Qenke i lexuar ti Pelasgian…Megjithatë mbeteshsh rrotë k…mor ta q…Kina nënen…

  6. Na bashkoj kenga popullore says:

    Kercenimi vjen nga shqiptart anti shqiptar.

  7. Agim Cani says:

    …fare thjeshte…kur te kendohet Hymni serb , te gjithe ne kembe , heshtje varri…kur te kendohet Hymni i Shqipetarise , te gjithe ne kembe , te gjithe duke kenduar….asnje sjellje vandale ne stadium…vandale jane sllavet…ndeshje per ti mundur ne fushen e lojes 3 -0 …asnje fjale raciste dhe nacionalizma me cifteli e brekushe…tifo moderne me kenge dhe thirrje ne kor…Shqiperi te kam xhan…e sigurte ne europian…Shqiperi yll dhe drite…shume vite ket dite kam prit…mbaron ndeshja…sekush ne shtepine e vet…ballistet e kore raciste ti bejen andej nga vine…jemi ndeshje futbolli e luhet me top futbolli , e jo me Top Obuz 152…

    1. Pelasgian says:

      shume zemergjere qenke zotrote ,,,,!!!

      Per mu le te fishkllehet dhe te dhitet me mut himni dhe flamuri serb 1 java paran dhe 1 jave pas ndeshjes !!!

      Ne fushe lojtaret te tregohen agresiv , t’ja thejn kembet shkavellave!!!

      Tifozet e rencishme eshte mos te futen ne fushe dhe mos te hedhin sende ne te , per te tjerat gjithcka eshte OK !!!

      Ska MAFIE qe te denon!!!

  8. nje_shqiptar says:

    FSHF duhet ta zhvillonte kete ndeshje pa tifoze ne fushe. Keshtu do i priste rrugen cdo incidenti qe mund te vije nga cdo (pseudo)shqiptar gjaknxehte qe mund te paguhet dhe nga serbet per te krijuar trazira

  9. riti says:

    Vetekutohet ,ku luhet ndeshja ,ne Shqiperi ,kush e ka per detyre te siguroje mbarevajtjen e ndeshjes Shqiperia,kush do te denohet e pezullohet po ndodhen veprime jashte pikave te percaktuar ne rregullore ,vetekutohet SHQIPERIA , prandaj shume shume kujdes ,ana organizatve dhe ajo e tifozerise ,

    1. Pelasgian says:

      Pse nuk veproi ne te njejten menyre me Serbine ??????

      E “vetkujtimi” ????

      Kto jan KRIMINELE , PLATINOVIC ESHTE MIK I NGUSHTE I ISH LOJTARVE TE JUGOSLLAVISE PRANDAJ EDHE KA MARR PER DETYRE HAKMARRJEN NDAJ SHQIPERISE !!!!

      1. Agroni says:

        Se harrova të t’pyes Pelasgian…Mamanë e ke kurvë Shqipërie apo Kosove…

        1. undefined says:

          Agron korrak i peshtire mbylle ate hale se te shkerdhejm at kembeleshen greke qe ke ne shtepi pjelle ferrash

      2. Na bashkoj kenga popullore says:

        Nuk kam mendua as nje her dhe nuk mendoj qe platini esht kundra komtares ton ne pjesmarrje ne europjanin 2016 per sa i perket ndeshjes te shkuar me serbet Platini esht tregua shum diplomat duke luajtur rolin kunder shqiptarve per sy e faqe para serbeve per me rujt raportet me serbt Platini ka qen i ndergjigjshem qysh ne fillim qe faji esht i shkijeve dhe tre pikshi do na mbete neve pa diskutim dhe kur thoshte me ironi per dronin imagjinoni si kur te ishte bomb pra len me kuptua se nuk reagohet ashtu per nji dron me flamur me gjithse psikobasdardat serb ja kan nis rrumujave para banderols.

  10. riti says:

    Vetekutohet ,ku luhet ndeshja ,ne Shqiperi ,kush e ka per detyre te siguroje mbarevajtjen e ndeshjes Shqiperia,kush do te denohet e pezullohet po ndodhen veprime jashte pikave te percaktuar ne rregullore ,vetekutohet SHQIPERIA , prandaj shume shume kujdes ,ana organizatve dhe ajo e tifozerise , Vetem thirrjet ;E kuqja ,E kuqja ,E kuqja do fitoje ,ne korr,

  11. Nard says:

    O Platini o bushter. Si do te jete 14 Tetori fundi i dhunes ne futboll? A nuk ishe ti ai qe legjitimove dhunen e serbeve? A nuk ishe ti ai qe na denove sepse ne nuk pranuam te riktheheshim ne fushe edhe te dhunoheshim a edhe me shume nga kafshet serbe? A nuk ishit ju te UEFA’s qe thate qe thirrjet e serbeve” Vrisni Shqiptaret derisa asnje te mos mbetet gjalle” nuk jane rracizem dhe ksenofobi por thirrje politike?

  12. fieraku says:

    E kam thene me shume kohe me perpara.Qe friken ja kam platinise.Eshte ai bir bushtre qe do bej me shume provokime sesa vete Serbia.Eshte ai platinija qe shkrepsen do e quaj plumb edhe cakmakun do e quaj murtaje.Jo me pastaj nese hyn nje tifoz ne fushe qe ai do e quaj TERRORIST,qe u rrezikoj jeten futbollisteve serbe.Pastaj do dali diten tjeter edhe te thoj qe futbolli ska pune me terrorizmin edhe per kete denohet Shqiperia.
    Une do doja te dija vetem nje gje.Nese vertet tifozat shajne gjate himnit,nese vertet tifozat therrasin ne kor vritini serbet,nese vertet federata heq flamurin serb nga vendi i mikut,nese vertet disa tifoze,hyjne ne fushe edhe godasin disa sportiste serbe,a do na japi kjo uefa edhe ky platinija neve 3 pike ne tavoline,sic ja dha serbise ne ndeshjen e pare ????

  13. nji kafe me pak te lutem says:

    POpse çfar kujtoni ju se esht dakort ky legeni platinia te rrifni dhe ju ekipin serb siç ben ata me ekipin ton, asiher se i ka njerzit e grus se ka grun serbe pushti,ne nuk jemi si ata ne bejm ferplei dhe nuk kemi nevoj per kshillen e kti donkishoti te uefas.

  14. ed says:

    nese lojtaret tane do ndikohen nga tifozet do dalin jashte me kartona te kuq, ne keto ndeshje fiton ekipi qe eshte me gjakftohte dhe kjo eshte e padiskutueshme.

    si thote mourinjo, – ne derbi kudo qe kam drejtuar i kam thene lojtareve vetem nje gje : ruani gjakftohtesine dhe kete ja kam perseritur non stop, kete gje tha edhe kete here me arsenalin dhe u pa rezultati arsenali me 2 kartona te kuq.

    kjo do jete ndeshja me e veshtire per lojtaret tane gjer tani, kur luajtem ne serbi presioni ishte mbi serbet dhe ne ishim shume gjakftohte ne loje, zoti na ndihmofte se ne jemi dhe rrace me gjakun vullkan.

    sa per platinin dihet qe eshte pro serb, te gjithe francezet jane pro sllav, por armando duka pse ja dha voten platinit 2 here???

  15. Flamurtari says:

    Dihet qe Platini eshte nje filo-serb, siç jane te gjithe francezet. Prandaj eshte detyra jone si tifoze qe te mos hedhim sende ne stadium, te mos shajme ne kor dhe te mos godasim me drita lazer.
    Na duhen vetem tre piket dhe per kete meriten do ta kene lojtaret tane ne fushe, te cilet me çdo kusht e te me gjitha menyrat duhet te fitojne ndeshjen. Le te perdorin çdo menyre lojtaret tane ne fushe, veçse te fitojme trepikeshin. Per te tjerat nuk ka rendesi. Nese fitojme, i kemi mundur serbet dhe Platinine ne çdo drejtim.
    Edhe tifozet shqiptare ne stadium duhet te jene te zjarrte dhe te mbeshtesin kombetaren tone gjate te gjithe ndeshjes. Ata qe nuk kane zë dhe fuqi per te mbeshtetur kombetaren, me mire te mos vijne ne stadium.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje