Benitez: Te Reali, vetëm Ronaldo i padiskutueshëm

22 Shtator 2015, 16:55Sport TEMA

Në transfertën e vështirë të kësaj të Mërkure në San Mames Reali i Madridit do të jetë pa Sergio Ramosin.

Në konferencën për shtyp në vigjilie të takimit përballë Athletic Bilbaos trajneri i Los Blancos, Rafa Benitez konfirmoi mungesën e mbrojtësit spanjoll i cili u shtohet të dëmtuarve të tjerë si Gareth Bale, James Rodriguez dhe Danilo.

Gjithsesi pavarsisht problemeve në formacion tekniku 55-vjecar beson te suksesi i të tijëve:

“Kam folur me Sergio Ramosin, ai nuk është ende në 100% kështu që nuk do ta rrezikojmë përballë baskëve.

Ajo në San Mames do të jetë një provë shumë e vështirë për ne. E dimë që kemi përballë një rival që do të na hapë shumë probleme. Sezonin e kaluar Reali është mundur në këtë stadium. Nëse duam të fitojmë duhet të kemi shumë intensitet në lojën tonë. Është e vërtetë që Reali gjithmonë e ka patur të vështirë ndaj Bilbaos, por unë mendoj se skuadra që kam në dispozicion mund të fitojë në cdo fushë dhe ndaj kujtdo kundërshtari”.

Benitez thuri edhe njëherë tjetër elozhe për Cristiano Ronaldon, që sipas tij është futbollisti më i mirë që ka në dispozicion Reali i Madridit:

“Ronaldo ka nevojë për pushim? Përballë Espanyolit, Crisitiano ishte lojtari që vrapoi më shumë në fushë. Ai di ta menaxhojë ashtu sic duhet forcën e madhe që zotëron. Për momentin është në formë shumë të mirë. Nëse te kjo skuadër ka një lojtar të padiskutueshëm ai është Cristiano, pasi të tjerët janë vetëm futbollistë të mirë”.

Pyetjen e gazetarëve sesi e shikon La Ligan pa Barcelonën, Benitez e anashkaloi duke mos dhënë një përgjigje ekzakte./ SS

3 komente në “Benitez: Te Reali, vetëm Ronaldo i padiskutueshëm”

  1. shume u duke pak na dole says:

    Pa tjeter deri sa e thote nje trainer i paafte si ty,del qe ti do te jesh i pari i diskutueshem si trainer.

  2. TOTILA DIREKTAN PRENOS says:

    Reali e kalon lehtesisht Bilbaon ,kurse BARCA ka nje takim shume delikat me Celten e cila ja njeh taktikat Enriques .
    Mendoj se edhe sivjet La-Liga do te vendoset midis BARCA -Real ku nga takimi midis tyre do te ravijezohet qysh ne fazen e pare fituesi i La-Liges .
    Kurse sa per Bythecin BENITEZ nuk kam se cfare te shtoj me shume se ata se ai eshte nje PORDHASH sikur thoshte Femu i vogel nga Gjilani vitin e kaluar .
    BENITEZI nuk di ti karikoje lojtaret ne zhveshtore .
    Natyrisht qe Ronaldo pertej atyre qe them une eshte lojtar shume i mire ,pavarsisht se deri me tash NUK E KA MBARUAR RRITJEN NE GJATESI te cilen MESSI e ka perfunduar qe ne 2009 ,kurse Ronaldo kurre nuk do te arrije qe te rritet ne Gjeresi .
    Po e riperseris se ;
    Ronaldo nuk ehte lojtar qe te ZGJIDH ne situata kritike por ai ne ato situata me shume TE LIDH .
    Megjithate ka dhe nje sezon te tere perpara , per te gjykuar .
    ‘””GMT”,me duhet disa here qe te dal jashte orbite dhe te kthehem ne IZOTOP RADIOAKTIV edhe kur jam i saturuar me NJE ELEKTRON me shume ne shtresen e fundit Elektronike .
    Je elokuent dhe godit bukur me ato Metaforat e tua Brilante qe i perdor ashtu si te zakoneshme !
    Por ja qe me duhet qe ti hedh Edhe pak Benzol Zjarrit edhe ashtu te kapluar nga flaket !

  3. Benitez ke me hi ne historine e Realit ……..por si ‘tranjeri me jetgjatsi shume te shkurter ‘ hahahahahhahahaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje